LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi, pronarët do marrin kompensim me çmim tregu

Ai tha se garanton pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia.

1 Prill 2025, 19:11 Nga r.ll
Berisha: Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot para banorëve të njësisë numër 9 në kryeqytet se me ardhjen e PD në qeveri do të legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi. Më tej tha se pronarët do të marrin kompensim me çmim tregu.

Ai tha se garanton pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga ajo që e cilësoi "persekutimi politik i shqiptarëve".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miq, sot ne kemi zbritur në vitin 1960 si frymë, si popullatë. Kemi humbur shtesën e 55 viteve. Humbje e tmerrshme. Atëherë, duhet ta nxisim. 2 mënyra. Të kthejmë shqiptarët nga jashtë. Të bëjmë gjithçka që vëllezërit, motrat, fëmijët tanë, të cilët në të shumtën e rasteve punojnë në bujqësi, punojnë në ndërtim, të kthehen në vendin e tyre, t’i i nvestojnë ato kursime duke i lënë 5 vite pa taksa, pa asnjë taksë. A funksionon? Po, funksionon. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 u kthyen 180 mijë familje shqiptare nga jashtë. Do funksionojë përsëri. Përveç kësaj do nxisim lindjen.

Tani, ju keni ndërtuar këtu shtëpitë tuaja, keni ndërtuar jetën tuaj dhe përseri ka pasiguri të madhe. Dhe këtë pasiguri e sjell mashtrimi i qeverisë. Unë kam firmosur një pakt me ju në një zonë tjetër. Unë ju jap fjalën ju, se do t’i qendroj pikë përpikë për çdo shqiptar. Po të shkoni në Surrel, gjeni atje nëj vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës.

Kurse të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit. Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.

U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata? Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit. Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë pnë, nuk ka punë legalizimi. Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi. Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj. Këto marrin fund! Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi. Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu. I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 1 Prill 2025, 18:02 N.F

NATO përforcon praninë në Kosovë

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet