LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 700 mijë pensionistëve Rama iu la 16 milionë euro, sepse vetë pi verë 33 mijë euroshe dhe fluturon me avion taksi

Berisha theksoi se para që zhdukeshin shkonin në kontot e kryeministrit, Edi Ramës. Ai u shpreh se ka njerëz të cilët numërojnë kafshatën.

1 Prill 2025, 19:12 Nga N.F
Berisha: 700 mijë pensionistëve Rama iu la 16 milionë euro, sepse
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e degës nr. 9 në Tiranë u shpreh se inceneratori i Tiranës ka shpenzuar 130 mln euro dhe nuk ekziston asnjë tullë e vendosur.

Berisha theksoi se para që zhdukeshin shkonin në kontot e kryeministrit, Edi Ramës. Ai u shpreh se ka njerëz të cilët numërojnë kafshatën. Berisha tha se në vendit tonë ka të sëmurë që nuk i jepen ilaçet.

"Shihni pak. Merrni djegësin e Tiranës. Djegësi i Tiranës, janë 130 mln euro dhe nuk ekziston asnjë tullë e vendosur. Si u zhdukën ato? Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku, se soji i saj nuk ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detyrë të mbikqyrte e punimet e atij djegësi. Të mbikqyrte çdo muaj. Ju, me taksat tuaja në minsitrinë e saj paguani 3 vetë, vetëm për ta mbikqyrë. Po ajo e dinte, se ato para që zhdukeshin shkonin në kontot e Edi Ramës. Dhe ajo e qepte gojën, nuk bëzante.


Nga 2016, sot është 2025-sa. Aty nuk ekziston as nam, as nishan. Po sa janë ato? Ato janë 130 mln euro. Ato janë 812 mijë pensione mesatare. Po Beketi? Edi Rama nga intoleranca e tij ndaj kritikave, e mori investitorin dhe e përzuri se kishte televizionin Agon. E mbylli televizionin për të treguar që unë jam këtu zot, pavarësisht se ka ligje, po unë jam zot i këtij vendi dhe vendos unë, pavarësisht nga ligjet. Çfarë ndodhi? Bëri të fortin me siëprmarrësin. Sipërmarrësi në gjyq ndërkomëbtar dhe Shqipëria paguan për të fortin Edi Rama 110 milionë euro. Qindra e mijëra pensione të tjera. Ky vend, që ka njerëz të cilët numërojnë kafshatën. Ky vend, që ka të sëmurë që nuk i jepen ilaçet.


A e morët vesh ju? Mjekët e Onkologjikut kanë njoftuar se për kaq kohë nuk do ketë ilaçe. Po nuk ka krim më të shëmtuar, nuk ka gjë më të dhimbshme. Ata janë heronj të vërtetë. Ua them unë, ata janë njerëz herinj që përballen me një armik të egër dhe i le ata pa armë. Zotëria e dëgjon. E dëgjon dhe e di. Mirëpo, para i vjedh vet me të tjerët dhe thotë: krim kundër njrëzimit po kryhet aty. Po në qoftë se kryhet krim kundër njerëzimit, kush po e kryen atë krim? Ti po e kryen atë krim që nuk çon menjëherë ilaçet.


Pra, bën sikur nuk ekzisotjnë të sëmurët, pensionistët. Merr avionin. Tha: vetëm ne dhe Kosova nuk kemi aviona. Gënjeshtra! Austria mund të jetë një ndër 10-15 vendet më të pasura në botë. Kancelari njëlloj si qytëtarët me linja tregtare. Çfarë e gjeti atë? Do udhëtosh ti, do udhëtosh me avion të zakonshëm. Ka shpenzuar 21 milionë euro. 700 mijë pensionistëve, iu la 16 milionë euro për t’ua ndryshuar në 1 vit. Mund të rreshtoj shumë të tjera. Ulet ministrja në darkë, porosit lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini, por gjyshit të saj, Enver Hoxha ia nxorri prej hundësh kecin.
Pse ulet kjo në këtë formë?

Sepse ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro. Hap shishe vere sa 200 pensione.
Natyrisht! Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta. Këto ua thoni ju miqve tuaj kur t’ju pyesin, po ku do i gjejë lekët ky? Unë ju jap fjalën dhe ju garantoj ju, që jo do të gjenden këto lekë për dyfishimin e rrogave pensioneve dhe paketën e dhembshurisë, por do të dnërtohet në këtë vend infrastrukturë, 3-4 herë më shumë se sa është ndërtuar nga këta," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll
Politike 1 Prill 2025, 18:02 N.F

NATO përforcon praninë në Kosovë

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet