LIVE UPDATES
Politike

“Gjimnazistët në harresë”, PD: 4 muaj pas përfundimit të afatit, shkolla ‘Besnik Sykja’ ende e pa rikonstruktuar

Ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa ajo që ka bërë denoncimin. Duke folur nga shkolla Zhupa tha se gjimnazistët janë lënë në harresë.

24 Shtator 2022, 11:36 Nga e.k
“Gjimnazistët në harresë”, PD: 4 muaj pas
Ina Zhupa

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”, ku pohon se kanë kaluar 4 muaj nga afati që ishte përcaktuar për të përfunduar punimet.

Ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa ajo që ka bërë denoncimin. Duke folur nga shkolla Zhupa tha se gjimnazistët janë lënë në harresë.

"Nga vetë tabela, nga ajo që thotë vetë Bashkia Tiranë, por edhe kontraktori, kjo kontratë e punimeve duhet të kishte përfunduar në datën 04.05.2022. Ne ndodhemi në shtator të vitit 2022 dhe është shumë larg i të quajturit i përfunduar. Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes. Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”, tha Zhupa.

DEKLARATA E PLOTË:

Katër muaj pas afatit të përfundimit të punimeve, mbetet ende e pa rikonstruktuar, Shkolla "Besnik Sykja". Bashkia Tiranë përgjegjëse, ka lënë në harresë gjimnazistët.

Deklaratë e deputetes Ina Zhupa nga shkolla “Besnik Sykja”

Viti i ri shkollor nuk nisi normalisht për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë.

Kjo është një nga shkollat e shumta, të cilat Parti Demokratike i ka denoncuar me fakte dhe prova këto ditë se si nuk po zhvillohet mësimi normalisht dhe se si nuk janë plotësuar standardet, afatet, detyrimet kontraktore që ka Ministria e Arsimit, Bashkia Tiranë, por i gjithë shteti shqiptar në lidhje me shkollimin dhe arsimimin e fëmijëve, nxënësve, gjimnazistëve të kryeqytetit. Mbrapa meje ndodhet tabela e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”.

Nga vetë tabela, nga ajo që thotë vetë Bashkia Tiranë, por edhe kontraktori, kjo kontratë e punimeve duhet të kishte përfunduar në datën 04.05.2022. Ne ndodhemi në shtator të vitit 2022 dhe është shumë larg i të quajturit i përfunduar. Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes.

Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”. Ata sot e zhvillojnë shkollën me turne, duke shkuar në një shkollë tjetër në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Në mënyrë të tillë ne kemi shkaktuar, Ministria e Arsimi, Bashkia Tiranë ka shkaktuar një kauzë në sistemin arsimor duke bërë që shumë shkolla të Tiranës vetëm nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre të kryejnë mësimin me 2 apo me 3 turne.

Ky është sistemi arsimor që kemi sot, fjalët e propagandës që flasin për digjitalizim, për ndërkombëtarizim, për shkolla me teknologji të fundit janë jashtëzakonisht shumë larg realitetit të këtyre shkollave të shembura dhe të mësimit me turne që zhvillohet në shkollat e kryeqytetit.
Arsimi është në rrezik, shqiptarët janë në rrezik dhe zgjedhin çdo ditë e më shumë të largohen nga vendi.

Faleminderit!

partia demokratike ina zhupa

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni