LIVE UPDATES
Politike

VD/ "Nuk jam i korruptuar", Tahiri del në dokumentarin "Narkot shqiptarë" pak ditë para dënimit: Më vunë bombë...

Në trailerin e dokumentarit "Narkot shqiptar", i cili do të transmetohet ditën e sotme Tahiri shprehet se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundër nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet.

24 Shtator 2022, 07:24 Nga d.a;f.g
VD/ "Nuk jam i korruptuar", Tahiri del në dokumentarin
Saimir Tahiri ne dokumentarin italian, filmim me kamera te fshehte

ITALI- Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, tashmë i dënuar me burg, ka dhënë një intervistë pak para se të dënohej, me gazetarin Nello Trocchia i cili ka bërë një dokumentar në lidhje me trafikantët shqiptar dhe lidhjet e tyre me politikën. Në trailerin e dokumentarit 'I narcos albanesi', Tahiri shprehet se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundërt nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet.

“Nëse do të isha i korruptuar? Unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishonte patrullimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha ish-ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri pak ditë para arrestimit në dokumentarin që do të transmetohet sot në orën 21:25 me rrëfimin e Nello Trocchias. “Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e firmosur nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta, në një filmim me kamera amatore. 

 

Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në mars 2017, ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po atij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë. Në maj 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga deputeti, duke përfunduar menjëherë në arrest shtëpie, për t'u hetuar në liri. Avokati i tij Maksim Haxhia e quajti skandaloz dënimin duke njoftuar ankimim. 

Mafia shqiptare

Ish-ministri, tashmë në burg, tregon për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë fermerëve, 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare. 

Mafia shqiptare e nisi ngritjen e saj të pandalshme në vitet nëntëdhjetë me sulme ndaj sendeve me vlerë, vjedhje në apartamente, grabitje në vilë derisa u bë trafikant i qenieve njerëzore dhe menaxhoi biznesin e madh të prostitucionit.

Njëra prej viktimave flet në dokumentar dhe tregon dhunën, abuzimin, vrasjen e familjarëve për shkak të guximit të denoncimit. Origjina e malas shqiptare është si mbështetje për organizatat kriminale italiane që kanë përdorur fuqinë punëtore shqiptare për të drejtuar furgona, për kontrabandë deri në marrëveshjet e trafikut të drogës. 

Që nga vitet nëntëdhjetë, mafia e Foggia-s ka biseduar me atë shqiptare dhe përdor tarifat e përballueshme që ofrohen për transportin e drogës, por edhe për të vrarë rivalët. 

“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, jeta e kësaj bote, gjithmonë paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge. 

Trafikantët shqiptarë të drogës janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t'i ndalojë, prej vitesh janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë, por përmes lidhjes së përkatësisë dhe besnikërisë kanë arritur të rekrutojnë një ushtri besnikësh. Besnik që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon ari i shekullit: kokaina.

Mafia shqiptare ka çifligun në Shqipëri, qendrën e pushtetit, por tashmë ka sjellë luftën për drogën në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror.

Çfarë ndodh në Ekuador? 

Në hetim, falë kontributit të gazetarëve vendas, është rindërtuar beteja e bandave që po zhvillohet në anën tjetër të botës ku presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të ndaluar kaosin dhe frikën që mbretëron në atë territor.

 “Shteti ynë, rrugët e vendit tonë kanë vetëm një armik: trafikun e drogës, më shumë se 70 për qind e vdekjeve të dhunshme në vendin tonë janë të lidhura me biznesin e madh të trafikut të drogës”, thotë Lasso. 

Amerika e Jugut ka qenë gjithmonë një parajsë e kontrabandistëve, shqiptarët janë hedhur në sherr për më shumë se një dekadë, por një krizë si kjo nuk është parë kurrë më parë. Në Ekuador, ka pasur rreth 1900 vrasje në vitin 2021, 328 në tre muajt e parë të 2022.

Gjithçka po ndodh këtu, më parë ka pasur rreziqe si vjedhje, grabitje, por jo deri këtu. Ka prita, vrasje, ka njerëz që nuk bredhin më rrugëve me fëmijë se kanë frikë nga plumbat endacakë”, thotë një qytetar. 

'I narcos albanesi' është i pari nga katër dokumentarët e 'Lidhja e Mafias', seriali i prodhuar nga Videa Next Station, të cilin Nove do ta transmetojë çdo të shtunë në mbrëmje, një projekt i lindur nga një ide e Troçhia-s dhe Voganit. Përgjimet ekskluzive mes bosëve shqiptarë dhe të Barit, krahas marrjes në pyetje origjinale të të penduarit të parë, do të transmetohen edhe dëshmitë e papublikuara të operatorëve të portit, familjeve të viktimave dhe trafikantëve të drogës. 

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t'u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes. 

saimir tahiri moisi habilaj guillermo lasso

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës