Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Avokati Genc Çifligu ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.
TIRANË- Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat për përfitim nga fondet publike gjatë seancës së sotme që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, në mbrojtjen që po i bënte klientes së tij, Genc Çifligu ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.
“Nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka të ketë përfituar fonde publike. Xhaçka si anëtare e kabinetit qeveritar nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike. Kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Nuk ka asnjë kontratë të lidhur mes shoqërisë dhe bashkisë Himarë pasi ndodhemi ende në procesin e ndërtimit të strukturës hoteliere. Fakti se deputetes i janë drejtuar Kuvendit ne 1 korrik 2022, nuk i legjitimon pasi ka kaluar afati. Afati nis me botimin e vendimit te qeverise për investitorin strategjik më datë 9 mars 2022 në fletoren zyrtare,”- tha ai.
Sot Kushtetuesja shqyrtoi dy paditë e bëra nga të dyja grupet e Partisë Demokratike. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vetë, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës dhe pas këtij vendimi, demokratët u paraqitën në Kushtetuese.
Deri më tani, nga parashtrimet, Xhaçka po përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës. Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.
Komisioni TIRANË- Taksa e hirrës dhe kremit të qumështit është kthyer në debat ditën e sotme në Kosimisio...
Dhurata Çupi TIRANË- Tërmeti i rënë tre ditë më parë në Klos ka bërë që deputetet e opozit&eu...
Edi Rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës, aty ku ka marrë pjesë në Forumin Ekon...
Edi Rama TIRANË- Bashkëpunimi mes vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në për...
Vijon seanca në Kushtetuese për Olta Xhaçkën, përfaqësuesi i Kuvendit: Nuk argumentohen veprime fitimprurëse...
Skënder Gjinushi TIRANË- Skënder Gjinushit i hapet udhë për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shken...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kundërshtuar propozimin e deputetes Jorisa Tabaku lidhur me i...
Dashamir Shehi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është shprehur se dhënia e koncensioneve pa pasur një l...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë publike ditën e sotme një video q&...
Ina Zhupa dhe Petro Koçi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar sërish ditën e sotme kryetaren e Komision...