Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Basha ka deklaruar se prioritet është ndryshimi i sistemit politik, ndërsa drejtohet sipas tij, nga një klasë e vjetëruar e cila është kthyer në mburojën e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.
GJIROKASTËR- Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka realizuar një takim me demokratët e qytetit të Gjirokastrës, ku ka diskutuar rreth situatës në të cilën gjendet PD-ja në këto momente. Basha ka deklaruar se prioritet është ndryshimi i sistemit politik, ndërsa drejtohet sipas tij, nga një klasë e vjetëruar e cila është kthyer në mburojën e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.
“Një bashkëbisedim i përzemërt me miq dhe kontributorë ndër vite të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Jam mirënjohës për qëndresën e tyre të çmuar në këtë moment sprove që po kalon familja jonë politike. Falë tyre, Partia Demokratike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer njërëzve dhe jo vetes.
Reflektimi i thellë përgjatë këtij një viti e gjysmë, na ka shenjuar të gjithë ne, dhe sot jemi syhapur e të vetëdijshëm për rrugën përpara nesh, e cila kalon nëpërmjet reformimit të së djathtës dhe mbylljes së hendekut të madh mes shoqërisë dhe politikës.
Ndryshimi i sistemit politik, i braktisur nga qytetarët në 14 maj, është prioritet që ne bashkëndajmë me shumicën dërrmuese të qytetarëve që nuk duan që gjërat të vazhdojnë kështu sic janë, nën hyqmin e një klase të vjetëruar politike, që është bërë mburojë e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.
Parimet dhe vlerat që na bashkojnë janë busulla që na udhëheqë në luftën pakompromis ndaj korrupsionit dhe forcimit të partneritetin tonë me aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Ne kemi qëndruar fortë në mbrojtje të vlerave perëndimore, të qartë se ajo që nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk mund të jetë e mirë për Partinë Demokratike.
Kjo qëndresë është edhe prova më e madhe e vendosmërisë tonë për të sjellë një ndryshim rrënjësor për vendin duke hapur garën politike përmes: listave të hapura, garantimit të integritetit të politikanëve përmes Vetting-ut, ekuilibrimit të jetës institucionale përmes kufizimit të mandateve të kryeministrit, nxitjes së pjesëmarrjes në jetën e vendit, të atyre që punojnë e sakrifikojnë jashtë kufijëve tanë, përmes garantimit të votës së diasporës”, është shprehur Basha.
Endrit Braimllari TIRANE- Partia e Lirisë apelon ndaj Prokurorisë së Posaçme, që të vë në hetim zyrtarët e l...
Edi Rama me Emina Çunmulaj TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në podkastin e radhës kishte të ftuar modelen shqiptare me famë ...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka me anë të një deklarate për shtyp&n...
Safet Gjici TIRANË- Opinioni publik u shokua një ditë më parë nga video skandali seksual që përfshiu tashmë ish-kry...
Safet Gjici TIRANË- Skandali seksual që përfshin ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit është bërë viral e...
Myslym Murrizi, ish-deputet TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka komentuar skandalin seksual të kryetarit të d...
Edi Rama dhe Delina Ibrahimaj Lufta për pronësinë e 38.6 mijë metrave tokë tek ish Shkolla e Partisë tashmë ësht&eu...
Safet Gjici TIRANË- Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebas...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të projektligjit për legalizimin e kanabi...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës Gazment Bardhi ka komentuar skandalin e s...