LIVE UPDATES
Politike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike/ Analiza: Serbia pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës

Instituti gjerman, "Aspen”, i cili në qendër të punës së tij ka edhe mbështetjen ndaj vendeve të rajonit ballkanik në rrugën drejt BE-së, theksoi një sërë sfidash në raportin më të fundit: "Ndryshimi strukturor në Ballkanin Perëndimor”.

16 Dhjetor 2025, 07:30 Nga E. D
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike/ Analiza: Serbia
foto ilustruese

BALLKAN- Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në pozicion kritik, pavarësisht reformave dhe progresit që po ndërmerren në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Instituti gjerman, "Aspen”, i cili në qendër të punës së tij ka edhe mbështetjen ndaj vendeve të rajonit ballkanik në rrugën drejt BE-së, theksoi një sërë sfidash në raportin më të fundit: "Ndryshimi strukturor në Ballkanin Perëndimor”. Sipas këtij raporti, "disa vende vijojnë të mbeten prapa, të penguar nga fragmentimi politik, mangësitë në qeverisje ose agjendat e ngecura të reformave”.

"Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor përballen me një model të vazhdueshëm në të cilin, sundimi i dobët i ligjit, institucionet e politizuara shtetërore dhe kapaciteti i kufizuar administrativ dëmtojnë zbatimin e politikave dhe ‘gërryejnë' besimin e publikut” – thuhet në raport. Këtij modeli, sipas raportit, i bashkëngjiten edhe „fushatat e vazhdueshme të dezinformimit, që burojnë si nga aktorë vendas që kërkojnë avantazh politik afatshkurtër, ashtu edhe nga aktorë të jashtëm që synojnë të dobësojnë qëndrueshmërinë demokratike dhe të zbehin mbështetjen për harmonizimin me BE-në".

"Ikja e trurit” 

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike/ Analiza: Serbia

"Popullsia e rajonit po tkurret dhe të talentuarit po lëvizin gjithnjë e më shumë”. Kështu e përshkruan dukurinë e "largimit të trurit” nga rajoni raporti më i fundit i Institutit Aspen. Lëvizjet demografike shihen me shqetësim, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në modernizimin e ekonomisë, së cilës në rajon i mungojnë njerëzit e për rrjedhojë aftësitë e tyre, përshtatshmëria dhe një e ardhme e qëndrueshme.

"Ai që dikur shihej si emigrim i përkohshëm, është bërë problem strukturor, sepse të rinjtë dhe punëtorët e kualifikuar largohen në kërkim të mundësive, teksa popullsia në plakje dhe pjesëmarrja e ulët në tregun e punës dëmton fuqinë punëtore vendase” – thuhet në raport.

Të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina qëndrojnë shumë poshtë standardeve të BE-së në grup-kapitullin e "Aftësive”, duke reflektuar mospërputhje të vazhdueshme mes rezultateve në arsim dhe nevojave të tregut të punës.

"Në të gjithë rajonin, punëdhënësit raportojnë mangësi të punëtorëve të kualifikuar edhe pse niveli arsimor rritet” – mendojnë ekspertët e "Aspen”. Pagat e ulëta, krahasuar me vendet e BE-së, mundësia e kufizuar për të bërë karrierë dhe qasja në tregun europian të punës, janë ndër faktorët më të rëndësishëm. Rikthimet e të kualifikuarve që ikin, janë tepër të kufizuara.

Shqipëria, "boshllëqe në sigurinë kibernetike”

Në procesin drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si kryesuesit e rajonit, për shkak të reformave të ndërmarra. Një ndër fushat ku theksohet ndërmarrja e hapave konkrete nga ana e Shqipërisë është modernizimi i infrastrukturës digjitale, përmes platformave si e-Albania, e cila sipas raportit, i centralizon shërbimet publike. "Megjithatë dobësitë kibernetike janë të mprehta, siç u tregua në rastet e sulmeve kibernetike të vitit 2022, raste që iu atribuan Iranit, të cilat dëmtuan sistemet shtetërore dhe nxorrën në pah boshllëqet në mbrojtjen e të dhënave”.

Raporti përmend miratimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2020-2025, dhe përafrimin me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.

"Megjithatë, sfidat vazhdojnë në aspektin e lirisë së medias, presionit politik mbi gazetarët dhe pavarësisë institucionale të Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave. Mbështetja e BE-së dhe bashkëpunimi kibernetik me NATO-n kanë përmirësuar gatishmërinë digjitale të Shqipërisë, por nevojat për ndërtimin e kapaciteteve mbeten të larta”.

Serbia, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës

Sipas Institutit "Aspen”, Kosova konsiderohet kandidat potencial për anëtarësim nga Bashkimi Europian. Por edhe pse ka bërë progres në disa fusha, vendi përballet ende me pengesa madhore, ku peshën më të madhe e zë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. I njëjti argument vlen edhe për Serbinë.

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike/ Analiza: Serbia

"Serbia ka nisur negociatat për anëtarësimin në BE që prej vitit 2014, por përparimi mbetet i kufizuar, me shqetësime mbi reformën e sundimit të ligjit, lirinë e medias, harmonizimin e politikës së jashtme dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilat vijojnë të ngadalësojnë ritmin e negociatave" – theksohet në raport.

Sfidat e brendshme dhe të jashtme të BE-së

Nga ana e tij, zgjerimi në Bashkimin Europian gjendet mes udhëkryqit të situatës gjeostrategjike që ka krijuar pushtimi rus në Ukrainë dhe skepticizmit të brendshëm nëse shtetet e reja do të përshtaten siç duhet me rregullat e Unionit.

„Ndërsa disa shtete anëtare e shohin konsolidimin institucional si parakusht për pranimin e vendeve të reja anëtare, të tjera vende argumentojnë se procesi i zgjerimit në vetvete mund të veprojë si katalizator për modernizimin institucional. Si pasojë, BE-ja është përpjekur që qëllimin strategjik të saj ta përkthejë në një proces tërësisht të parashikueshëm"./DW

ballkani perëndimor


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet