LIVE UPDATES
Politike

Fushata elektorale e Gjikurisë në Himarë, Fredi Beleri: Mos ua falni ofendimet dhe nënvlerësimet pushtetit

Beleri thekon se vullneti i tyre i shprehur në zgjedhjet e 14 majit 2023 u anullua nga regjimi i Edi Ramës në mënyrë puçiste.

2 Gusht 2024, 22:55 Nga I.A

Fushata elektorale e Gjikurisë në Himarë, Fredi Beleri: Mos ua

HIMARË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikurinë. Në mesazhin përcjellë banorëve të Himarës, Beleri thekon se vullneti i tyre i shprehur në zgjedhjet e 14 majit 2023 u anullua nga regjimi i Edi Ramës në mënyrë puçiste. Gjithashtu eurodeputeti theksoi se banorët e Himarës nuk i kanë pranuar kurrë pushtuesit, pavarësisht kostumit që kanë pas veshur.

"Të dielën, ne Himariotët, kemi zgjedhjet më kritike të zhvilluara ndonjëherë në zonën tonë. Në çdo vend normal nuk do të kishte arsye për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, pasi ato u zhvilluan në 14 maj 2023. Ju folët nëpërmjet votës tuaj, dhatë leksione rezistence, përkushtimi, dashurie të vërtetë për vendin, leksione demokracie. Me mënyra puçiste regjimi anulloi verdiktin tuaj dhe nuk e respektoi vullnetin tuaj. Qëndrimi juaj gjatë këtyre 15 muajve tregoi se  zgjedhja juaj ishte me ndërgjegje, mbështetja juaj ishte me mendje dhe me shpirt. Rezistenca juaj do të ketë vendin e saj në historinë e lavdishme të Himarës. Në 4 gusht ju ftoj që me votën tuaj të përmbyllni këtë udhëtim të bukur që filluam në 14 maj të vitit të kaluar. Ju ofenduan, ju nënvlerësuan, ju konsideruan të padenjë për të vendosur për veten tuaj. Gjatë këtyre 15 muajve mbajtën në mënyrë të paligjshme drejtimin e Bashkisë dhe vazhduan të vjedhin prona, të vjedhin histori, të vjedhin arkën e Bashkisë, të sjellin pushtues me qëllim nënshtrimin dhe terrorizimin tuaj. Njërin prej këtyre pushtuesve e vendosën edhe kandidat. Vetëm fakti i kandidimit të një personi që nuk ka asnjë lidhje me zonën është fyerje për qytetarët e kësaj Bashkie, pavarësisht etnisë, fesë apo ideologjisë politike. Mos u a falni këtë mospërfillje. Erdhi gjoja të qetësojë dhe të rivendosë marrëdhëniet midis dy komuniteteve. Nëse do të ishte nga kjo zonë do ta dinte se marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve në këtë bashki kanë qenë historikisht të shkëlqyera dhe do të mbeten të tilla. Do ta dinte se banorët e kësaj zone nuk i kanë pranuar kurrë pushtuesit, me çfarëdo kostum që kanë ardhur.

Do të ishte e ndershme nga ana e tij, qoftë edhe tani, të thotë të vërtetën, se ka ardhur si mercenar dhe nëse e fiton këtë betejë do ta trajtojë këtë zonë si plaçkë për ta shpërndarë së bashku me ata që e sollën. Ai nuk beson në fuqinë e votës, nuk beson në demokraci, nuk beson në të drejtën “të zgjidhesh dhe të zgjedhësh”. Dhjetorin e kaluar pranoi të merrte përsipër drejtimin e Bashkisë pa zgjedhje. Himara, për shkak të ekstroversionit të saj, në shekuj e ka toleruar tjetrin, të ndryshmin, vizitorin, por kurrë nuk ka pranuar që vizitori të komandojë shtëpinë e vet dhe Himara është shtëpia jonë e madhe. Fjala pushtues nuk është ekzagjerim. Që dikush të konsiderohet pushtues duhet të përmbushë dy kritere: të vij i paftuar dhe të sjellë me vete edhe ushtrinë pushtuese. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa ministra, kryetarë bashkie, drejtorë kanë ardhur për të mbështetur kandidatin e Ramës, të zgjedhurin e pazarxhinjve, të zgjedhurin e oligarkëve në këtë periudhë parazgjedhore. Një njeri i tillë nuk mund të marrë kurrë votën tuaj dhe rrjedhimisht nuk e kaloj aspak nëpërmend se a duhet të bashkëpunoj me të. Nuk kemi nevojë për shpëtimtarë të vetëshpallur. Nga ana tjetër kemi nderin të pranonte propozimin tonë dhe të kandidojë njëri prej nesh, i cili mendon si ne, i cili është bir i Himarës. La rehatinë e tij në Amerikë për t’i shërbyer vendit. Së bashku me eksperiencën e tij në biznes, sjell edhe përkushtimin dhe dashurinë e tij për vendin. Sjell përjetimet nga përndjekjet që pësoi familja e tij nga paraardhësit e atyre që duan të na qeverisin sot. Të dashur vëllezër, ju ftoj të dielën të jeni konsekuent me historinë, të votoni Petro Gjikurinë, me qëllim respektimin e të parëve dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë. Të gjithë ju që jetoni dhe punoni kudo në botë, përpiquni të jeni të dielën në Himarë. Hajdeni të ndizni një qiri në varret e gjyshërve tuaj, hajdeni sepse Himara ka nevojë për ju, sot më shumë se kurrë. Kundërshtarët tanë do të na admirojnë dhe respektojnë. Miqtë tanë do të jenë krenarë për ne. Historia do të na nderojë dhe do të na përshëndesë, LIRISHT DHE ME KRENARI," tha Beleri.

fredi beleri petro gjikuria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet