LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ Ministret e Ramës bëjnë aheng mbi tapetin e blertë të Air Albania, festë me shoqërinë me drita ndezur, ku është FSHF?!

Investimi me vlerë plot 75 milionë euro ka qenë në dispozicion të plotë një natë më parë për ministret e qeverisë, që së bashku me shoqërinë e ngushtë kanë zhvilluar një fotoalbum...

19 Dhjetor 2022, 08:58 Nga f.g
FOTOT/ Ministret e Ramës bëjnë aheng mbi tapetin e blertë
Fotot nga festa

TIRANE- Disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale nga Jerina Lalaj, e njohur si konsulente marketingu tregojnë ministret Ogerta Manastirliu dhe Elva Margariti duke festuar mbi tapetin e blertë të stadiumit "Air Albania". "Gëzuar Festat! Vitet kalojnë dhe vetëm zbukurohemi???? Mungojnë shumë yje, por festa tjetër është loading… ",-shkruan Lalaj, me një mesazh që vjen edhe si kujtesë për ish-ministrin që ndodhet në burg, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu, ka qenë pjesë e grupit të "Sami Frashërit". Por rrethi është ngushtuar dhe përfaqësueset e denja nga qeveria për momentin ngelen Manastirliu dhe Margariti. Në fotografi dallojmë edhe këngëtaren Julka Gramo apo deputeten Jorida Tabaku. 

Ato njihen si mikesha edhe jashtë politikës me një të shkuar që i lidh që nga koha e gjimnazit. Prej vitesh festojnë bashkarisht me grupin e klasës së gjimnazit ku kanë studiuar duke u bërë një nga "grupimet e yjeve" që ruan miqësinë përgjatë gjithë jetës. Kjo nuk do të përbënte asnjë problem, nëse ambienti i zgjedhur për festën nuk do të ishte "Air Albania".

Investimi me vlerë plot 75 milionë euro ka qenë në dispozicion të plotë një natë më parë për ministret e qeverisë, që së bashku me shoqërinë e ngushtë kanë zhvilluar një fotoalbum... Ku do të mendoni ju? Mbi barin e fushës së stadiumit.

Edhe pse tapeti është i ndaluar rreptësisht që të preket për shkak të ndjeshmërisë dhe kushteve të ruajtjes së veçantë, kjo nuk i ka penguar. Ashtu me taka, buzagaz kanë shkuar në fushë dhe kanë shkrepur fotot. Në mënyrë të habitshme, edhe Federata Shqiptare e Futbollit që në prill të këtij viti bleu makineri të posaçme për të mirëmbajtur barin e fushës së "Air Albania" ka lejuar futjen në fushë të një grupi njerëzish me influencë politike dhe mediatike me arsyen e vetme se ...kanë një festë gjimnazi. 

Do të donim të ishim gabim kur menduam se ministret e kabinetit,Tabaku&Co kanë hyrë në stadium sa për dy foto...por një tjetër detaj nuk të lë të gabosh... Edhe pse kryeministri bën moral nga jugu në veri sesi duhet kursyer energjia, ku në më të shumtën e institucioneve publike ka reduktime të ngrohjes në zyra, apo ku në akset kryesore të vendit lëvizja është bërë më e vështirë për shkak të kufizimit në energji, njësoj nuk shohim të ketë ndodhur në fushën e "Samistave". Pa asnjë motivacion të rëndësisë kombëtare, dritat e stadiumit janë ndezur për të krijuar atmosferën perfekte për fotosesionin e grupit. 

Një stadium publik, në pronësi të shtetit shqiptar merret në përdorim nga njerëz të caktuar në kushte të shkeljes së ligjit dhe kushteve teknike. Kështu ndodhi edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe dasmën në kalanë e Gjirokastrës. Çfarë i frymëzon këta njerëz? Ku e gjejnë këtë kurajo? A mos ka nisur gjë stadiumi të jepet me qira dhe ende ne jemi të fundit që nuk e kemi marrë vesh? /Dosja.al

air albania stadium jerina lalaj ogerta manastirliu jorida tabaku


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet