LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kosovë/ Analiza: Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Vetëm një javë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, vendi mbetet pa një marrëveshje, duke reflektuar jo vetëm mungesë kompromisi, por edhe një luftë më të thellë për ndikim politik.

21 Prill 2026, 19:30 Nga E.d
Ngërçi politik në Kosovë/ Analiza: Presidencë
Vetëm edhe një javë kohë për ta zgjedhur presidentin.

Në kohën kur Kosova përballet me sfida të shumta politike dhe institucionale, gara për postin e presidentit ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjet mes tri forcave kryesore politike.

Vetëm një javë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, vendi mbetet pa një marrëveshje, duke reflektuar jo vetëm mungesë kompromisi, por edhe një luftë më të thellë për ndikim politik.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si partia në pushtet, dhe dy subjektet kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdojnë të jenë në pozicione të kundërta lidhur me këtë proces.

Afati kushtetues skadon më 28 prill, por deri tani nuk ka asnjë sinjal për një marrëveshje të mundshme.

Një betejë më shumë për elektoratin sesa për Presidencën?

Vëzhguesit e zhvillimeve politike vlerësojnë se, përtej deklarimeve publike, gara për Presidencën e Kosovës është shndërruar në një instrument për përfitime elektorale.

Politologu Dritëro Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se cilado parti që do të arrinte ta siguronte këtë post përmes një marrëveshjeje, do ta paraqiste atë si një fitore të madhe para elektoratit të saj.

“Partitë po synojnë që ta tregojnë këtë si fitore. Në këtë rast, absolutisht është Vetëvendosje ajo. Por, edhe dy partitë tjera opozitare (PDK dhe LDK) si një gjysmëfitore, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, vlerëson ai.

Rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 e bëjnë këtë betejë edhe më të ndërlikuar: LVV-ja ka siguruar mbi 51 për qind të votave dhe 57 deputetë në Kuvend, PDK-ja 20.2 për qind dhe 22 deputetë, ndërsa LDK-ja 13.2 për qind dhe 15 deputetë.

Kjo do të thotë se asnjëra nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit pa bashkëpunim ndërpartiak.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit të Kosovës bëhet me 80 vota.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat e nevojshme në dy rundet e para, atëherë organizohet rundi i tretë. E, që ky rund të jetë i suksesshëm, në votim duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë, dhe kandidati që merr së paku 60 vota, zgjidhet president.

Në rast të dështimit, vendi shkon në zgjedhje.

Çfarë propozuan partitë?

Deri më tani, LVV-ja ka propozuar dy emra për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun.

Por, refuzimi i opozitës për të siguruar kuorumin e nevojshëm e ka detyruar kryeministrin Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, të zhvillojë takime me liderët e PDK-së dhe LDK-së.

PDK-ja ka kërkuar që ajo të propozojë kandidatin për president, por është kritikuar nga LVV-ja për mungesë transparence mbi emrat konkretë.

LDK-ja ka kundërshtuar idenë që një parti, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, t’i kontrollojë të tria institucionet kryesore të shtetit: Qeverinë, Kuvendin, Presidencën.

Këtë qëndrim, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përsëriti edhe pas takimit të fundit që zhvilloi me Kurtin, më 20 prill.

Kurti tha se i ka ofruar LDK-së pjesëmarrje në Qeveri ose postin e kryeparlamentarit - ofertë që, sipas tij, u refuzua.

Një ofertë e ngjashme iu bë edhe PDK-së, por lideri i saj, Bedri Hamza, e cilësoi atë si joserioze, duke theksuar se nuk kishte pasur ftesë zyrtare për takim.

Kurti përsëriti më 21 prill se oferta që u është bërë dy partive është “shumë gjeneroze”, por, sipas tij, ato nuk janë të interesuara që ta zhbllokojnë procesin.

“Unë nuk po them që opozita është e parëndësishme, përkundrazi, kam bërë ofertë gjeneroze. Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendëskryeministër, zëvendësi im, dhe përveçse zëvendëskryeministër, njëkohësisht të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme, pra t’i kenë katër ministri edhe të jetë zëvendëskryeministër”, tha mes tjerash Kurti.

Të dyja partitë opozitare tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të vazhdojnë më bisedimet për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje për të kontaktuar përfaqësuesit e të tria partive, por nuk mori përgjigje prej asnjërit.

Strategji politike dhe mungesë sinqeriteti
Analisti Artan Muhaxhiri e sheh këtë përballje më shumë si një lojë strategjike sesa si përpjekje të sinqertë për të zgjedhur presidentin.

Sipas tij, LVV-ja nuk ka dhënë sinjale për kompromis, ndërsa opozita është e vetëdijshme për këtë qëndrim.

“Në realitet, ‘beteja për Presidencën’ nuk ka qenë krejtësisht e tillë... të dyja palët janë fokusuar në këtë çështje edhe për qëllime tjera nga ato të proklamuarat. Kryeministri Kurti e ka shfrytëzuar si një mjet për fajësimin e opozitës dhe për përfitime populiste, ndërsa opozita e ka përdorur për të ekspozuar tendencat e tij maksimaliste”, vlerëson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai, gjithashtu, thekson se partitë opozitare kanë synuar ta paraqesin kryeministrin si të paaftë për të ndërtuar bashkëpunime politike, edhe pse ka një mbështetje të fortë elektorale.

Presidenca si mjet balancimi apo dominimi politik?

Posti i presidentit të Kosovës konsiderohet kryesisht ceremonial, por i ka disa fuqi të rëndësishme që garantohen nga Kushtetua.

Presidenti bashkëdrejton politikën e jashtme, nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare, emëron ambasadorë dhe funksionarë të lartë, kryeson Këshillin e Sigurisë dhe ka rol në procesin legjislativ.

Për këtë arsye, kontrolli mbi këtë post ka rëndësi strategjike.

Sipas Arifit, nëse LVV-ja do ta siguronte Presidencën, kjo do të nënkuptonte një dominim pothuajse të plotë institucional.

“... e nëse partitë e tjera do ta merrnin këtë post, ato do të përpiqeshin që përmes presidentit të krijonin mekanizma balancues ndaj pushtetit të shumicës, ose të ndërtonin një pozicion që do të sillte më shumë fleksibilitet në politikën e vendit”, thotë ai.

Vlerësim të njëjtë ndan edhe Muhaxhiri, duke theksuar se qëllimi i LVV-së është konsolidimi i pushtetit, ndërsa opozita synon të krijojë një kundërpeshë.

Megjithatë, ai shton se çdo përpjekje për një balancë të tillë mbetet e vështirë për t’u realizuar në kushtet aktuale politike.

“Opozita mund ta ketë pasur si plan krijimin e një lloj balancimi të pushteteve. Por, në thelb, edhe nëse një skenar i tillë ka ekzistuar, ai ka qenë jorealist, sepse me kryeministrin Kurti, një qasje e tillë, në këto rrethana, është e pamundur”, thotë Muhaxhiri.

Drejt një tjetër cikli zgjedhor?

Bllokada për zgjedhjen e presidentit të vendit, aktualisht, duket pothuajse e pazgjidhshme.

Sipas Muhaxhirit, mungesa e vullnetit politik dhe paaftësia e partive për të arritur një kompromis racional po e shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Është kristal e qartë - nuk ka opsion tjetër përveç zgjedhjeve parlamentare. Në një kohë trazirash të mëdha gjeopolitike, me paqartësi të thella dhe rirreshtime globale, kjo situatë reflekton një dëshirë bizare të politikanëve tanë”, thotë Muhaxhiri.

Por, as ky skenar nuk garanton zgjidhje.

Arifi shpreh skepticizëm se zgjedhjet e parakohshme mund të prodhojnë stabilitet politik dhe institucional.

“Frika ime është se edhe nëse shkohet në zgjedhje, nuk do të ketë zgjidhje afatgjate. Çfarë ndodh nëse rezultatet dalin përafërsisht të njëjta dhe sërish nuk arrihet marrëveshje për presidentin? Atëherë rrezikojmë të mos kemi as Qeveri legjitime dhe as Parlament funksional edhe gjatë këtij viti. Në këtë mënyrë, mund të humbasë edhe viti 2026, njësoj si viti 2025”, vlerëson Arifi.

Këto paralajmërime mbështeten në përvojën e fundit politike të vendit.

Gjatë vitit 2025, Kosova mbajti dy palë zgjedhje parlamentare. Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me mbi 41 për qind të votave, por dështoi t’i konsolidonte institucionet.

Kjo situatë, pastaj, e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor.

Situata institucionale

Mandati i presidentes së deritanishme, Vjosa Osmani, përfundoi më 4 prill.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes e mori kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Një muaj më herët, më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidatë për këtë post - Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun.

Megjithatë, procesi i zgjedhjes nuk u përmbyll, për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.

Një ditë më pas, Osmani nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë, duke e cilësuar pa efekt juridik dhe duke i dhënë Kuvendit afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri./REL

lvv pdk kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet