22 Mars 2025, 09:28
Nga r.ll
anusic, vengu, maqedonci
TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu i është përgjigjur deklaratave të presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç lidhur me Memorandumin e Mbrojtjes të nënshkruar nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia.
Në një postim në "X", Vengu shprehet se Serbia ia ka mohuar vetes mundësinë për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Sipas tij, kjo e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.
Më tej shton se Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dem të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera. Vengu shkruan se marrëveshja e nënshkruar mes tre shteteve nuk ka asgjë për të fshehur.
REAGIMI I PLOTË:
Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.
Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë. Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.
Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.
Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dem të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera. Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripalëshe.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën. Vuçiç pretendon se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe se është “i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë”.
pirro vengu memorandumi i mbrojtjes shqiperi-kosove-kroaci
Politike
22 Mars 2025, 09:28
nenshkrimi i deklaratës
TIRANË- Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar më 18 shkurt një memorandum për mbroj...
Politike
22 Mars 2025, 09:19
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetut&eu...
Politike
22 Mars 2025, 09:10
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij "Flasim" iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen dhe të ...
Politike
22 Mars 2025, 09:10
r.ll
naureda llagami
TIRANË- Bashkia Tiranë ka kohë që nuk fle dot rehat. Në dijeni të përgjimeve e hetimeve nga SPAK, bashki...
Politike
21 Mars 2025, 22:55
N.F
Kurti dhe Vuçiç
KOSOVË- Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 muaj pa ndonjë...
Politike
21 Mars 2025, 22:00
r.ll
foto nga stadiumi
ANGLI- Rreth 20 mijë shqiptarë ndodhen në stadiumin e Wembley në Londër, ku po luhet ndeshja kualifikuese p&eum...
Politike
21 Mars 2025, 21:43
r.ll
foto ilustruese
PODGORICË- Mali i Zi nuk është ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim n&eum...
Politike
21 Mars 2025, 20:24
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar mbrëmjen e sotme me rubrikën "Sy m'Sy" në Facebook ku i është përgjigju...
Politike
21 Mars 2025, 19:26
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Tiranë teksa prezantonte kandidatët për deputet të P...
Politike
21 Mars 2025, 18:48
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e ekipit të Tiranës se lista e mbyllur e Partisë Socialiste ka më s...