Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Mësohet se Gjykata e Posaçme hodhi sot në orën 09:00 shortin për të caktuar trupën gjykuese për dosjen ‘Partizani’.
TIRANA- Magjistratja Flojera Davidhi është e zgjedhura me short për të gjykuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se Gjykata e Posaçme hodhi sot në orën 09:00 shortin për të caktuar trupën gjykuese për dosjen ‘Partizani’.
Bëhet me dije se në listën e 10 gjyqtarëve nuk u përfshi emri i Irena Gjokës, e cila ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.
SPAK ka mbyllur dje hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina. Dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme dhe Flojera Davidhi do duhet të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim.
Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".
Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe noteres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga "prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës".
Djegia e karrigeve TIRANA- Është bërë publike fatura financiare të dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përve&ccedi...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Të mërkurën emigrantët e parë që dëshironin të shkonin në Itali&n...
Edi Rama LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama thotë se hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë me Shqipërinë në ...
Bardhi dhe Rama TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas publikimit të raportit të fundit të Eurostat...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledh...
lirie dhe sali berishes TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij të përnatshëm para mbë...
edi rama TIRANË- Kodi i Transmetimit të Mediave Audiovizive në Shqipëri thekson se informacioni i transmetuar nga ofruesit e shërb...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur po...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të Shqipërisë me ...
Meta FIER- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit ish-...