LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të thotë "Lëvizja për Popullin dhe Shtetin" e Vuçiçit për serbët nga Kosova?

Më 23 mars, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbajti mbledhjen e parë të komisionit iniciues për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, duke deklaruar se “është koha për të bashkuar gjithë mençurinë dhe patriotizmin”.

25 Mars 2025, 07:33 Nga r.ll
Çfarë do të thotë "Lëvizja për Popullin dhe
aleksander vucic

SERBI- “Një formë tjetër manipulimi” - kështu e sheh Nenad Rashiç, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”.

Kjo lëvizje u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe u mbështet edhe nga Lista Serbe - partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Rashiç, ministër në Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thotë për Radion Evropa e Lirë se pushteti aktual në Serbi, deri më tani, ka “shënjestruar” të gjithë ata që mendojnë ndryshe, përfshirë edhe serbët nga Kosova, dhe se lëvizja e re nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, thotë ai. Për politikanin e opozitës serbe nga Kosova, Millija Bishevac, formimi i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin është “një shkop në duart e dirigjentit - presidentit Aleksandar Vuçiç”.

“Ky është vetëm një instrument për të mashtruar popullin që të mendojë se po nis një histori e re”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Më 23 mars, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbajti mbledhjen e parë të komisionit iniciues për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, duke deklaruar se “është koha për të bashkuar gjithë mençurinë dhe patriotizmin”.

Në gjithë Serbinë, nga ana tjetër, janë duke u mbajtur protesta tash e katër muaj. Nën organizimin e studentëve, protestuesit kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Autoritetet i përshkruajnë protestat si “revolucion me ngjyra” dhe “përpjekje për të përmbysur shtetin”.

Lista Serbe: Lëvizja për Popullin dhe Shtetin - shtëpi për të gjithë ne

“Në emër të popullit serb të Kosovës dhe Metohisë”, Lista Serbe tha se e mbështet themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

“Lëvizja për Popullin dhe Shtetin duhet të jetë shtëpi e të gjithë neve që e duam Serbinë dhe mburojë që duhet ta mbrojë popullin serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.

Kjo parti, e cila u themelua me mbështetjen e Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe në pushtet në Serbi, u bëri thirrje të gjithë “patriotëve të nderuar serbë dhe qytetarëve të Serbisë, që të jenë pjesë e lëvizjes dhe të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes”.

“Serbët nga Kosova dhe Metohia, me përvojën e tyre shekullore në mbrojtjen e emrave dhe mbiemrave serbë, e mirëpresin themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin - të bindur se kjo lëvizje do t’u japë përgjigjen më të mirë të gjithë atyre që dëshirojnë ta shohin Serbinë të gjunjëzuar”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

“Lista Serbe të mos flasë në emër të popullit serb”

Rashiç thotë se Lista Serbe nuk mund të flasë në emër të të gjithë popullit serb në Kosovë. Këtë, sipas tij, e tregon edhe rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 9 shkurt.

“Pa marrë parasysh se sa të parregullta ishin zgjedhjet - në kuptimin që ata [Lista Serbe] përdorën metoda të ndryshme manipulimi - ata nuk duhet të harrojnë se rreth 22 për qind e votuesve votuan kundër tyre, ose për partitë e tjera politike. Pavarësisht kësaj, ata [Lista Serbe] marrin guximin ta mbështesin Vuçiqin në emër të të gjithë serbëve të Kosovës”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat parlamentar e fitoi partia e Rashiqit.

Rashiq nuk beson se një numër i madh i serbëve nga Kosova do t’i bashkohen lëvizjes së formuar nga Vuçiq, por paralajmëron për “shantazh” të mundshëm për të detyruar individë të caktuar që ta bëjnë një gjë të tillë

Lista Serbe - “shkop në duart e Vuçiçit”

Bishevac beson se Lista Serbe është “shkopi në duart e dirigjentit Aleksandar Vuçiç” dhe se Lëvizja për Popullin dhe Shtetin “nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim”.

“Të gjithë ne e kemi të qartë se Lista Serbe është vetëm zbatuese e politikës së Beogradit zyrtar. Lista Serbe nuk ka pasur kurrë autoritet në vendimmarrje, veçse ka dëgjuar gjithçka që i është thënë nga Beogradi, si dhe ka zbatuar një politikë shumë të keqe për serbët e Kosovës dhe Metohisë”, thotë ai.

Bishevac thekson se ai dhe Lëvizja e tij Popullore Serbe mbështesin gjithmonë një politikë “autentike” për serbët nga Kosova, në mënyrë që të marrin vendime që do ta përmirësonin jetën e njerëzve në terren.

Lista Serbe, shton ai, do të “shkrihet” në Lëvizjen e re për Popullin dhe Shtetin, pa u përfshirë në të shumica e serbëve nga Kosova.

“Presidenti njoftoi se do të ketë njerëz të rinj, ekspertë të rinj. Mësa di unë, ai kurrë nuk ka ftuar njerëz nga Kosova që nuk mendojnë si Lista Serbe në ndonjë bisedë, e lëre më t’i angazhojë ata në ndonjë formë të veprimit politik. Ne nuk e shohim Beogradin si armikun tonë, por ata, padyshim, kërkojnë vetëm instrumentet e veta”, thotë Bishevac.

“Lista Serbe mbështet me automatizëm Vuçiçin”

Miodrag Marinkoviç, nga organizata joqeveritare “Qendra për Veprime Afirmative Sociale” në veri të Kosovës, vlerëson se Lëvizja për Popullin dhe Shtetin nuk ka asnjë lidhje me Kosovën dhe se Lista Serbe e ka mbështetur vetëm si “subjekt politik kukull”.

“Ata mbështesin me automatizëm gjithçka që bën shefi në Beograd dhe jam i sigurt se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me Kosovën. Ka shumë pyetje: çfarë ofron ajo lëvizje, kë bashkon, cili është qëllimi i saj? Qëllimi është ndoshta më i qartë: mbijetesa e regjimit aktual politik në Beograd dhe mbijetesa e subjekteve politike që e mbështesin këtë lloj qeverisjeje”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se formimi i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin mund të shihet edhe si “përgjigje ndaj rebelimit të përgjithshëm të popullit në Serbi”.

“Narrativi i përdorur për këtë qëllim është jashtëzakonisht populist. Ata e quajnë veten Lëvizja për Popullin dhe Shtetin, e ne e kemi popullin në rrugë”, thotë Marinkoviq.

Ai, gjithashtu, beson se këtë lëvizje do ta mbështesin ata mbi të cilët pushteti në Serbi “ka kontroll”, përfshirë Listën Serbe.

“Ky nuk është qëndrim politik, është akt besnikërie nga Lista Serbe. Ajo do të bëjë çfarëdo që të kërkojë Beogradi prej saj”, përfundon Marinkoviq.

Çfarë dihet për Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin?

Për Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin nuk dihet shumë. Për themelimin e saj, presidenti serb, Vuçiq, paralajmëroi rreth dy vjet më parë.

Fokus i lëvizjes, siç tha Vuçiç në disa raste, duhet të jetë e ardhmja e Serbisë.

Hera e fundit kur ai foli për themelimin e kësaj lëvizjeje, ishte në janar të këtij viti, në një tubim në Jagodinë të Partisë Përparimtare Serbe, themelues i së cilës është vetë.

“Ju jeni të gjithë të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen e ndryshimeve të mëdha”, tha Vuçiç në atë kohë, por nuk specifikoi se cilat ishin ato “ndryshime të mëdha”.

Pas mbledhjes së komisionit iniciues për themelimin e kësaj lëvizjeje, më 23 mars, Vuçiç tha se “ka filluar një punë e madhe”.

“Të ofrojmë shpresë, stabilitet, siguri dhe të ardhme për Serbinë dhe fëmijët tanë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se lëvizja u bën thirrje të gjithë “qytetarëve të ndershëm që të kontribuojnë për Serbinë, me aftësitë dhe njohuritë e tyre”, dhe “të ndihmojnë që ajo të bëhet më e suksesshmja në historinë e saj”./REL

aleksander vucic kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet