13 Prill 2026, 07:56
Nga E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar, pas fitores së Péter Magyar në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali shprehet se këto zgjedhje treguan se edhe në sisteme të inventarizuara në pushtet, ka hapësira për ndryshim. Duke "thumbuar" drjetpërdrejt Kryeministrin Edi Rama, i cili është në pushtet prej 2013, Spiropali thotë se Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij.
Në postimin e saj, ajo thekson se ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë. Spiropali tha ndër të tjera se për vite me radhë modeli i Viktor Orbán ka sfiduar parimet bazë të BE-së, duke vënë në diskutim balancën mes shumicës dhe kufizimit të pushtetit.
Postimi i Spiropalit;
Hungaria dhe prova e Europës. Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën. Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.
Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.
Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë. Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë.
Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale. Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne. Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij./Dosja.al
zgjedhjet parlamentare ne hungari elisa spiropali
Politike
12 Prill 2026, 20:25
D.S
Marjana Koceku
TIRANË- Deklarata e deputetes së Partisë Socialise Marjana Koçeku ka nxitur një debat të fortë mb...
Politike
12 Prill 2026, 19:59
D.S
VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar pas incidentit tragjik në Vlorë, ku një i mitur 2-vjeç, ra nga ballkoni i sht&eu...
Politike
12 Prill 2026, 19:36
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe pensio...
Politike
12 Prill 2026, 19:23
D.S
Marjana Koçeku
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës s...
Politike
12 Prill 2026, 18:24
D.S
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, i është përgjigjur kritikave në rrjet li...
Politike
12 Prill 2026, 18:14
D.S
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas kritikave për përdori...
Politike
12 Prill 2026, 13:22
E. D
Albin Kurti, dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca
KOSOVË- Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet, Kosova dhe Serb...
Politike
12 Prill 2026, 12:54
E. D
Donald Trump, Ivanka Trump
MIAMI- Raportimet se vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivanka Trump kishte ardhur sërish n&e...
Politike
12 Prill 2026, 10:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për investimet e huaja në Shqipëri, theksoi se stoku total ka arritur në ...
Politike
12 Prill 2026, 09:59
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka stabilizuar një skemë të rritjes së përvitshme të pensione...