LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama mashtron për rrogat dhe pensionet! Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj, ndërsa ekonomia zhytet në rënie

Nëpërmjet një videomesazhi, Berisha theksoi se pagat mbeten më të ulëtat në rajon dhe fajësoi qeverinë për emigrimin masiv, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.

12 Prill 2026, 19:36 Nga D.S
Berisha: Rama mashtron për rrogat dhe pensionet! Pensionistët marrin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar bonusin për pensionistët minimal dhe qesharak.

Nëpërmjet një videomesazhi, Berisha theksoi se pagat mbeten më të ulëtat në rajon dhe fajësoi qeverinë për emigrimin masiv, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.
Berisha gjithashtu vuri në dyshim edhe shifrat për investimet e huaja dhe deklaroi se ekonomia ndodhet në rënie, me tkurrje të prodhimit dhe eksporteve.

Videomesazhi i plotë:

"Mirëdita, të dashur qytetarë dhe qytetare. Në monologun e tij të mashtrimit javor, Edi Rama sërish u rrek, u përpoq t'ju bindë ju se ka rritur në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. E vërteta është që bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë është ndër më qesharakët. Janë 2 kile domate në muaj. Kjo është shtesa e pensioneve sipas qeverisë aktuale. Përveç kësaj, rrogat sërish mbeten rrogat më të ulëta në rajonin tonë, ndërkohë që në vitin 2013, ato ishin rrogat më të larta të rajonit. Sot, ai paraqiti si një sukses të madh konventën e diasporës. Me këtë rast duke përshëndetur të gjithë shqiptarët e diasporës, kudo që janë, edhe ata që vijnë në këtë konventë, por u theksoj se mikpritësi juaj është një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të ekzistencës së tij, jo në dekada, por dhe më shumë. Ju rikujtoj të dashur shqiptarë të diasporës se vetëm në 10 vite të qeverisjes së tij, nga ky vend janë larguar 1.099.000 shqiptarë sipas Eurostatit dhe të gjithë këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur zona të tjera. Pra të paktën 45 deri në 47% të shqiptarëve u larguan nga Shqipëria dhe sot Shqipëria ka atë lindshmëri që kishte 100 vite më parë. Ky zbatoi me përpikmëri platformën e Çubrilloviçit në këtë vend. Së fundi, foli për raportet e Bashkimit Europian. Sërish mashtroi. E vërteta është që IBAR, pas pesë diskutimesh në forumin përkatës të Bashkimit Europian, nuk u miratuar për shkak të bllokimit që Edi Rama i bëri arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij dhe për shkak të bllokimit të hetimeve që janë bërë për akshin për të mbrojtur bashkëshorten e tij dhe rrethin e tij familjar. Pra, mund të themi se seriali i mashtrimeve të kësaj jave nuk ndryshonte nga të tjerët. Po kështu, foli për investimet e huaja, 1.6 miliardë euro. Duhet të theksoj se nga këto 1.6 miliardë euro sipas INSTAT-it, 800 milionë nuk janë investime të huaja, por janë reinvestime të parave shqiptare nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri. S'kanë asnjë gjë të përbashkët me investimin e huaj. Resti që është, 30% e tyre janë blerje nga shqiptarët të apartamenteve në Shqipëri. Kurse 18% mbeten gjithsej apo rreth më pak se 300 milionë euro janë investime direkte. Pra investimet e vërteta direkte në Shqipëri kanë rënë në nivelet e viteve 2004-2008 dhe janë ndër më të ultat e kohës. Sigurisht, blerja e apartamenteve është një investim, por një investim pa frut, i cili nuk sjell punësim, nuk sjell prodhim. Kështu që, edhe në këtë rast duhet të shtoj, prodhimi industrial është në recesion, prodhimi bujqësor është në recesion, eksportet kanë rënie dramatike. Ekonomia, rritja me të cilin rreh gjoksin Edi Rama, është një rritje që diktohet tërësisht nga taksat e larta dhe numri i madh i rrogëtarëve në borderot e shtetit.",u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht