LIVE UPDATES
Politike

Emisioni i "Rai 3", Arlind Qorri: Ka arritur të tronditë opinionin publik në Shqipëri dhe qetësinë e Edi Ramës

Sipas tij, ajo çka e bën tronditës për Ramën dhe të tijtë, siç shkuan Qorri, është se të vërtetën për lidhjet e qeverisë së tij me nëntokën mafioze nuk e thanë kundërshtarët e tij të zakonshëm politikë, por një media evropiano-perëndimore, një nga televizionet me reputacionin më të lartë në Itali e më gjerë. 

23 Prill 2024, 22:39 Nga M.B
Emisioni i "Rai 3", Arlind Qorri: Ka arritur të tronditë
Edi Rama dhe Engjëll Agaçi

TIRANA- Lidhur me çështjen e emisionit 'Report' të Rai 3, ku u trajtuan çështje që lidheshin me Shqipërinë, ka reaguar dhe drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Qorri shkruan se emisioni ka arritur të tronditë jo vetëm opinionin publik në Shqipëri, por edhe qetësinë e Edi Ramës dhe enturazhit të tij.

Ai shkruan se për shkak të izolimit të mëhershëm, por edhe nevojës për të pasur një pikë të largët dhe hamendësisht të paanshme referimi, në ligjërimin politik shqiptar është ndërtuar një 'Tjetër i Madh', verdikti i të cilit ndan shapin nga sheqeri në debatet e brendshme politike. Qorri shton se ky 'Tjetër i Madh' mund të jetë një organizatë e shtet perëndimor, si p.sh. Bashkimi Evropian apo SHBA, por edhe figura me autoritet politik e intelektual ose mjete të informimit publik.

Sipas tij, ajo çka e bën tronditës për Ramën dhe të tijtë, siç shkuan Qorri, është se të vërtetën për lidhjet e qeverisë së tij me nëntokën mafioze nuk e thanë kundërshtarët e tij të zakonshëm politikë, por një media evropiano-perëndimore, një nga televizionet me reputacionin më të lartë në Itali e më gjerë. 

 Porstimi i plotë i Arlind Qorrit:

PSE NA TRONDITI EMISIONI I RAI 3?

Emisioni Report i transmetuar dy ditë më parë në kanalin e tretë të televizionit publik italian na tha pak të reja, në kuptimin e informacioneve që nuk ishin bërë më herët publike në Shqipëri. Prapëseprapë ka arritur të tronditë jo vetëm opinionin publik në Shqipëri, por edhe qetësinë e Edi Ramës dhe enturazhit të tij. Arsyen kryesore duhet ta kërkojmë në mënyrën se si është strukturuar ligjërimi politik në Shqipëri në 33 vitet e fundit dhe si është ndërtuar legjitimiteti i atyre që na sundojnë. Për shkak të izolimit të mëhershëm, por edhe nevojës për të pasur një pikë të largët dhe hamendësisht të paanshme referimi, në ligjërimin politik shqiptar është ndërtuar një Tjetër i Madh, verdikti i të cilit ndan shapin nga sheqeri në debatet e brendshme politike. Ky Tjetër i Madh mund të jetë një organizatë e shtet perëndimor, si p.sh. Bashkimi Evropian apo SHBA, por edhe figura me autoritet politik e intelektual ose mjete të informimit publik.

Çka e bën tronditës për Ramën dhe të tijtë është se të vërtetën për lidhjet e qeverisë së tij me nëntokën mafioze nuk e thanë kundërshtarët e tij të zakonshëm politikë, por një media evropiano-perëndimore, një nga televizionet me reputacionin më të lartë në Itali e më gjerë. Ai vetë i njeh lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar, me mënyrën si pastrohen paratë në kullat e Tiranës dhe hotelet e bregdetit, si financohen mediat kryesore të Tiranës dhe fushatat e partive të vjetra politike. Edhe ne e dimë. Madje edhe ai (Rama) e di që në e dimë. Prapëseprapë sa kohë loja e dijes si tekst dhe nëntekst zhvillohet brenda gardhit kombëtar, ai mund të pretendojë se asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur, duke shpresuar se mohimi i faktit të lakuriqtë do ta bëjë popullin të vërë në dyshim shqisat e veta. Po ja që vjen një moment që mbretit lakuriq, përpara popullit që ka nisur të dyshojë në sytë e vet, i del përpara një fëmijë (RAI 3) që ia prish magjinë duke ia thënë të vërtetën e madhe në sy: shteti që ke ndërtuar është i përshkuar fund e krye nga logjika mafioze, duke nisur nga bashkëpunëtori yt më i ngushtë në Këshillin e Ministrave.

Mbrëmë e sot Rama dhe sejmenët e tij janë orvatur të hedhin dyshime mbi seriozitetin e gazetarëve të RAI 3 dhe t’i konsiderojnë këta të fundit si pazhdaranë të luftës së brendshme për pushtet në Itali. kush e ndjek jetën politike e gazetareske në Itali e di mirë se Reporti i RAI 3 ka reputacionin si emisioni më i mirë investigativ në Itali, i përbërë nga një trupë gazetareske për t’u marrë shembull jo vetëm në Shqipëri, por nga shumë vende të tjera të Evropës. RAI 3, gjithashtu, mbahet ende si televizioni kombëtar më pak komercial i Italisë, ku investigimet serioze dhe mendimi i kultivuar peshojnë më shumë se skupet dhe taktikat e pista për të fituar audiencë. I vetëdijshëm për këto, Rama me shokë po tentojnë dëshpërimisht të përhapin sa më shumë tym, duke e trajtuar RAI 3 si të ishte Syri Tv dhe gazetarët e Reportit si të ishin Çim Peka. Jo, zotëri! Janë vite dritë larg njëri-tjetrit dhe pikërisht kjo është ajo që të bezdis sa më s’ka.

Çfarë na tha emisioni Report? Afërmendsh, pjesa më e rëndësishme e emisionit kishte të bënte me Italinë dhe aspektet jologjike dhe diskriminuese të marrëveshjes Meloni-Rama për refugjatët. Boshti lidhës i emisionit ishte e vërteta e thënë nga një prift italian i angazhuar për të drejtat e refugjatëve: “Soldi buttati al mare” (Para të hedhura në det) për rreth 800 milionë eurot që do të harxhojë shteti italian për menaxhimin e flukseve të refugjatëve në Shqipëri. Për të kuptuar se kush po i bëhet urë qeverisë Meloni për të menaxhuar marrëdhëniet me publikun, më shumë se çështjen e refugjatëve, gazetarët e RAI 3 nisin të përshkruajnë bëmat e gjithëditura dhe elementë të sapodalë në sipërfaqe të qeverisë Rama dhe ndihmësve të tij.

Emisioni i kushton një pjesë deklaratave të biznesmenit Becchetti, i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe njëkohësisht fitues i një arbitrazhi ndërkombëtar përballë shtetit shqiptar, i cili për pehlivanllëqet e Edi Ramës i detyrohet tashmë atij një shumë prej 135 milionë eurosh. Strategjia e Becchetti-t, për të cilën deklaron se do të kërkojë ndihmën e autoriteteve gjyqësore italiane, është që paratë që shteti shqiptar nuk po ia jep t’i marrë duke vënë dorë mbi shumën prej rreth 100 milionë eurosh që shteti italian do t’i akordojë Shqipërisë për menaxhimin e refugjatëve. “135 milionë eurot e Italisë janë të miat.” – e mbyll ai, duke harruar se në fakt ato miliona euro janë të popullit shqiptar, i cili për shkak të Edi Ramës mund të privohet nga një numër i konsiderueshëm shkollash dhe shërbimesh publike.

Po nëse pretendimet e Becchetti-t do t’i zgjidhë gjykata italiane dhe strukturat e arbitrazhit ndërkombëtar, ne, shqiptarëve, na mbetet të jetojmë edhe për pak kohë nën thundrën e një qeverie që i ka zhbërë kufijtë midis institucioneve publike dhe organizatave mafioze. Ish-prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi, njëherësh këshilltar i Edi Ramës për disa kohë pikërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias, theksoi me forcë disa herë se jo vetëm që emërimi i tij si këshilltar ka qenë thjesht propagandistik, pasi nuk është pyetur asnjëherë, por edhe se “mafia shqiptare ka përfaqësues brenda institucioneve dhe është e aftë të ndikojë qeverinë.” Sikur të mos mjaftonin akuzat e Mandoi-t, gazetari i Reportit iu drejtua edhe prokurorit më të rëndësishëm të antimafias italiane – deri dje në krye të prokurorisë së Katanzaros si hetues i Ndragheta-s, sot në krye të prokurorisë së Napolit për të luftuar Camorra-n – Nicola Gratteri.

Përveçse me gjasë prokurori më i fortë i antimafias evropiane, Gratteri është edhe një personazh publik me reputacion të lartë, të cilit nuk ia bën syri tërr për t’iu kundërvënë njerëzve të pushtetshëm në Itali kur vjen puna te legjislacioni dhe mjetet për të luftuar siç duhet mafian. Pikërisht Gratteri, i pyetur për mafian shqiptare, përsëriti për të panumërtën herë faktin se mafia shqiptare është tejet e fuqishme (në disa vende e dyta për nga fuqia pas Ndragheta-s) pikërisht sepse niset e fuqishme nga vendi i vet i origjinës për shkak të institucioneve publike të kapura e të korruptuara. Pra mafia shqiptare ka një bazë të fuqishme sepse ka në xhep pushtetin politik, çka i mundëson të operojë e pashqetësuar në Shqipëri, të pastrojë një pjesë të parave në sektorin imobiliar në vend, dhe kësisoj të konkurrojë fort me organizatat kriminale të Evropës e më tej.

Sidoqoftë risia e mirëfilltë e emisionit Report ishte hulumtimi i marrëdhënieve të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe një prej njerëzve më të besuar të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, me nëntokën kriminale shqiptare. Sipas Reportit, Agaçi, dikur avokat i anëtarëve të organizatave mafioze shqiptare në Itali, ishte i lidhur me një përfaqësues tejet të dyshimtë të Interpolit italian me punë në Shqipëri për disa vite, Fabrizio Lisi, fondacionin e të cilit e kishte ndihmuar që të hynte në kontakt me një të dyshuar si narkotrafikant në Vlorë, të quajtur Artur Shehu, i cili i paskësh dhuruar fondacionit të Lisit 30.000 metra katrorë plazh në Shqipëri.

Artur Shehu, sipas investigimit të Lindita Çelës të botuar në mars të 2021 në OCCPR (Organized Crime and Corruption Reporting Project), dyshohet fort jo vetëm si një prej narkotrafikantëve më të fuqishëm në Shqipëri, por edhe si një njeri i cili përmes mashtrimeve dhe korrupsionit ka arritur të përvetësojë troje në zona me potenciale të mëdha turistike në Vlorë, duke shpronësuar pronarët e vërtetë të atyre trojeve. Sipas Reportit, pikërisht Agaçi ka qenë ndërlidhësi i funksionarit të policisë italiane Lisi me narkotrafikantin shqiptar Shehu. I njëjti Agaç është përfolur disa herë në Shqipëri si strumbullar i skandalit korruptiv të inceneratorëve, për të cilën është thirrur edhe nga SPAK-u. Me sa duket, Agaçi ka funksionin e një Taulant Tushe të kryeministrisë, dikush midis eminencës gri dhe Mon Kukaleshit të punëve të pista të shefit të tij dhe të keqes sonë të quajtur Edi Rama.

 

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e së dielës ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

arlind qorri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet