LIVE UPDATES
Politike

Bardhi pas deklaratave të Ramës: "Rai 3", një nga mediat më serioze në botë, modeli yt qeverisës, problemi i vërtetë i qytetarëve

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka akuzuar Ramën për fshehjen e realitetit ku ndodhet vendi.

23 Prill 2024, 21:15 Nga M.B
Bardhi pas deklaratave të Ramës: "Rai 3", një nga
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD,  Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me emisionin “Report” të transmetuar në Rai 3, ku u hodhën akuza mbi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka akuzuar Ramën për fshehjen e realitetit ku ndodhet vendi. Ai shton se Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë. 

Sipas Bardhit, mjafton të shohësh çështjen “Metamorfoza” apo përgjimet e SKY ECC për të kuptuar se krimi i organizuar nën qeverisjen e Edi Ramës përfiton tendera, prona publike e deri tek statusi investitor strategjik. Ai shton se mjafton të shohësh dosjen e prokurorisë dhe të dhënat e sistemit TIMS dhe rezulton e provuar se bosi i grupit kriminal Genci Xhixha dhe vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, sipas Bardhit, janë në të njëjtën kohë përdorues të narkoautomjetit me targa AA 653 DM.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane “Rai 3” është sjellje tipike e njëriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën! Cilido që i kapet në afera korruptive dhe kriminale i quan fillimisht “viktima”, ndërkohë ata që e ballafaqojnë përmes fakteve me të vërteta i etiketon si “shpifës skandaloz”. Këtë ka bërë për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Ahmetajn, e të gjithë të tjerët me rradhë, që më pas është detyruar t’i lëshojë, duke u shfaqësuar se kanë ngrënë kumbulla pas shpinës së tij.

Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend. Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar ka përfaqësuesit e tij në institucione dhe qeverisje? Po nëse nuk do t’i kishim, nuk do të detyroheshim të miratonim ligjin më të ashpër për dekriminalizimin e instituvioneve publike, për të pastruar llumin e Edi Ramës në qeverisje dhe institucione.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës është forcuar, është pasuruar me pasuri publike? Po mjafton të shohësh çështjen “Metamorfoza” apo aq pak sa kanë dalë nga përgjimet e SKY ECC për të kuptuar se krimi i organizuar nën qeverisjen e Edi Ramës përfiton tendera, prona publike e deri tek statusi investitor strategjik.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Laboratorin e Kokainës në Xibrakë ka hije të forta dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës dhe se ky ka përdorur të njëjtin automjet me krerët e grupit kriminal të dënuar apo në arrati? Po mjafton të shohësh dosjen e prokurorisë dhe të dhënat e sistemit TIMS dhe rezulton e provuar se bosi i grupit kriminal Genci Xhixha dhe vëllai i Edi Ranës, Olsi Rama, janë në të njëjtën kohë përdorues të narkoautomjetit me targa AA 653 DM.

Nëse nuk ia del dot të pastrosh llumin e bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tu, të paktën mos sulmo median, mos baltos punën e tyre. Nuk do jetë e largët dita që edhe për “viktimat” e rradhës siç i quan sot, do mbash një fjalim me frymëmarrje të përshpejtuar, ku t’i shpallësh “kumbullangrënës” pas shpinës tënde! Sepse nuk janë vetëm ata, por ti dhe modeli yt qeverisës në këto 11 vite problemi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

 

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e së dielës ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

gazmet bardhi edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet