LIVE UPDATES
Politike

Ekonomistët flasin për BIRN: Premtimet e Ramës për pagat janë krejtësisht jorealiste

Premtimi i kryeministrit Rama për rritjen e pagave, duke filluar nga sektori publik, është cilësuar krejtësisht jorealist nga një sërë ekspertësh të ekonomisë.

19 Prill 2023, 12:08 Nga k.m.
Ekonomistët flasin për BIRN: Premtimet e Ramës për pagat
Foto ilustruese

Pak ditë para fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet vendore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nisi një tjetër fushatë, duke promovuar rritjen e pagave për personat që punojnë në administratën shtetërore.

Rama e ka promovuar idenë e rritjes së pagave në rrjetet e tij sociale me premtimin kryesor se paga mesatare do të rritet në 900 euro në muaj, e cila “pothuajse do të dyfishojë” mesataren aktuale prej 530 eurosh. Më 11 prill, Rama promovoi “paga të reja” për personelin ushtarak, të cilat do të rriteshin nga 141,000 lekë, ose rreth 1,200 euro në 2022 në 297,115 lek ose rreth 1,800 euro në 2024.

Një ditë më parë, Rama promovoi “paga të reja” edhe për punonjësit e mjekësisë, të cilët do të paguhen rreth 900 euro në 2024, nga rreth 790 euro që merrnin në 2022. Megjithatë, ekspertët e ekonomisë vënë në dyshim zbatimin praktik të një politike të tillë, të cilën shumë e konsiderojnë joreale.

Rama prezantoi “planin kombëtar” për rritjen e pagave në fund të marsit pas një mbledhjeje të qeverisë.

“Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por në të njëjtën kohë mjaft të arsyeshëm, për një rritje pagash që synon të mundësojë rritjen e pagave në një hark kohor prej dy vitesh, për periudhën 2023-2024, në një nivel të lartë rajonal”, tha Rama në një konferencë për shtyp.

Ai vazhdoi se përveç kategorive specifike si mjekët dhe mësuesit, premtimi kryesor do të ishte rritja e pagave mesatare në përgjithësi.

“Plani synon të arrijë një pagë mesatare prej 900 eurosh, që është… një mundësi që do ta përdorim në maksimum për të mirën e njerëzve dhe për të mirën e familjeve”, vijoi Rama.

Ai tha se rritja e pagave mesatare do të ndodhë në dy faza: njëra do të ndodhë “shumë shpejt” dhe do të publikohet plani i zbatimit, i cili do të pasohet nga faza tjetër.

Por shumë ekspertë të ekonomisë thonë se plani nuk është real dhe nuk janë të qarta as hapat që do të ndjekin institucionet për ta realizuar atë.

Zef Preçi, i cili drejton Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike, një institut kërkimor, i tha BIRN: “Rritja e pagave e shpallur nga kryeministri Rama javët e fundit duket e çuditshme dhe joreale, nëse marrim parasysh situatën aktuale të vështirë të ekonomisë shqiptare, me shumë rritje modeste ekonomike, inflacion të lartë për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesë të prodhimit të besueshëm.”

Preçi shtoi: “Në dekadën e fundit është vënë re një rënie e produktivitetit të punës në ekonomi dhe mungesë e fuqisë punëtore, e cila në sektorin e pakualifikuar po zëvendësohet me punëtorë nga vendet e botës së tretë”, vazhdoi ai.

Gjatë prezantimit të planit për rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik, Rama tha se sektori privat do ta pasonte këtë, për shkak të konkurrencës.

Por Preçi tha se vendimi për rritjen e pagave është marrë pa asnjë konsultim dhe se këta dy sektorë nuk kanë qenë në harmoni në dekadën e fundit. Një vendimmarrje e tillë e qeverisë po ndërmerret pa asnjë konsultim me sektorin privat të ekonomisë, tha ai; trepalëshi qeveri-punëdhënës-punonjës nuk funksionon për gati një dekadë.

Elvin Meka, Profesor i Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës, e quajti propozimin “thellësisht politik” dhe momenti përkonte me dy fushata zgjedhore, njëra për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti dhe tjetra për zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës.

“Sa i përket shkallës së rritjes së pagave, duhet theksuar se premtimi i kryeministrit ka të bëjë ekskluzivisht me pagat në administratën shtetërore dhe jo me rritjen e pagave mesatare në ekonomi. Kjo pasi kryeministri mund të rrisë vetëm pagat e kësaj administrate. Ai nuk mund ta detyrojë ekonominë dhe biznesin të përgjigjet me të njëjtin ritëm si ai i propozuar prej tij”, tha Meka për BIRN.

Zbatim i paqartë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premton se paga mesatare për punonjësit e administratës shtetërore do të shkojë nga 530 euro në 900 euro. Foto: Edi Rama/Facebook
Vitet e fundit, vendi është përballur me disa sfida të vështira ekonomike. Në vitin 2019, vendi u godit nga një tërmet, i ndjekur nga pandemia COVID-19 dhe më pas kriza e çmimeve të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë ka pësuar disa përmirësime, por borxhi publik dhe inflacioni mbeten të larta.

“Gjatë viteve 2021-2022, ekonomia përjetoi një rikthim të fortë me rritjen që u rikuperua plotësisht në nivelet para pandemisë dhe rigjallërimin e udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse. Investimet private, konsumi dhe shpenzimet publike nxitën rritjen, ndërsa borxhi publik mbeti i lartë. Rritja e inflacionit dhe lufta në Ukrainë kërcënojnë perspektivat ekonomike dhe të varfërisë në vitin 2022”, theksoi ai.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 2.4 për qind ndërmjet viteve 2010 dhe 2021, kohë gjatë së cilës vendi u qeveris fillimisht nga demokratët e qendrës së djathtë dhe koalicioni Lëvizja Socialiste për Integrim dhe më pas nga koalicioni socialist dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi vetëm nga socialistët.

Kjo normë rritjeje është jo vetëm më e ulët se norma e mundshme, e cila vlerësohet në 4 ose 4.5 për qind në vit, por është gjithashtu më e ulët se norma e rritjes së shumë vendeve të ngjashme. Ekonomia e Kosovës fqinje është rritur mesatarisht me 4 për qind, ajo e Turqisë me 5,5 për qind, ndërsa ajo e Rumanisë dhe Polonisë janë rritur me 3,3 për qind.

I pyetur nëse plani i ri i pagave do të ndikonte në buxhetin e shtetit, Rama tha se “do të kishte një efekt të konsiderueshëm, por do të ishte i përballueshëm”.

Por ekonomistët nuk duken të bindur.

Pano Soko, një ekonomist në Tiranë, tha për BIRN se kryeministri duhet të jetë më i qartë për zbatimin e planit dhe për hapat që do të ndërmarrë qeveria.

“Kryeministri para se të mendojë për premtime të tilla, duhet të tregojë se si mendon se duhet të rriten pagat. Pra, si do të fitojnë kompanitë më shumë, kur kemi pasur dy ngjarje që kanë ndodhur së fundmi, e para është rritja e taksave që kanë ndodhur në mënyrë progresive çdo vit për dhjetë vjet”, tha Soko për BIRN

“E dyta është premtimi i fundit për Shqipërinë për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit. Kur thua se do të dalim nga arbitrazhi, investitorët e huaj nuk mendojnë të bëjnë investime në Shqipëri, por mendojnë t’i pakësojnë ato,”, vijoi ai.

Rama tha së fundmi se një vendim i Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, për t’i dhënë biznesmenit italian Francesco Becchetti rreth 110 milionë euro dëmshpërblim ishte “skandaloz” dhe se Shqipëria mund të largohej nga organi si kundërpërgjigje.

Sipas Sokos, e vetmja gjë që mund të kontrollojë qeveria janë pagat e njerëzve që punojnë në administratën shtetërore.

“Sa i përket privatit, kompetencat e kryeministrit janë zero sepse tregu funksionon sipas ligjeve të tregut, nuk funksionon me urdhra, me vendime të Këshillit të Ministrave apo ligje. Nëse kryeministri dëshiron të rrisë pagat në sektorin privat, ai duhet të krijojë kushte që ekonomia të rritet”, vazhdoi ai, duke shtuar se që kjo të ndodhë, duhet të krijohen kushte që të inkurajojnë investitorët e huaj të vijnë dhe të qëndrojnë.

Elvin Meka është dakord: Kjo rritje e madhe dhe e paprecedentë e pagave në administratë nuk bazohet në ndonjë rritje të ndjeshme të produktivitetit, ashtu si rritja aktuale e pagave në sipërmarrjen shqiptare nuk erdhi nga rritja e produktivitetit të punonjësve, por nga nevoja urgjente për të ndaluar hemorragjinë e punëtorëve vendas përmes emigrimit masiv.

“Duket se kjo rritje e mëtejshme e pagave në administratë, por në mënyrë të pashmangshme edhe në ndërmarrje private, nuk do të vijë as nga rritja e produktivitetit në ekonomi, as nga rritja ekonomike”, paralajmëroi Meka.

Reforma ekonomike të diskutueshme

Së fundmi, Shqipëria është zotuar të ndërmarrë disa reforma ekonomike që janë përballur me kundërshtime të forta nga organizata vendase dhe ndërkombëtare, duke filluar me rikthimin e lojërave të fatit të legalizuara, një amnisti fiskale dhe shitjen e të ashtuquajturave “pasaporta të arta”, që për momentin është lënë në pritje nga kryeministri.

Më 11 prill, pesë dhoma të jashtme të tregtisë dhanë një qëndrim të përbashkët për qeverinë në lidhje me klimën e përgjithshme të biznesit në vend.

Deklarata e përbashkët e dhomave të tregtisë të Shqipërisë, SHBA-së, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Konfindustrisë pasqyronte “shqetësimet e kompanive, investitorëve dhe bizneseve që operojnë në Shqipëri. Ky shqetësim vjen nga mungesa e progresit ndër vite në përmirësimin e klimës së biznesit. Konkretisht, lidhet ngushtë me mungesën e progresit në tërheqjen e investimeve të huaja, luftimin e korrupsionit, sigurimin e transparencës në tenderat publikë, angazhimin në konsultim publik, si dhe ndryshimet e shpeshta të kodit tatimor, që lidheshin me mungesën e besueshmërisë dhe stabilitetit ekonomik”.

“Situata për bizneset po bëhet kritike. Për herë të parë, dhomat kryesore të tregtisë së jashtme janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët pa asnjë hezitim”, shtoi ajo. Ajo vazhdoi se dhomat e tregtisë shpresonin “që praktikat e vjetra të biznesit të zëvendësohen me modele bashkëkohore, rregulla konkurruese të tregut dhe standarde evropiane”./BIRN

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet