LIVE UPDATES
Politike

"14 maji"/ Financimi i partive politike, Celibashi: S'kemi iluzione, nuk punojmë me 'shenjtë', por këto zgjedhje duket se ka kujdes

Ilirjan Celibashi sqaroi se këtë vit palët kanë qenë më të përmbajtura.

19 Prill 2023, 09:56 Nga k.m.
"14 maji"/ Financimi i partive politike, Celibashi: S'kemi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, ka mbajtur një fjalë në takimin e sotëm për financimin e partive politike në zgjedhje, duke shtuar se menaxhimi i situatës nuk do të jetë i thjeshtë nga ana e organeve kompetente. Në fjalën e tij gjatë takimit të organizuar me temën “Shfrytëzimi i potencialit të sistemeve të raportimit dhe deklarimit online të financimit të partive politike”, Celibashi shtoi se partitë Politike nuk duhet të demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë për të shpenzuar para. Megjithatë sqaroi se këtë vit palët kanë qenë më të përmbajtura.

"Rikonfirmoj gjithë angazhimin dhe seriozitetin lidhur me financimin e partive politike në përputhje me Kodin Zgjedhor, dhe mos pasur ndroje kur këto të fundit kanë problematika me financimin. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe nga herët e tjera dhe duhet ta them që tej gjithë retorikës politike, duket që ka një lloj kujdesi për t'i respektuar këto rregulla për financimin e partive politike dhe transparencës për burimin e fondeve të fushatës. Por as unë dhe as ju nuk e kemi iluzionin që kemi të bëjmë me 'shenjtë' kur vjen puna për paratë që duan të marrin dhe kërkojnë partitë politike. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Ne si institucion mund të bëjmë më shumë për t'i bërë të përmbajtura që të mos demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore,"-tha Celibashi. 

Ndër të tjera, Celibashi tha se kjo platformë online do të jetë një mundësi më e mirë për KQZ që të kontrollojë financimin e partive politike, por gjithsesi ai thotë se nuk është një proces shumë i thjeshtë.

“KQZ do të ketë një mundësi më të mirë për të bërë verifikime më të thelluara në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor mbi paratë e shpenzuara nga partitë politike dhe subjektet zgjedhore. Ky sistem është një mundësi shumë e mirë, e kam fjalën për shoqërinë civile, media por edhe të tjerë për të marrë informacion dhe nxjerrë konkulzione për të bërë vlerësime se çfarë përmbajnë të dhënat e grumbulluara përmes këtij sistemi. Ne jemi vetëm në fillim të përdorimit të këtij sistemi dhe askush prej të gjithë përdoruesve nuk është familjarizuar plotësisht me këtë sistem, por ë paktën qoftë edhe formalisht nga pikëpamja e asaj që kishim objektiv e kemi realizuar qëllimin dhe synimi i partnerëve europianë ishte që ta kishim këtë projekt gati për këto zgjedhje dhe raportimi mbi financat e kësaj fushate të bëhet përmes kësaj platforme. Nuk është një proces shumë i thjeshtë,”-shtoi ai.

Pjesë e këtij dialogu ndërkombëtar janë edhe përfaqësues nga Transparency International, ekspertë vendas dhe të huaj, të cilët do të diskutojnë praktikat më të mira ndërkombëtare mbi raportimin onlinë të financave të partive politike gjatë fushatave zgjedhore. International IDEA, në bashkëpunim me Qendrën për Shtetin e së Drejtës në Finlandë, po mbështet KQZ-në, partitë politike dhe shoqërinë civile, duke paraqitur, së pari, modele të suksesshme dhe duke ofruar ekspertizë për digjitalizimin e raportimit dhe deklarimit të financimeve të partive politike. Instituti dhe Qendra RoL mbështesin edhe përpjekjet më të gjera të organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar rolin e tyre mbikëqyrës dhe aftësinë për të gjurmuar lëvizjet e fondeve në politikë.

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin