LIVE UPDATES
Politike

'Ekonomia'/ Braçe: Skemat e mbështetjes së fermerëve janë të padrejta! Krifca: Buxheti për bujqësinë më i lartë se 2022

Braçe i kërkoi ministres që blegtorët të rimbursohen për çdo litër qumësht dhe jo më për krerë nëse synohet që në tavolinat shqiptare vendin kryesor ta kenë produktet vendase dhe jo ato të importit.

8 Nëntor 2022, 14:38 Nga A.B
'Ekonomia'/ Braçe: Skemat e mbështetjes së
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u zhvillua një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2023. E pranishme në Komision ishte ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo bëri të ditur se buxheti i parashikuar për Bujqësinë në vitin 2023 është 14.2 miliardë lekë, 12% më shumë se në vitin 2022, ku 8.7 miliardë lekë janë për bujqësinë.

Ministrja deklaroi se mbështetja në total për bujqësinë ishte 7.1 mld lekë në 2021, në 2023 me vlerë 7.2 mld lekë.

Nga 2006 në vitin 2013 vetëm 14.9% e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë u alokohej fermerëve. Nga 2014 në 2022 nga buxheti i Ministrisë për fermerin jepej 40.5% e buxhetit. Në 2023, është 55.1% për fermerët. Do rritim kapacitet ankoruese në portin e Durrësit. Objektiv rritja e prodhimit të produkteve peshkore nga 10-20% dhe eksportet në masën 60-70%.  Reformohet ISUV, ku do ketë dhe rritje pagash. Në vlerë totale eksportet janë 328.4 mln euro nga janari në shtator 2022, blegtoria 2.2 mln lekë, 43.7 mln lekë peshkimi, bujqësia 140 mln lekë dhe agroindustria 142.5 mln lekë”, tha Krifca.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi se pa pasur një saktësim të të dhënave nuk mund të ketë një iniciativë për vendosjen e taksës për tokat dierrë.

Kam dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamik e një pune të përditshme”, tha Braçe, i cili vijoi: Në hyrje 20% TVSH dhe në dalje 20% TVSH dhe nuk humb asnjë qindarkë. E njëjta gjë vlen për qumështin dhe bulmetin. E dini pse ka qumësht pluhur me tepër, e hirre më tepër, pasi duan të ekuilibrojnë humbjet”. 

Po ashtu, ai shtoi se skemat e mbështetjes për fermerët duhet të ndryshojnë dhe të jenë gjithëpërfshirëse. Braçe i kërkoi ministres që blegtorët të rimbursohen për çdo litër qumësht dhe jo më për krerë nëse synohet që në tavolinat shqiptare vendin kryesor ta kenë produktet vendase dhe jo ato të importit.

Skemat tona të mbështetjes janë të padrejta. Nëse ne vendosim kritere që përfitimi nga skema nis nga 10 lopë ë sipër, unë nuk mund të shpallem jofitues pse paratë mungojnë. Është e padrejtë që tjetri të mos përfitojë. Kaluam nga tufa me 5 lopë në 10 lopë. I nxitëm të bëhen bashkë, të bashkojnë tufat dhe tani matet koha e aplikimit, në çfarë minuti? Kjo është e padrejtë. Mbështetja buxhetore duhet të shkojë te kg, te litri. Nuk duhet të jetë më te tufa. Më intereson produktiviteti, por edhe sasia e prodhimit që vjen për saj. Skema e naftës është planifikuar më pak 1.3 mld lekë planifikohet për vitin e arshshëm, nga 1.9 që ishte. Në kushtet që në këtë vit kemi lënë ende bujq pa marrë naftën, si mund të planifikohet më pak naftë për vitin e ardhshëm. Si mund të bëhen skema të tilla? Nëse duhet riparë, hajde ta rishohim. Si ta bëjmë më efektive. Por që të planifikohet për vitin tjetër më pak sesa është zbatuar deri tani, nuk më bën logjikë.”

Ministrja Krifca u shpreh se është kryer një analizë për efektin që do ketë paketa fiskale e se paratë që u hoqën nga rimbursimi me TVSH do u jepen fermerëve përmes skemës kombëtare të mbështetjes. 

“Është bërë një analizë për efektin e paketës fiskale, ato para që u hoqën nga rimbursimi me TVSH, ju vunë fermerëve përmes skemës kombëtare të mbështetjes 4.9 mld lekë, skema më e madhe ndonjëherë, 2.5 herë se viti më i lartë i mbështetjes së drejt për drejt. Sipërfaqe prodhimi sot është 1.5% më shumë se në vitin 2021, 18.5% më shumë eskporte”, i përgjigjet Krifca.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.

DEKLARATA E BRAÇES:

-Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti? -Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë? -Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë?

-Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra? -Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje? -Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prap në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023

-Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it. -Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim? -Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegori e peshkim e përpunim? -A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?
Ministrja Krifca iu përgjigj se të gjitha të dhënat e kërkuara do t'i vihen në dispozicion brenda këtij viti. 

'Besoj se përgjigjet e pyetjeve që kërkova do pasqyronin angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve të tjera… Pyeta për sa tokë punohet sot në Shqipëri dhe sa tokë nuk punohet sot në Shqipëri? Pasi ka dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamikë e një pune të përditshme. Pyeta për prodhimin bujqësor, e blegtoral, peshkimit, pasi lidhet dhe me nevojën e konsumit brenda vendit, sidomos kur çmimet për mishin dhe peshkun brenda kanë një peshë të konsiderueshme në inflacionin që të gjithë qytetarët shqiptarë po paguajnë. Pyeta për eksportet, bujqësore, blegtorale, peshkimi e agro përpunimi, pasi është një kontribut i jashtëzakonshëm për tregtinë e jashtme. SA kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marrim dhe ne një pjesë të të ardhurave nga këto çmime të rritura.'- tha Braçe. 

komisioni i ekonomise 8 nentor 2022 erion brace frida krifca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet