LIVE UPDATES
Politike

'Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive'/ Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa

Gjatë një takimi për Reformën Territoriale, Berisha thejksoi se nisja e këtij debati do të bëhet me qëllim përpunimin e një skeme përfundimtare që të bazojë vendimet në kritere shkencore, demografike dhe territoriale, duke rikthyer zonat malore dhe kodrinore në qendër të zhvillimit kombëtar.

31 Mars 2026, 12:40 Nga I.A
'Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi nisjen e një debati kombëtar për Reformën Territoriale. Gjatë një takimi për Reformën Territoriale, Berisha thejksoi se nisja e këtij debati do të bëhet me qëllim përpunimin e një skeme përfundimtare që të bazojë vendimet në kritere shkencore, demografike dhe territoriale, duke rikthyer zonat malore dhe kodrinore në qendër të zhvillimit kombëtar.

Berisha propozoi rikthimin e komunave dhe bashkive në zonat kodrinore dhe malore me një numër të caktuar banorësh, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime bazë dhe investimet të jenë të qëndrueshme. Ai theksoi rëndësinë e decentralizimit dhe rajonizimit sipas modelit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të garantuar zhvillim të harmonizuar në të gjithë territorin dhe për të respektuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

“Dy, duhet të përcaktohet numri i banorëve për bashkitë në qytezat apo qytetet satelite të qyteteve të mëdha. Duhet të rikthehen bashkitë apo komunat, sido që të jetë termi. Imagjinoni ju Tirana. Kamza është qyteti i 6-të më i madh në Shqipëri në 2011 se unë nuk i referohem ndonjëherë këtij censusit mashtrues të Edi Ramës, por i 2011 është i sakti. Asnjëlloj motivi nuk kishte, përveç se urrejtja, prandaj duhet të krijohen bashkitë në mënyrë që aty ku është e mundur. 110 mijë ka Sukthi. Imagjinoni ju, i shuar. Sukthi është dy herë sa Shijaku me banorë. Nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Pra duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për një hartë e cila duhet të bazohet në kritere shkencore, demografike, territoriale, ku të ketë dy parime themelore, shërbimet ndaj qytetarit dhe zhvillimin e vendit. U them unë ju, Zvicra paguan fshatarët për të qëndruar në zonat ku janë. I paguan dhe me një kontratë rigoroze për shërbimin shëndetësore. Sepse atje ka gjallëri turistike shumë të madhe pastaj në ato komunitete. Kurse ky merr masa të gjithëanshme që të largohen, largohen, largohen. Por ne me reformën tonë duhet të kemi parasysh këto kritere.

Së dyti rajonet. Ky e ka mendjen tek Komitetet Ekzekutive, e keni vënë re, ky do të kthejë Komunitetet Ekzekutive. Sepse ky tani i zhveshur nga çdo lloj njohurie për qeverisjen përveç atyre që ka trashëguar nga etërit e tij, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, tema ishte raporton ministrja e parlamentit. U kthye Komiteti Qendror, nuk e mbaj mend, në byronë politike po, por në komitetin Qendror nuk e di a raportonin ministrat apo jo, ky e ktheu tani dhe raportojnë ministrat në Komitetin Qendror të partisë së krimit. Po. Është në kohërat e fundit dhe përpiqet që të shpikë çdo lloj mënyre për të mbijetuar. Ne nuk kemi punë me Komitetet Ekzekutive. Përkundrazi ne jemi për të zbatuar të gjitha të drejtat kushtetuese të qeverive vendore. Decentralizimi dhe dekoncentrimi. Dekocentrimi është një parim tjetër mjaft i rëndësishëm edhe për të balancuar pushtetet. Edhe për të ndarë pushtetet. Nëqoftëse parimi i dekoncentrimit është një parim i domosdoshëm edhe për ekzekutivin, në vetevete, ky ka zbatuar hipekoncentrimin.

Ky keni për të parë ju, që përsëri të gjithë pushtetin që nuk ka ngelur asgjë, do ta ketë në një dorë dhe të gjitha agjencitë pas kadrastrës, njëra pas tjetrës do të mblidhen në Tiranë dhe do u dërgojë postën e Hazirit, e-Albanian, Diellën. Ndaj dhe ne i qëndrojmë rajoneve të ngritura sipas modelit të vendeve anëtare të BE-së. Rajonet janë të domosdoshme, duhet të jenë me të gjithë kapacitetet për të ju përgjigjur Europës së rajoneve. Sot ne përcaktojmë parimet, por një debat i gjerë në të gjithë territorin duhet të bëhet më mënyrë që të dalim me skemën përfundimtare. Komisioni ka përpunuar disa variante. Apriori ne nuk kemi një variant përfundimtar sot, sepse varianti përfundimtar do të dalë pas një debati në shkallë kombëtare në të gjitha zonat që do të bëhet për këtë reformë shumë të rëndësishme. Faleminderit shumë,“ tha Berisha./Dosja.al

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht