“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Kryedemokrati deklaroi se nuk po iu ofrohet shërbim qytetarëve duke akuzuar se prioritet i qeverisë është plaçkitja dhe grabitja e pasurive publike.
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, nga diskutimi mbi Reformën Territoriale, hodhi akuza edhe ndaj platformës e-Albania, për të cilën u shpreh se tashmë mund të quhet “Ergys Agasi Albania”. Kryedemokrati deklaroi se nuk po iu ofrohet shërbim qytetarëve duke akuzuar se prioritet i qeverisë është plaçkitja dhe grabitja e pasurive publike.
Berisha theksoi se modeli aktual ka favorizuar largimin e banorëve dhe ka bllokuar zhvillimin e territorit, duke shkatërruar shërbimet dhe duke penguar investimet lokale.
'Qytetet të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet bazë që përbëjnë edhe krenarinë e funksioneve të tyre. Ato nuk u ofrojnë qytetarëve dot shërbime. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se atje ka gjetur magazinat për të depozituar arkivën Edi Rama. Në një kohë kur rrethet kanë pasurinë e tyre, traditën e tyre, por mbi të gjitha qytetarët duhet të kenë shërbimin. E-albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania, shtoni E Albania. E-albania është posta e Hazirit. Cili ishte posta e Hazirit. E kam treguar edhe herë të tjera. Haziri ishte një patriot dhe ishte postier, merrte postën nga Kukësi e sillte në Tropojë.
Por shihte letrën. Por kjo letër thotë, me siguri Yllit ja kërkojnë djalin ushtar. E hidhte në Drin. Kjo letër tjetër për filanin. Me siguri kërkojnë xhandarët që ta arrestojë. E hidhte në Drin. Haziri e bënte nga vullneti për tu asistuar qytetarëve, por e-Albania nuk funksionon. Prandaj të mendosh se do të përfitojë nga e-Albania qytetari në Pogon, Valbonë apo në Theth, apo në zona të tjera ku interneti nuk funksionon në mes të Tiranës dhe funksionoka atyre, do të thotë të tallesh me qytetarët. Pse bëhen këto? Vetëm për të vjedhur. Dhe tani së fundmi Shqipëria bëhet vendi unik në botë, me një zyrë të vetme kadastrale në kryeqytet për gjithë vendin. E merrni vesh ju se grabitja, plaçkitja e pasurive publike, tokave, brigjeve e trojeve është tani përparësi absolute e këtij regjimi. Është përparësi absolute,' tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën territoriale si një ndër goditjet m&eum...
Edi Rama TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Ti...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte në orën 11:00 kryetarët e bashkive në Ti...
Kujtim Cakrani TIRANË- Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar detaje të reja nga dosja hetimore...
Bardh Spahia TIRANË- Partia Demokratike denoncon publikisht skandalin më të fundit me koncesionin e Sterilizimit që tashmë prej di...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për ...
Skënder HIta TIRANË- Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në dis...
Albana Koçiu TIRANË- Sot u zhvillua ceremonia e betimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar takimin e Procesit të Bërdo-Brionit, që ishte paraparë të mbahej në m...