“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Gashi u zgjodh me katër vota për nga gjashtë të mundshme në një votim të fshehtë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial.

Prokurori i shtetit Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës të premten, duke e mposhtur prokurorin Milot Krasniqi.
Gashi u zgjodh me katër vota për nga gjashtë të mundshme në një votim të fshehtë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial.
Ndërsa, Dardan Vuniqi u emërua zëvendës i tij.
Gashi e pason Ardian Hajdarajn në këtë post dhe do të jetë kryesues në dy vjetëve ardhshme deri kur t’i mbarojë mandati pesëvjeçar si anëtar i Këshillit Prokurorial në janar 2028.
Si kryesues, ai do të ketë të ketë rol të rëndësishëm për funksionimin e sistemit prokurorial në Kosovë, duke udhëhequr organin që menaxhon dhe duke e mbikëqyr punën e prokurorëve në vend.
Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion kushtetues dhe i pavarur që siguron pavarësinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial në vend.
Gashi ka qenë prokuror në Gjykatën e Apelit që nga viti 2021 dhe ka vepruar kryesisht në fushën e krimeve të rënda, krimeve ekonomike, luftimit të korrupsionit dhe edukimit ligjor të profesionistëve të rinj të drejtësisë.
Ai ka ngritur aktakuza kundër rasteve të korrupsionit, në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Gashi po ashtu u ka mbajtur trajnime prokurorëve për përpilim të aktakuzave, ndërkaq ligjëron edhe për tema të ndryshme, si “Uzurpimi i paligjshëm i pronës dhe kthimi i sendeve” në Akademinë e Drejtësisë.
Ish-ministrja e Drejtësisë, tani kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se e përshëndet vendimin e Këshillit Prokurorial për t’i zgjedhur kryesuesin dhe zëvendësin e tij.
“Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Sipas saj, është “inkurajuese të shohim që përpjekjet për të forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë po konkretizohen përmes hapave të tillë institucionalë”./REL
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj dy televizioneve në Shqipëri për evazion fiskal dhe pastrim parash. Kr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë konferencën për mediat. Teksa është përplasur në konf...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës për mediat. Gaz...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Parlamenti do të votojë një rezolutë javen që vjen për të sh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e çmimeve të karburanteve në vendin tonë ka ardhur për s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë aktorët që mendojnë se ndaluan projektin e Porto ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tërheqja e kompanisë nga projekti i Porto Romanos ka ndodhur për shkak t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme përplasjet me partnerët ndërkombëtarë në lidhj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Gjat&eu...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka deklaruar se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë. Në...