LIVE UPDATES
Politike

DW: Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj!

Edhe më datë 1 maj dështoi përpjekja e tetë me radhë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.  Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, në dallim nga herët e kaluara që votimi për kryetar të bëhej në mënyrë të hapur, kësaj radhe propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të mbyllur. As propozimi për këtë formë nuk kaloi, sepse s'i kishte votat e mjaftueshme të deputetëve.

1 Maj 2025, 12:40 Nga E. D
DW: Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ende nuk i ka formuar
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdha parlamentare për postin e kryetares së Kuvendit. Pa zgjedhjen e kryetares/it dhe kryesisë, Kuvendi i Kosovës cilësohet i pakonstituuar, që rrjedhimisht nuk mund të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë së Kosovës.

Edhe më datë 1 maj dështoi përpjekja e tetë me radhë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.  Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, në dallim nga herët e kaluara që votimi për kryetar të bëhej në mënyrë të hapur, kësaj radhe propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të mbyllur. As propozimi për këtë formë nuk kaloi, sepse s'i kishte votat e mjaftueshme të deputetëve. Përfaqësuesit e partive politike që nuk morën pjesë në votim thanë se tashmë është e qartë se Vetëvendosja nuk i ka numrat që ta kalojë kandidaten e saj për kryetare Kuvendi, prandaj sipas tyre nevojitet marrëveshje politike. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti  para seancës zhvilloi një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në përpjekje për një marrëveshje politike, por nga takimi nuk rezultoi ndonjë marrëveshje që do t'i jepte fund ngërçit politik.

Opozita e sheh kandidaten e Vetëvendosjes si figurë përçarëse

Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, që doli partia e parë në zgjedhje, i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës, por jo votat e mjaftueshme që e vetme ta zgjedhë kryetarin, edhe pse me Kushtetutë i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje disa herë radhazi propozoi kandidaten Albulena Haxhiu për postin e të parës së Kuvendit, por ajo po ashtu disa herë radhazi nuk i mori votat e mjaftueshme, të paktën 61, për t'u zgjedhur në krye të Kuvendit.

Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si "figurë përçarëse". Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron të votojë asnjë kandidat të partisë fituese Vetëvendosja. Kurse Vetëvendosje këmbëngul, se Haxhiu është kandidate me merita, duke hedhur poshtë vazhdimisht mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

Shqetësime ndërkombëtare për vonesat

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë shprehen me shqetësim për vonesat e krijimit të institucioneve të Kosovë. Ata bëjnë përgjegjëse partitë politike parlamentare që s'po gjejnë gjuhë të përbashkët. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se "ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shqetësimin e tij në rritje me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.”

"Partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t'i shohin interesat shtetërore para atyre partiake. Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde në profilin e tij social Bluesky. Edhe ambasada amerikane thotë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një Qeveri të qëndrueshme. "I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur”, thanë për mediet lokale zyrtarë të ambasadës amerikane. Situata është e paqartë se si do të veprohet më tej.

Procedurat për formimin e institucioneve të reja

Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që doli në zgjedhje, në këtë rast LVV-së, ndërkaq partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë votash dhe seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.

Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë së re. Pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, presidentja Vjosa Osmani,  sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t'i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë./DW

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet