LIVE UPDATES
Politike

DW: Armë për Ukrainën, a mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Që nga pushtimi rus i Ukrainës rreth dy vite më parë, presidenti ukrainas Zelenskyy ka ripërsëritur në vijimësi thirrjen e tij për ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e Bashkimit Europian.

29 Mars 2024, 09:20 Nga M.B
DW: Armë për Ukrainën, a mund të ndihmojë Ballkani
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

TIRANA- Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në gjendje këto vende që të përmbushin nevojat e Ukrainës?

Që nga pushtimi rus i Ukrainës rreth dy vite më parë, presidenti ukrainas Zelenskyy ka ripërsëritur në vijimësi thirrjen e tij për ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e Bashkimit Europian. Në Samitin Ukrainë-Europa Jug-Lindorembajtur në Tiranë në ditët e fundit të muajit shkurt, ai shkoi një hap më tej dhe sugjeroi bashkëprodhim armatimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

"Propozoj një forum të përbashkët në industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës, Ballkanit dhe partnerëve tanë”, tha ai.

Kjo kërkesë shtron pyetjen, nëse rajoni është teknikisht në gjendje që të përmbushë dëshirën e Zelenskyt. Dhe nëse është, a do të bashkëpunojë Serbia, vend i njohur për lidhjet e saj të ngushta politike me Rusinë?

Pse Zelensky përzgjodhi Ballkanin Perëndimor?

"Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një prodhim domethënës të armatimit të rëndë luftarak, ato kanë një sërë fabrikash për prodhimin e municioneve, dhe municionet janë ato që i interesojnë Ukrainës”, thotë hulumtuesja serbe Katarina Djokic, nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm, SIPRI.

Në një analizë për Deutsche Welle, Djokic thotë se pjesa më e madhe e prodhimit të armatimit në rajon është i përqëndruar në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi, me disa kompani që prodhojnë municione në një gamë të gjerë kalibrash dhe lloje të ndryshme armësh, përfshirë sisteme të artilerisë dhe mortaja.

"Kemi pak të dhëna të besueshme se sa këto kompani janë në gjendje të prodhojnë gjatë vitit dhe sigurisht ky prodhim është shumë larg nevojave të Ukrainës, por Ukraina kërkon municione aq sa të mundet, prandaj dhe interesi i saj për prodhimin e Ballkanit Perëndimor nuk është surprizë”, thotë Djokic.

Cilat shtete të Ballkanit Perëndimor prodhojnë armatime?

Raporti më i fundit nga SEESAC, Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug - Lindore dhe Lindore, tregon se gjatë vitit 2021, Serbia kryesoi listën e vendeve të rajonit si eksportuesi më i madh i armëve dhe municioneve, duke përbërë rreth 65.79% të eksporteve totale të Ballkanit Perëndimor, me një fitim në vlerën 1.3 miliardë euro. Vendin e dytë e mban Bosnje-Hercegovina, me 31.75% të eksporteve totale të rajonit.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga vetë këto shtete, rezulton se Shqipëria eksporton kryesisht municione, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi eksportojnë mitralozë të kalibrit 12.7 mm dhe automatikë, bomba dhe raketa, Maqedonia e Veriut eksporton municione dhe bomba, ndërsa Serbia një gamë më të gjerë armësh dhe municionesh, duke përfshirë bomba, granata, silurë dhe raketa.

Çfarë pozicioni mban Serbia?

Edhe pse presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përshëndeti me përzemërsi presidentin ukrainas Zelenskyy në samitin e Tiranës, ai nuk bëri deklaratë zyrtare pas kërkesës së Zelenskyyt për prodhimin e përbashkët të armatimeve. E vetmja deklaratë ndaj kësaj kërkese u bë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili gjatë samitit u tha gazetarëve se "presidenti Zelensky na foli rreth një mundësie bashkëpunimi, çka nënkupton investim, prodhim dhe bashkëpunim, dhe sigurisht që secili prej nesh tha ‘Po', jo vetëm Shqipëria”. Serbia e ka dënuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por ajo nuk i ka vënë kurrë sanksione shtetit rus. Katarina Djokic, thotë se pozicioni i politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë "mund të përshkruhet më mirë si oportuniste sesa e orientuar drejt Rusisë”. Ajo thekson se kjo reflektohet edhe në eksportet serbe të armëve.

"Nuk diskutohet nëse Serbia do të pranojë të dërgojë armatim në Ukrainë, sepse sipas burimeve publike të inteligjencës, Serbia po e bën aktualisht këtë, edhe pse përmes vendeve të treta”. "Në mediat sociale kanë qarkulluar disa fotografi që tregojnë trupat e ushtrisë ukrainase duke përdorur armatim të prodhuar në Serbi. Gjithsesi qeveria vendase e konsideron këtë si një çështje delikate për politikën e brendshme dhe nuk ka të ngjarë që t'i pranojë publikisht këto eksporte”, sqaron Djokic për DW.

Sipas saj, kur gjatë vitit të kaluar rrodhën dokumente amerikane që tregonin se Serbia ishte e gatshme të eksportonte armë në Ukrainë, ose kishte nisur ta bënte, presidenti serb udhëroi një pezullim të përkohshëm të të gjithë eksporteve të armëve, zyrtarisht me argumentin se u duhej dhënë përparësi Forcave të Armatosura Serbe, por me shumë gjasa ky ishte një veprim për të menaxhuar pasojat e dëmit të shkaktuar.

"Deklaratat e tij të fundit, që ‘ne nuk mund të eksportojmë armatim sepse na nevojitet për vete', nuk do të thonë se armatimet e prodhuara në Serbi nuk do ta gjejnë rrugën për në Ukrainë”.

Çfarë mund të bëjë Shqipëria?

Ermal Jauri, nga "George C. Marshall Albania Alumni Association”, thotë se modernizimi i kohëve të fundit i ish-bazës ajrore të Kuçovës me fondet e NATO-s është shembulli i përkryer i asaj çka mund të arrihet. Ai thotë se fabrikat e dikurshme të prodhimit të municioneve dhe bazat e vjetra ushtarake janë pjesërisht funksionale nga ana teknike dhe janë të certifikuara me sistemin e cilësisë së ndërmarrjes GOST.

"Me investimin e duhur, këto qendra rivitalizohen dhe kthehen në funksionalitet të plotë në një kohë të shkurtër”, i tha Jauri DW. Para viteve '90, këto qendra prodhonin municione për mortaja, "Kallashnikov”, pistoleta "Makarov” dhe "Parabellum”, pushkë të tipit "Simonov”, granata dore ofensive dhe difensive si dhe mina kundër personel.

"Nëse Shqipëria përfshihet në një nismë të tillë, do të ishte një hap madhor drejt përmirësimit të sigurisë së vendit dhe të gjithë rajonit”, analizon Jauri.

Me apo pa mbështetjen e Bashkimit Europian?

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, pak kohë më parë, presidenti Zelensky u kërkoi partnerëve të BE-së që të dërgonin me urgjencë më shumë armatim dhe municione në Ukrainë. Kërkesa e tij erdhi pak javë pasi Unioni pranoi publikisht se ishte shumë pranë arritjes së objektivit që i kish vënë vetes për të dërguar miliona predha artilerie në Ukrainë deri në fund të marsit. Josep Borrell, diplomati më i lartë i BE-së, më herët gjatë këtij viti u pati bërë thirrje vendeve anëtare që të ndalonin transportin e armëve drejt shteteve të tjera, përveç Ukrainës.

"Të mos bërit asgjë nuk është alternativë”, tha ai, duke theksuar se "shtetet anëtare të BE-së duhet të gjejnë mënyra për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës, veçanërisht për dërgesat e municioneve aq shumë të nevojshme”.

Pra, cilat vende europiane janë në kushtet për të ndihmuar Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor që të prodhojnë armatim së bashku?

"Qeveria gjermane ka shfaqur interes për financimin e armatimeve për Ukrainën, nga vendet jo-anëtare të BE-së. Franca gjithashtu ka treguar se do të ishte e hapur të blinte municione për Ukrainën, të prodhuara në vendet jo-BE”, thotë Djokic. "Me Berlinin dhe Parisin në ekip, do të ishte më tepër i mundshëm edhe përdorimi i fondeve të Bashkimit Europian”.

Sipas Jaurit, një nismë e tillë nuk mund të realizohet pa mbështetjen e aleatëve të Ballkanit Perëndimor, si NATO dhe BE. "Kjo, jo sepse aleatët nuk janë në gjendje të prodhojnë municion dhe pajisje luftarake në vendet e tyre, por mbështetja e tyre për krijimin e një industrie të tillë në Ballkanin Perëndimor, do të ulte ndjeshëm dhe kostot e tyre në prodhimin e tyre.”/ DW

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet