LIVE UPDATES
Politike

Dumani tha se policia e Krimeve të Rënda është korruptuar/ Murrizi: Pse nuk i heton penalisht ?

Murrizi ka marrë nga fjala e Dumanit, pjesën e deklaratës së tij lidhur me korrupsionin ekzistues sipas Dumanit në policinë e Krimeve të Rënda. Sipas Murrizit, këta Dumani duhet t'i ndjeki penalisht.

4 Prill 2024, 17:21 Nga h.k
Dumani tha se policia e Krimeve të Rënda është korruptuar/
Foto ilustruese

TIRANË-Mylym Murrizi anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka bërë një status ditën e sotme pas deklaratave të Altin Dumanit.

Murrizi ka marrë nga fjala e Dumanit, pjesën e deklaratës së tij lidhur me korrupsionin ekzistues sipas Dumanit në policinë e Krimeve të Rënda. Sipas Murrizit, këta Dumani duhet t'i ndjeki penalisht.

STATUSI I MYSLYM MURRIZIT

"Me habiti shume sot me 4 deklaratat e tij drejtuesi i SPAKUT Z Altin Dumani gjate raportimit ne KLP. Nuk bashkepunojme me policin per krimin e organizuar thote se ka brenda policis sidomos ne nivele te larte drejtuese individ te lidhur me boten e krimit!!!!!!!

Po pse nuk i ndiqni penalish dhe pse nuk i arrestoni keta drejtues Altin???

Aq me shume qe i dini se kush jane keta drejtues policie ne nivele te larta.

Se nuk besoj qe te kesh folur kot siç bejne shpesh here gazetare apo analiste neper studiot e tv per te bere lajm????

Dhe patjeter besoj qe ju kane dale nga pergjimet e 3335 personave qe keni kryer gjate vitit 2023 ose nga 1899 personat e botes se krimit !

Drejtues te larte sot Altin ne policin e Shtetit jane gjithsej rreth 20 individe

Nga kush keni frike qe nuk i arrestoni keta qe bashkepunojne me krimin???

Keni frike nga krimi ku keta jane aksioner apo nga Rama dhe Balla qe mban ne krye te policis se Shtetit ordiner qe punojne per llogari te botes se krimit te organizuar???

Drejtor i Pergjithshem i Policis se Shtetit eshte Z Muhamet Rrumbullaku

Nendrejtor te Policis se Shtetit jane z Sokol Bizhga dhe z Rebani Jaupi per rendin, z Neritan Nallbati per krimet dhe z Sajmir Boshnjaku per kufirin

Drejtor policie per krimin e organizuar eshte z Mond Rizai

Drejtor i operacionales qe ndjek, suvejon, heton,pergjon edhe ne menyre ambjentale eshte z Vilson Bala

Drejtor i antiterrorit ne drejtorin e pergjitheshme te policise se Shtetit eshte z Alban Dautaj

Drejtoret e policis ne 12 qarqe z Altin jane: Tonin Voci ne Tirane ,Edmond Sulaj ne Shkoder, Artan Bajraktari ne Kukes, Alfred Elezi ne Lezhe,Dhimitraq Ziu ne Diber, Skender Hida ne Durres,Ilir Proda ne Elbasan, Lorenc Panganika ne Fier,Kastriot Skenderaj ne Berat,Gjovalin Loka ne Korçe,Ermal Muça ne vlore,Ardian Çipa ne Gjirokaster

Cilin nga keta keni frike ju z Dumani????

Cili ,apo sa prej ketyre jane te inkriminuar apo bashkepuntore me krimin e organizuar Z Dumani qe ju trembeni per te bashkepunuar se nuk ju besoni???

Nese keni prova, fakte apo indicie nga pergjimet e elementeve te botes se krimit per sejcilin prej tyre dhe nuk i keni proçeduar penalish dhe akoma nuk i keni arrestuar, atehere pergjegjesia penale ,morale, publike, institucionale, shoqerore, etike dhe zyrtare bie vetem mbi ju dhe mbi 17 prokuroret e tjere te SPAKUT qe paguheni nga taksat e Shqiptareve me shume se çdo zyrtare tjeter ne Republiken e Shqiperise perfshi dhe President e Kryeminister,per te luftuar krimin dhe korrupsionin jo me selektim ,apo kë nuk keni frike ,apo kush nuk ju tremb ,por kush eshte antare i botes se krimit apo hajdut ordiner i taksave te Shqiptareve

Nuk keni asnje te drejte ti beni pis te gjithe publikisht per hater te mungeses se kurajos dhe profesionalizmit tuaj per ti treguar vendin llumbit brenda policis se Shtetit

Nuk mund te flisni si sekretaret e partise se punes ne mbledhjen e frontit ne pergjithesi per armiqt e klases apo per biografi te keqe sepse nuk jeni aty vleresues te asnje figure politike, shteterore, administrative apo shoqerore por prokuror i Shtetit qe duhet te flasesh vetem me fakte e prova konkrete dhe para Gjykates jo para kamerave

Ne KLP je per te dhene llogari sepse KLP eshte eprori juaj jo organ ne vartesine tuaj, dhe ndjej keq ardhje per nenshtrimin e turpshem te 11 antareve te KLP qe nuk ju ulen me kembe ne toke e me bythe ne ate karrike qe ju kane emeruar, por per interesa te ngushta personale rrinin sikur i kishe thirrur per ti mare ne pyetje

Nga i gjithe raportimi Juaj sot Altin me befasuan kater deklarata tuaja te cilat ne rastin me dashamires do ti quaja mungese profesionalizmi te theksuar ose delirantizem , dhe ne rastin me te keq arrrogance harbute jashte çdo norme te lejuar

Ju deklaruat qe Gjykata ben çfare kerkoni ju, dhe kjo eshte diktature komuniste dhe humbje e sovranitetit te Republikes Parlamentare e shnderrimi ne Republike Prokuroresh qe eshte antikushtetuese hapur ose grusht Shteti ndaj Kushtetutes dhe Institucioneve

Per kete duhet te mblidhet urgjent komisioni parlamentar i ligjeve dhe i sigurise Kombetare dhe duhet te shoh me detaje shkeljen brutale te Kushtetutes dhe te reagoj ligjerisht menjeher

Ju deklaruat qe keni dijeni per drejtues te larte te policise qe kane lidhje me boten e krimit dhe mos reagimi ne baze te ligjit per organin e akuzes dhe kodit penal ju ngarkon direkt me pergjegjesi penale dhe te gjithe drejtuesit e policise kane te drejte tju padisin per shpifje publikisht dhe cenim moral te dinjitetit te tyre

Ju deklaruat qe ka rene numri i kallezimeve prane SPAKUT nga institucionet Shteterore, pra po pranoni qe ju hetoni vetem çfare ju sjellin nderkohe qe detyre qe ju ngarkon ligji eshte fillimi i hetimeve kryesisht si primare pastaj çfare denoncojne institucionet, qytetaret,politikanet apo gazetaret, sepse SPAKU nuk eshte si dogana e Gazhelit qe pret kush “ maune” vjen tek trau qe ti mari taksen 20%

Po sikur te kete nje “ memorandium” nga te gjitha institucionet qe nuk do sjellin me kallezime ne SPAK, çfare do beni ju Z Dumani do ta mbyllni “ dyqanin”???

Si dhe ju i kerkuat KLP ne gjysmen e mandatit tuaj,qe prokuroret te kene te drejte te rizgjidhen edhe 9 vjet te tjera kur kete kompetence e ka vetem Parlamenti qe duhet te ndryshoj Kushtetuten por qe tregon hapur se sejcili nga ju po mendon qysh sot se ku do jeni pas 4 vitesh

Dhe kjo tregon qe ju si SPAK keni filluar te mendoni politikisht se kush do jete ne pushtet pas 4-5 vitesh ,e cili do jete fati juaj ne karriere, prandaj shohim heshtje ndaj balozeve te medhenj dhe shou me drejtora ne burg

Si nje ish deputet qe kam votuar ligjet e reformes ne drejtesi duke mare mbi vete kosto politike, uroj te kene qene “lajthitje” nga emocionet para KLP apo kamerave, se ndryshe do me beje qe ti “ kerkoja” falje ish hetues dhe kandidatit per deputet te rinis komuniste Arben Krajes."

myslym murrizi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit