LIVE UPDATES
Politike

Shkëlqimi dhe rënia e vajzave dhe grave që punuan për 5 drejtorët e Veliajt

Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, në bisedat e nxjerra nga telefonat e punonjësve të Bashkisë apo te kompanisë 5D, kanë faktuar të gjitha tenderat e dhëna në mënyrë korruptive, ndërkohë që kanë përfshirë dhe vetë Veliajn në këtë grup. 

4 Prill 2024, 15:57 Nga I.A
Shkëlqimi dhe rënia e vajzave dhe grave që punuan për 5
Drejtoret e Veliajt

TIRANË- Dosja '5D Konstruksion' ishte 'murtaja' që goditi bashkinë më të madhe të vendit 1 javë më parë. Në denoncimin e bërë nga Belind Këlliçi rreth 1 vitë më parë për këtë kompani si dhe për tenderat që kishte marrë 5D Konstruksion, u faktuan nga hetimet e SPAK. 

Por ishin punonjëset vajza aty që nxorrën hapur të gjitha shkeljet e bera nga 3 drejtorët e Veliajt në Bashki, Redian Molla, Mariglen Qato si dhe Taulant Tusha. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, në bisedat e nxjerra nga telefonat e punonjësve të Bashkisë apo te kompanisë 5D, kanë faktuar të gjitha tenderat e dhëna në mënyrë korruptive, ndërkohë që kanë përfshirë dhe vetë Veliajn në këtë grup. 

Jona Bejko një prej punonjësve ka nxjerr në pah se kryebashkiaku Veliaj është aksioner i një prej hoteleve luksoze që po ndërtohet në Durrës.

"Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta," thotë Bejko. 

Po Jona Bejko në një tjetër mesazh ka deklaruar se nga e gjithë kjo mënyrë korrupsioni, ajo paguhet vetëm 600 mijë lekë, ndërkohë që pronarët e saj fitojnë miliona lekë, të mbledhura nga taksat e qytetarëve të Tiranës. 

"Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta," shkruan Jona.

Po ashtu Jona ka qenë ajo që ka nxjerr nëpërmjet mesazheve, se i kanë kërkuar që të angazhohet me zgjedhjet lokale në Tiranë. Jona ka shprehur dhe inatin e saj në këtë anë, pasi nuk duhet t'ia kërkonin këtë.   

"Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet...... Uaaa u habita.... Mtha shefi kshu mkan marr per ty... Ca veni imagjino.... Me u marr me ty edhe nëse punon privat," pjesë nga mesazhi.

Në një tjetër mesazh, Jona i thotë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas ‘lalit’, pseudonim i përdorur për Veliajn.

"Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,……. Po mftoj dhe njeher per kafe… Qe tmerresh me partine te lagja,… I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu… Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit," shkruan Jona.

Një tjetër punonjëse që i janë publikuar mesazhet është dhe Jonida Hoxhaj së bashku me Manjola Bungurin. Të dyja këto në mesazhet që kanë bërë me njëra-tjetrën, kanë konfirmuar të gjitha akuzat e Këlliçit, ndërkohë që dhe e kanë ofenduar këtë të fundit. 

Pjesë nga bisedat:

Jonida: "Manjola he mi...... uaa ca d... ky".
Manjola: "Une se dija qe ishin 5... E dija 3.... Po si i ka gjet te gjtha".
Jonida: "ky eshte d... le te bej gam gam kot". Skan nje tamam... Po me beri përshtypje si i din".
Jonida: "po

Dhe në fund, është drejtoresha e Tirana Parking që vuri pikat mbi i, në lidhje me tenderat që kanë fituar drejtorët e Veliajt në mënyrë korruptive. Në bisedat mes administratorit të '5D Konstruksion' Nestor Muhametllari dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zëre, shihet shumë qartë që Zëre ka urdhëruar që të digjeshin të gjitha kompanitë që kanë garuar me 5D, për tenderat. Po ashtu vetë Zëre ka qenë ajo që ka informuar Nestorin për fitimet e tenderave por dhe po ashtu për skualifikimin e kompanive të tjera.

Pjesë nga bisedat:

Eglantina: "Cben mo... Do e mbyllim apo doni dru".
Nestori: "Ia kam dhene Manjoles deri neser mbyllet.
Biseda e datës 30.09.2019.
Nestori: "Të vazhdoj Kico?.. të mbyll?"
Eglantina: "Ta kish mbyll qe te premten kafsha, urgjent".
Eglantina: "Mjes lal" dhe i dërgon disa foto.
Nestori: "Te gjitha faqet e ankese mi dergove? Ok. se do e shofim ne sor". (shënim: Nestori këtë foto ja dërgon Manjolës, siç është referuar në komunikimet më sipër).
Eglantina: "Eshte hedhur njoftimi fituesit laf", "Besoj sot e shpall app e te ecim para".
Eglantina i dërgon Nestorit tekstin me përmbajtjen: "eshte publikuar Nj.F në sistem", më pas i shkruan: "Ecim tani,,, ta gëzosh":"
Nestori: Thank you "jeni të paparë".

Deborah Keçi është një tjetër zyrtare e Tiranës që ka nxjerr zbuluar nga mesazhet që i janë marrë, mashtrimet dhe shkeljet me tenderat e Bashkisë. Keçi në një bisedë me Nestorin ka treguar dhe frikën e saj, mos u dalin mashtrimet dhe padrejtësitë që po bënin, duke përmendur dhe burgun.

Pjesë nga mesazhet:

Deborah: ‘Vetëm aman shikojini tamam se mos hamë nai burg’.
Nestor: ‘Do i them juristes ta shofi nesër. Ti do dalësh nesër apo je pushim?’.
Deborah: ‘Edhe dal… Te ishim takuar ti shikonim pak… Me kujdes se kam pak frikë’.
Nestor: ‘E mbylli Debora’.
Deborah: ‘Hajt për hajër… Më dilni për zot tani’.

Këto mesazhe që kanë dalë nga Dosja hetimore kanë treguar dhe faktuar të gjithë rrjetin kriminal që ka kapur Bashkinë e Tiranës. Por deri më tani mesazhet që punonjëset kanë shpërndarë me njëra-tjetrën, kanë arritur që të nxjerrin në pah të gjitha shkeljet, por ende hetimi nuk ka përfunduar, pasi dhe vetë GJKKO ka kërkuar që të hetohet titullari i Bashkisë, por në asnjë rast nuk ka përmendur emrin e Veliajt, edhe pse titullari është vetë Kryebashkiaku.

jona bejko spak aksion në bashkinë tiranë eglantina zere deborah keçi jonida hoxhaj manjola bunguri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet