LIVE UPDATES
Politike

“Duhet ofertë e re, fytyra të reja dhe organizim i ri”, Dashnor Sula: Berisha e Meta kanë kohë të reflektojnë deri në shtator

Sula ka shtuar se krerët e opozitës, referuar Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kanë kohë deri në shtator që të reflektojnë mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndryshe ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe PS i kanë të fituara zgjedhjet në vijim.

1 Qershor 2023, 22:56 Nga I.A
“Duhet ofertë e re, fytyra të reja dhe organizim i ri”,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 14 maji erdhi si pasojë e mungesës së ofertës së opozitës dhe luftës brenda PD. I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, ai u shpreh se për sa kohë që opozita nuk nxjerr alternativë, fytyra të reja dhe nuk riorganizohet, situata nuk mund të ndryshojë.

Sula ka shtuar se krerët e opozitës, referuar Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kanë kohë deri në shtator që të reflektojnë mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndryshe ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe PS i kanë të fituara zgjedhjet në vijim. Madje ai u shpreh se ndryshe mund të mendohet edhe për një pak, ku partitë e tjera do të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë, dhe Rama do të lihet të qeverisë e qetë.

“Gjynahet më të mëdha në këtë Shqipëri i ka politika. politikanët janë ata që kanë mbajtur peng e kanë kapur nga fyti këtë vend që lëngon prej kohësh dhe që çdo ditë do bëhet më keq. Rinia sot ikën çdo ditë. Sot isha në një takim ku bashkëbiseduesi më tregoi se arsyeja që po largohen njerëzit janë 5 arsye, mossiguria, mungesa e lumturisë etj, pra paraja ishte arsyeja e pestë. Nuk ka dritë e lumturi në këtë vend. Kjo qeveri blen intimidon shantazhon votuesit, por urrejtja nga pushtetit duhet të triumfonte si në 2005, si në 2013 që erdhi PS me një valë popullore, e njëjta duhet të ndodhte edhe tani. Kjo nuk ndodhi edhe për shkak të gabimeve të opozitës. Çmenduria kolektive i PD dhe Bashës me djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjes në vendore, bëri që opozita të hyjë në një rrugë pa krye. Si ka mundësi që këta njerëz, qoftë Berisha, meta apo Basha, nuk arrijnë të kuptojnë çka ndodhur që qytetarët nuk i kanë votuar. Votuesi është bërë pragmatist dhe nuk duan të shkojnë më pas tyre. Nëse do shihnin një opozitë të fortë e të bashkuar mund të kishim një rezultat tjetër. Sa kohë opozita është e përçarë dhe kemi luftë mes nesh, Rama do fitojë.Ne nuk kemi ofertë. Pa një ofertë të re, pa fytyra të reja, organizim të ri, situata nuk ndryshon. Berisha, Meta e Basha, politikanë të këtij niveli, duhet të kuptojnë që nëse nuk arsyetojnë dhe marrin vendime jo vetëm për vete për të mbijetuar në politikë, por për të fituar qytetari shqiptar, kjo punë nuk bëhet. Deri në shtator maksimumi duhet të reflektojnë mbi gabimet dhe se nuk shkohet para me sherr e shamatë, le të luftojnë për numrin 2 dhe 3 dhe Rama le të garojë për 1-sh. Ndryshe ka një pak, që vijo qëndro në pushtet. Nëse nuk e kuptojnë, them që këto njerëz janë të parikuperueshëm dhe ta gëzoja Rama e PS pushtetin”, tha ai.

dashnor sula

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet