LIVE UPDATES
Politike

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

Artan Grubi këshilloi zyrtarët më të lartë të Kosovës që vendimet e tyre t’i konsultojnë dhe koordinojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1 Qershor 2023, 22:01 Nga k.m.
Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk kam kontaktuar me Kurtin,
Artan Grubi

TIRANË- Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri të Kosovës. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Grubi këshilloi zyrtarët më të lartë të Kosovës që vendimet e tyre t’i konsultojnë dhe koordinojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me Kurtin z.Grubi? Ju personalisht ose qeveria e Maqedonisë?

Artan Grubi: Jo. As Kurti me ne, as ne me Kurtin.

Blendi Fevziu: Një vendim i marrë në Kosovë impakton shqiptarët, impakton dhe shqiptarët e Maqedonisë. Në gjykim tuaj, çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush e ka përgjegjësinë?

Artan Grubi: Kosova është vetëm 15 km larg nga Shkupi dhe çdo zhvillim atje përjetohet sikur të jetë zhvillim këtu, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit sepse e shohin si një faktor qoftë konstruktiv, qoftë destabilizues, varësisht nga zhvillimi. Çdo zhvillim në Kosovë ka ndikim të jashtëzakonshëm në Maqedoni dhe ngjall drojë shumë të madhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse në mendjen e tyre lufta e vitit ’98 dhe ’99 në Kosovë prodhoi luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Blendi Fevziu: Sa e rrezikshme është situata në Kosovë?

Artan Grubi: Me kaq sa kam vlerësime nuk e shoh si shumë të rrezikshme. Me shumë keqardhje i ndoqëm zhvillimet atje në veri dhe më vjen shumë keq për veprimet e dhunshme të serbëve atje në veri. Këto zhvillime i erdhën Presidentit Vuçiç si një bingo për arsye të protestave të mëdha në Serbi kundër qeverisë dhe kundër Presidentit Vuçiç. Opinioni publik në Serbi është defokusuar tërësisht. Nuk shoh asgjë serioze, asnjë shqetësim për Presidentin Vuçiç dhe po tenton të krijojë një krizë të shpifur në veriun e Kosovës.

Blendi Fevziu: Cili duhet të jetë qëndrimi i Kurtit, sipas jush?

Artan Grubi: Ali Ahmeti që nga themelimi i partisë së tij nuk ka marrë një veidm të vetëm pa u konsultuar me SHBA. Vendime të mëdha flasim. Për çdo gjë kemi kërkuar pranim në ambasadën amerikane dhe në atë të BE, por kryesisht në atë amerikane. Vlerësoj që z.Kurti dhe qeveria e Kosovës do duhet të bashkërendojnë aktivitetet e veta afër me SHBA dhe BE.

Blendi Fevziu: A ka një krizë në raportet mes Kurtit dhe Shqipërisë ose shqiptarëve të Maqedonisë. Ju thatë s’kemi kontaktuar, Rama thotë nuk kemi kontaktuar. Kjo duket pak e çuditshme.

Artan Grubi: Ndoshta nuk ka kohë, ndoshta është shumë i zënë Kryeministri Kurti. Kontakti i vetëm ka qenë vetëm për ministrin e Brendshëm. Jashtë kësaj asnjë komunikim zyrtar as nga ambasada as nga qevera e Kosovës. Do kishim dashur që t’ju dalim në ndihmë.

Blendi Fevziu: Ndërkombëtarët ju kanë kërkuar që ti influenconi?

Artan Grubi: Po po. Sot isha në ditën kombëtare të Italisë, prej atje po vij, dhe temë kryesore ishin zhvillimet në Kosovë dhe se a kemi kontaktuar ne me autoritetet dhe se a mund të ndikojmë me kontaktet tona që kemi në Kosovë që të ulen tensionet në veri dhe të rikthehen palët në tavolinë./TvKlan

artan grubi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet