Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
E përfshirë në këtë dosje përveç Veliajt është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera.
TIRANË- Seanca e radhës paraprake për dosjen e “Veliaj”, do të mbahet sot në GJKKO. E përfshirë në këtë dosje përveç Veliajt është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet për një sërë veprash penale.
Në seancën e kaluar, prokurori Altin Dumani prezantoi një material të përmbledhur prej 50 faqesh, duke kërkuar kalimin e dosjes për gjykim.Ndërsa, avokatja e biznesmenit Elman Abule kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë gjykim të shkurtuar. Sakaq, avokatët e personave të tjerë kërkuan kohë për t’u shprehur.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Ilir Meta TIRANË- Sot zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës s&e...
pamjet BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të Misionit të Shqip&e...
foto ilustruese BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në NATO është...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë, ka realizuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kombwtaren pwr rezultatet e deri tanishme nw ndeshjet pwr Botwrorin. Me anë të një post...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të v...
PDK KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugu...
Foto ilustruse Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani ankesat kundër gjykimit të ish-krerëve të...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar se PL-ja do të bashkohet të hë...