LIVE UPDATES
Politike

“Çdo demokrat është në mision”/ Berisha: Protestat tona janë më të mirëpritura se kurrë

Berisha tha se PD është e vetmja forcë politike, e cila bashkë me Fidesin e Hungarisë është në këmbë, gjallë dhe të fortë.

5 Shkurt 2026, 20:32 Nga E.d
“Çdo demokrat është në mision”/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se çdo demokrat e demokrate duhet të ndjejë veten në mision, pasi PD ka bërë dy protesta të mëdha. Gjatë takimit me demokratët në degën 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se protestat e opozitës janë më të mirëpritura se kurrë.

Berisha tha se PD është e vetmja forcë politike, e cila bashkë me Fidesin e Hungarisë është në këmbë, gjallë dhe të fortë. Ai tha se këto protesta janë kryengritje paqësore.

Sali Berisha: Sot sigurisht është kohë tjetër. Sot është një kohë tjetër, veçse shumë punë kemi bërë për ta nxjerrë ashtu siç është. Po. Mos e harroni këtë. Nuk mund të sulmohet një qeveri pa e faturuar që ajo zhvilloi farsë dhe jo zgjedhje. Nuk ishte e lehtë kjo.  Po pse nuk ishte e lehtë? Sepse ai është një proces votim, thotë zgjedhje. Nuk janë zgjedhje ato. Ashtu zgjedhje kemi bërë ne në diktaturë çdo 4 vjet, edhe me daulle i bënim ne ato zgjedhjet në diktaturë.  Fillonte daullja atje te qendra e votimit, edhe atëherë bile, se këta shkrujtën aty u administruan, administrimin më të bukur e bënte diktatura, po ta marrësh si ai. E kishte çdo gjë me, me kuadrat. Bravo po. 

Ndaj dhe ne filluam kryengritjen tonë. Kjo është kryengritje paqësore. Ta dinë mirë, kushdo, shqiptarë dhe miqtë e Shqipërisë. Ne nuk ndahemi. Nuk ndahemi dhe nuk mund të ndahemi. Pse? Shqiptarët mund të mos na besonin më. Ne jemi e vetmja forcë politike bashkë me Fidesin e Hungarisë që jemi në këmbë dhe gjallë dhe të fortë. Asnjë tjetër. 
Të gjitha forcat antikomuniste që u krijuan në vitet '90 u larguan nga skena. Ne nuk u larguam. Ne kaluam periudhat më të vështira se çdo njëra prej tyre. Të pakrahasueshme. Po pse mbetëm ne? Ne mbetëm absolutisht vetëm sepse mbrojtëm të vërtetat që besojmë, mbrojtëm idealet tona. Përndryshe, edhe ne do shkriheshim si bryma para diellit, siç u shkrinë të tjerat. 

Erdhi fushata e fundit. Jo po këta janë të vjetër, partia kështu e partia ashtu e po ja ku dolën ato të rejat. Ne na votuan. Pra, jo se ndodhin këto, ne duhet, se do të jemi, duhet të jemi të vërtetë dhe realistë.  Ndodhi në Francë. Presidenti aktual ishte ministër i presidentit Holland. Dhe erdhën zgjedhjet, presidenti i thotë atij, do kandidosh ti për president? Jo thotë, do kandidoj, po do kandidoj me partinë time, jo me partinë tënde. Partinë e vet s'e kishte fare. E krijoi partinë, e krijoi partinë dhe fitoi edhe president, edhe shumicën në parlament. Pra, elektorati francez u tha jo atyre të tjerëve, edhe disa miqve tanë biles. Kjo kështu, po këtu jo, s'ndodhi. Këtu nuk ndodhi. Dhe ju them unë ju, se nuk ka asgjë më të vërtetë se rezultantja e mendimit qytetar, se konkluzionet, rezultantja e konkluzioneve. Shqiptarët e panë që ne jemi e vetmja shpresë e tyre. 

Ndaj dhe ne jemi në mision sot. Çdo demokrat e demokrate duhet të ndjejë veten në mision. Kemi bërë dy protesta. Jua them unë ju, janë mirëpritur më shumë në memorien time, ndofta se të gjithë protestat tona. Pse janë mirëpritur? Janë mirëpritur sepse e dinë që ky, mund t'i vesh çdo epitet, jua mori zgjedhjet. Dhe e dinë se ky ka vjedhur, i ka plaçkitur dhe tani, tani bën grusht shteti, bllokon drejtësinë. Kjo është. Mos mendojë kush se mbështetesh për arsye të tjera. Për këtë të mbështet. Për këtë kemi mbështetjen në mbarë botën. Për këtë, ne do t'u provojmë shqiptarëve dhe botës se nuk rrimë. 
Ne do, ne do të ngadhënjejmë, do të triumfojmë, dhe shqiptarët do votojnë të lirë./Dosja.al

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet