LIVE UPDATES
Politike

Përplasja me gazetarin e FAZ/ Vjosa Osmani angazhon avokatë në Gjermani për padi ndaj Michael Martens

Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, u kundërpërgjigj menjëherë për këtë paralajmërim, duke theksuar se punon që tri dekada në fushën e gazetarisë dhe asnjëherë nuk është përballur me padi.

5 Shkurt 2026, 16:49 Nga D.S

 

Përplasja me gazetarin e FAZ/ Vjosa Osmani angazhon avokatë në
Vjosa Osmani

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim që të “mbrojë integritetin” e Presidencës dhe shtetit, pas një përplasjeje virtuale me një gazetar të së përditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

“Shpifja dhe pretendimet e pabaza dhe të rreme nga Michael Martens [i njohur si Andric1961] iu nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i mohon në mënyrë kategorike pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit", ka shkruar në X - dikur Twitter - këshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu.

FAZ është themeluar më 1949. Është një e përditshme gjermane që gjerësisht konsiderohet si media serioze dhe e besueshme.

Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, u kundërpërgjigj menjëherë për këtë paralajmërim, duke theksuar se punon që tri dekada në fushën e gazetarisë dhe asnjëherë nuk është përballur me padi.

“Kam punuar në shtete sikurse Rusia, Afganistani e Turqia, kam shkruar për oligarkët rusë, kriminelët e luftës nga Serbia, kontrabandistët e Malit të Zi, rebelët kurdë dhe asnjëherë nuk jam paditur. Por, tani...”, ka shkruar ai në X.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua zyrës së Osmanit për të kuptuar më shumë rreth masave ligjore të paralajmëruara ndaj gazetarit Martens, dhe këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha se pretendimet e gazetarit janë “shpifje”.

“Për këtë arsye edhe po shqyrtohen rrugët ligjore, në konsultim me avokatë nga Gjermania”, tha ai.

Reagimi i Nuhiut erdhi një ditë pasi FAZ-i publikoi një artikull për Osmanin, me titullin: “A është Osmani kandidate e Trumpit?” dhe në fillim të tij thuhet se Osmani – mandati i së cilës në krye të shtetit të Kosovës përfundon në mars – po synon edhe një mandat pesëvjeçar me ndihmën e familjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Në fund të janarit, Osmani publikoi në X një video nga premiera e dokumentarit “MELANIA”, e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ku flitet për familjen presidenciale.

Gazetari Martens e ripublikoi këtë postim, ku shkroi:

“A i ka thënë dikush presidentes në largim të Kosovës që është një vijë mes përfaqësimit të interesave legjitime të shtetit dhe prostitucionit intelektual vetëdegradues? Osmani duket se nuk është e vetëdijshme për këtë".

Ai vazhdoi edhe në ditët e tjera të shkruante komente kritike për Osmanin, dhe më 4 shkurt shkroi se “gratë nuk janë inferiore ndaj burrave – ato janë të afta të bëjnë çfarëdo që bëjnë burrat. Ja e keni shembullin e Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani tregon se për hir të karrierës së saj politike ajo mund të jetë pa shtyllë kurrizore po aq sa kolegët e saj burra”.

Në artikullin e publikuar për Osmanin, më 4 shkurt, përmendet pjesëmarrja e Osmanit në Bordin e Paqes – nismën e presidentit Donald Trump për zgjidhjen e konflikteve në botë, që u jetësua në Forumin e Davosit.

Kosova, e përfaqësuar nga Osmani, ishte ndër shtetet themeluese të këtij trupi ndërkombëtar.

Martens, duke u thirrur në “informacione jozyrtare nga Prishtina” shkroi se Osmani e bëri këtë veprim pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që pretendohet se ndërmjetësoi qasjen e Osmanit te Trumpi”, shkroi ai.

“Rama ka lidhje me familjen presidenciale amerikane sepse ai i ka dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner kontratë multimiliardëshe për një projekt në bregdetin shqiptar. Rama nuk ka raporte të mira me Kurtin”, shkroi Martens.

Në Davos ato ditë ishte edhe Kurti, por ai nuk mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes.

Kur u pyet nga një medium në Shqipëri pse ishte ajo e jo Kurti në themelimin e Bordit, Osmani tha se në bazë të Kushtetutës, është presidenti që udhëheq politikën e jashtme.

Më pas, në artikull përmendet mandati presidencial i Osmanit, që skadon në mars. Sipas artikullit, Osmani nuk ka mbështetje në Kuvendin e Kosovës për rizgjedhje.

“Për të kompensuar mungesën e mbështetjes në Kosovë, që disa javë, Osmani po tenton ta paraqesë veten si ‘kandidate të Trumpit’. Llogaritja: SHBA-ja është faktor kyç në Kosovë, jo vetëm përmes bazës ushtarake Bondsteel, por edhe përgjatë historisë së këtij shteti të ri, dhe ky karakterizim mund t’i sigurojë asaj një mandat të ri... Kërcënimi është: ‘nëse s’më rizgjidhni si presidente, do të keni telashe me SHBA-në'”.

Martens është korrespondent i FAZ-it për Evropën Juglindore, me seli në Vjenë.

Sipas biografisë së tij, të publikuar në FAZ, ai e nisi karrierën si redaktor për gazeta ruso-gjermane përmes një projekti të financuar nga Zyra e Jashtme gjermane.

Më vonë ka raportuar për rajonet e Azisë Qendrore, Pakistanit,
Afganistanit, Ukrainës dhe Rusisë.

Ai punon për FAZ-in prej vitit 2001. Prej vitit 2002, për shtatë vjet rresht ka qenë korrespondent për Ballkanin, duke raportuar nga Beogradi.

Teksa nga Presidenca po paralajmërojnë ndjekje ligjore, këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka argumentuar se një lëvizje e tillë do të dëmtonte vetë institucionin e presidentit dhe shtetin e Kosovës.

Sipas saj, shkrimi në FAZ për Osmanin është analizë dhe trajton çështje me interes publik që “gëzojnë mbrojtje të lartë gjyqësore”.

Kusari shkroi në Facebook se artikulli ofron opinione, vlerësime dhe analiza bazuar në njohuritë e autorit për Kosovën dhe thirret në burime konfidenciale.

“Opinionet nuk i nënshtrohen kriterit të verifikimit dhe, rrjedhimisht, gëzojnë mbrojtje të gjerë ligjore”, tha Kusari.

Ajo tha se i vetmi fakt i ri i përmendur në shkrim është se “Rama ia ka siguruar Osmanit ulësen në Bordin e Paqes, fakt që nuk është kontestuar nga Osmani. Faktet i nënshtrohen verifikimit, prandaj nëse ky fakt nuk është i vërtetë, Osmani duhet ta ngre këtë si çështje”.

“Për mua, shqetësues, por aspak befasues, është fakti që zyra e presidentes përmend ligjin penal si formë kërcënimi ndaj Martens ndonëse shpifja ndiqet sipas ligjet civil në Gjermani dhe përmend fjalën dezinformatë për një shkrim të botuar nga gazeta prestigjioze FAZ. Kjo padi, nëse ushtrohet pranë gjykatave gjermane apo cilësdo gjykatë ku sundon ligji, nuk ka asnjë shans të fitohet", argumentoi Kusari.

Osmani ka thënë se është ftuar për të themeluar Bordin e Paqes me ftesë të presidentit Trump.

Kosova e konsideron si qenësore aleancën me Shtetet e Bashkuara, vend që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Osmani shpesh ka përmendur faktin se vendi i saj është më proamerikani në botë dhe ka lartësuar udhëheqjen e Trumpit.

Presidentja e Kosovës e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Por, ajo është kritikuar disa herë gjatë mandatit të saj se ka mbajtur anë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ende nuk dihet nëse do t'i sigurojë votat e nevojshme për mandatin e ri.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, ajo tha se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti./REL

vjosa osmani michael martens përplasja me gazetarin e faz

Sondazh

Poll
Politike 5 Shkurt 2026, 13:41 I.A

FOTOLAJM/ Rama pritet nga Papa Leone XIV 

Edi Rama dhe Papa Leone XIV VATIKAN- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë k&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet