LIVE UPDATES
Politike

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

Kështu i interpreton mesazhet e presidentes së Komisionit Evropian ndaj autoriteteve në Beograd eksperti për siguri dhe politikë të jashtme, Igor Bandoviç.

18 Tetor 2025, 17:17 Nga I.A
Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet
Vucic dhe Putin

“Mungesë durimi nga Brukseli dhe kërkesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë brenda një periudhe të shkurtër”.

Kështu i interpreton mesazhet e presidentes së Komisionit Evropian ndaj autoriteteve në Beograd eksperti për siguri dhe politikë të jashtme, Igor Bandoviç.

Ursula von der Leyen deklaroi pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 15 tetor se “tani është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit” në BE.

Ajo bëri thirrje për përparim në sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe reformat zgjedhore, si edhe për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Tani e kemi parë në praktikë se si duket kur politika e balancimit ka afat skadimi. Mendoj se tani do të duhet të merret një vendim përfundimtar”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bojana Selakoviq, koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në, e cila bashkon ekspertë dhe organizata joqeveritare.

Edhe pas pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve që i vendosi Perëndimi Moskës, Beogradi mbeti një nga të paktët partnerë evropianë të Kremlinit, edhe pse është vend kandidat për anëtarësim në BE.

Thirrja e re nga Brukseli vjen në kohën kur Serbia po përballet me pasojat më konkrete të politikës së balancuar të jashtme.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë kryesisht ruse, u vu nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa marrëveshja e re për gazin me Moskën, në të cilën Beogradi kishte shpresa, nuk u nënshkrua.

Serbia e justifikoi refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë duke u thirrur në “mbrojtjen e interesave kombëtare” - kryesisht për shkak të varësisë së madhe nga energjia ruse dhe mbështetjes që i jep Moska në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse Serbia është me të vërtetë e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE, nuk mund të vazhdojë të ketë marrëdhënie të tilla me Rusinë, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë”, thotë Selakoviq.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat për anëtarësim në BE që nga viti 2021.

Duke folur për politikën e jashtme, von der Leyen theksoi se Brukseli pret një nivel më të lartë të përafrimit nga Serbia, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Ajo e përgëzoi Beogradin për përafrim në shkallën prej 61%, por shtoi se “nevojitet më shumë” dhe se BE-ja dëshiron ta ketë Serbinë “partnere të besueshme”.

“Nuk jepet më një periudhë për ta përafruar këtë politikë, siç ka ndodhur më parë, kur gjithmonë shtyhej. Tani kërkohet qartë dhe do të thosha brenda një afati të shkurtër”, thotë Bandoviq për Radion Evropa e Lirë.

Duke u ndalur te kriza energjetike, e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022, von der Leyen tha se oferta për anëtarësim në BE është “premtim i solidaritetit”.

“Ju mund të vazhdoni të llogaritni te ne. Ne lidhim Serbinë me tregun energjetik të BE-së. Kjo është garancia e vërtetë që familjet serbe do të jenë të sigurta dhe me ngrohje gjatë dimrit”, shtoi ajo.

Ajo, gjithashtu, përmendi projekte konkrete të BE-së, duke marrë si shembuj Korridorin Transballkanik të Energjisë Elektrike, që lidh sistemin energjetik të Serbisë me fqinjët dhe me BE-në, si dhe interkonektorin e gazit Serbi-Bullgari.

Para ndërtimit të këtij interkonektori me Bullgarinë në vitin 2023, që furnizohet me gaz nga Azerbajxhani përmes Greqisë, Serbia mbështetej kryesisht në gazin rus dhe në tubacionin në pronësi kryesisht të Gazprom-it rus, që ndodhet nën sanksionet e SHBA-së.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë, por kam përshtypjen se problemi është te ne”, thotë Bandoviq.

Pavarësisht përpjekjeve për të diversifikuar burimet, Serbia mbetet e varur kryesisht nga gazi rus, që plotëson rreth 80% të nevojave të familjeve dhe ekonomisë.

Në nivel vjetor, Serbia konsumon rreth tre miliardë metra kub gaz.

Megjithëse Beogradi shpresonte për një marrëveshje trevjeçare të gazit me Rusinë, nga Moska, në mes të tetorit, erdhi një “lajm shumë zhgënjyes”, siç e përshkroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kremlini ofroi zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese vetëm deri në fund të vitit.

“Ata duan të na thonë: ‘nëse filloni ta nacionalizoni NIS-in ose ndonjë gjë tjetër, ne mund ta ndërpresim gazin më 31 dhjetor’. Dhe ky është një mesazh shumë, shumë i keq për mua, jo sepse planifikuam ta nacionalizojmë... sepse, sikur ta kishim bërë, nuk do të kishim sanksione”, tha Vuçiq më 11 tetor.

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, deklaroi më 16 tetor se vendimi për marrëveshjen e gazit është “i bazuar në arsye komerciale dhe teknike” dhe se “nuk ka lidhje me politikën”.

Duke folur për gazetën serbe “Veçerenje Novosti”, ai shtoi se Rusia do që Serbia të ketë “furnizim stabil me gaz, me çmimin më të mirë të mundshëm”.

“Kur bëhet fjalë për sanksionet amerikane kundër NIS-it, gjërat duhet të quhen me emrin e tyre të duhur. Ato janë, gjithashtu, një goditje kundër Serbisë, ndoshta për faktin se ju nuk i keni vendosur sanksione Rusisë dhe vendet tona vazhdojnë të bashkëpunojnë”, tha ambasadori rus.

Sanksionet amerikane kundër NIS-it, të cilat hynë në fuqi më 9 tetor, synojnë, mes tjerash, të pengojnë financimin e luftës në Ukrainë, përmes parave që gjenerojnë kompanitë ruse të energjisë.

Ndikimi rus në Serbi ishte gjithashtu temë në takimin e presidentes së Komisionit Evropian me përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi.

“Ajo e sheh Rusinë si një kërcënim të madh për Ballkanin Perëndimor dhe si një pengesë të madhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, thotë Bandoviq.

Diskutimet përfshinë edhe zbulimin e një kampi paramilitar në perëndim të Serbisë, ku shtetas të huaj trajnoheshin për të shkaktuar trazira në Moldavi.

Policia arrestoi dy persona, ndërsa autoritetet nuk e identifikuan Rusinë si organizatore, përkundër pohimeve të Moldavisë.

“U diskutua edhe varësia e vazhdueshme e Serbisë nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së Federatës Ruse, të cilat shpesh përmenden nga zyrtarët tanë. Kjo është diçka që ngre shqetësim të madh te Komisioni Evropian”, shton Bandoviq.

Qeveria serbe ftoi Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë në Beograd për të hetuar pretendimet se policia përdori top zanor gjatë një proteste të madhe antiqeveritare në Beograd, më 15 mars.

Pa ofruar prova, Moska dhe Beogradi akuzojnë shërbimet perëndimore për organizimin e protestave masive në Serbi, në të cilat demonstruesit - të udhëhequr nga studentët - kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në një aksident në Novi Sad.

Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, tha se “është koha që e gjithë popullsia të bashkohet dhe t’i forcojë themelet e një demokracie efikase”.

Ajo theksoi se BE-ja mbështet lirinë, jo represionin, duke përfshirë të drejtën për tubime paqësore.

“Ne mbështesim partneritetin, jo nënshtrimin, dhe diplomacinë në vend të agresionit”, shtoi ajo.

Bandoviq thotë se Serbia tani ka mundësinë të marrë një vendim të qartë ndaj Brukselit, por nuk beson se Qeveria aktuale do ta bëjë këtë.

“... sepse orientimi drejt Bashkimit Evropian ka kosto të caktuara që kjo qeveri nuk është e gatshme t'i paguajë. Mendoj kryesisht në koston e demokratizimit, sundimit të ligjit dhe harmonizimit të politikës së jashtme. Nëse do të ishte e gatshme, do ta bënte shumë më herët”, thotë Bandoviq.

Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012. Nga 35 kapitujt negociues, ajo ka hapur 22 dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Kapitullin e fundit e ka hapur në dhjetor të vitit 2021. Sipas raporteve të progresit nga Brukseli, kushtet kryesore në rrugën drejt anëtarësimit janë: sundimi i ligjit, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe përafrimi me politikën e jashtme të BE-së.

Në raportin e vitit 2023, Parlamenti Evropian vuri në dukje ndikimin rus në Serbi, të cilin vendi e përdor në përpjekje për të destabilizuar dhe ndërhyrë në punët e shteteve sovrane fqinje. Para kësaj, në vitin 2019, Departamenti i Shtetit i SHBA-së e karakterizoi Serbinë si vendin me “mjedisin më të depërtueshëm” për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor./REL

igor bandoviç ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës