LIVE UPDATES
Politike

Diplomacia e Kim kur Rama sulmoi SPAK dhe reagimi i rrufeshëm për Metën

Kim reagoi pas sulmit të dytë të Ramës, por statusi i Metës nuk 'i shpëtoi'.

24 Gusht 2022, 19:01 Nga F.M
Diplomacia e Kim kur Rama sulmoi SPAK dhe reagimi i rrufeshëm për
Edi Rama, Yuri Kim dhe Ilir Meta

TIRANË- Në harkun kohor të një muaji kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonat ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Fillimisht, në muajin prill të vitit 2022, sulme që siç duket nuk kanë rënë në veshin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Nga kongresi i Partisë Socialisre që u mbajt në Pallatin e Kongrseve, Kryeministri i kërkoi SPAK-ut që të niste hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, të shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Më tone të ngritura, Rama tha se SPAK se nuk ka çuar para drejtësisë politikanë vrasës, duke nënëkuptuar këtu Berishën, por ka dënuar një zëvendësministre me 10 muaj burg, referuar Rovena Vodës.

“Po kthehem tek ato 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu do të thonë kur janë dhjetëra të vrarët dhe të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër, të cilët rrotullohen në varr në kërkim të drejtësinë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK-u nuk i di, burgoset një grua për 10 kg peshk. Ndërkohë që SPAK-u vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, për këdo zyrtar të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, SHBA, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim. Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose s’ka. Këtë nuk mund ta thotë politika e brendshme. Duhet ta thotë drejtësia. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjithë ata që kuptojnë dy gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK duhet t’ia heqë Shqipërisë këtë gur nga qafa, duke e ndarë, ka bazë apo nuk ka bazë. Që shqiptarët ta marrin mesazhin, ka bazë apo nuk ka bazë,”- tha Rama në atë kohë.

Pas këtij sulmi, nuk pati reagim nga ambasadorja Kim, por Rama s’e ndali shprehjen e pakënaqësisë së tij ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në muajin maj, kryesocialisti la të kuptohej sërish se SPAK po godet më shumë nga e majta, duke theksuar megjithatë se partia e tij ka patur gjithnjë të njëjtin qëndrim sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido pjesëtar i tyre e se nuk është bërë strehë e asnjë personi që ka shkelur ligjin.

Kryeministri Rama tha se SPAK veproi me nxitim të hetonte gjyqtarin Ardian Dvorani, ndërsa për Berishën, ende nuk ka ndërmarrë asnjë hetim.

“Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK, në hetim për çfarë? Për një hetim të kujt? Për një denoncim të atij që, jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë para SPAKU-t, Ilir Metës. Po si qenka kjo kështu, kaq e përmbysur? Zonja e zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni e dilni në mbrojtje Shqipërisë. Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non grate, një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tërë dynjasë, këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë, SPAK-u. Askush tjetër!”- tha Rama.

Rama nënvizoi se kjo sipas tij nuk është një thirrje politike, por për të vepruar e për drejtësi.

“Nuk është një thirrje partiake, nuk është një thirrje politike por është thirrja e forcës që e ka udhëhequr dhe që e garanton reformën në drejtësi. Po sfidohet drejtësia dhe se po delegjitimohet SPAk-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë,”- tha Rama.

Pas këtij sulmi të dytë, Kim nuk qëndroi duarkryq. E pranishme në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, ambasadorja Yuri Kim tha se sulmet nuk janë standardi që kërkohet për Reformën në Drejtësi. E futur në rolin e saj si diplomate, Kim shtoi se drejtësia duhet të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetime, ose kur prokurorët të mos hapin dosje me porosi, urdhër apo kërcënim.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo bëri një tjetër reagim në të cilin kujtonte  sulmin e Sali Berishës ndaj ish-kryeprokurores, Ina Rama.

“Do ta marrim vesh kur të jetë e suksesshme kur të mos ketë magjistratë të angazhuar në sjellje të keqe. Gjithashtu konsiderohet e suksesshme kur të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, ta quajnë prokuroren kështu apo ashtu, të mos thonë që nuk ka drejtësi kur ‘ana ime’ futet në burg. Kjo nuk është drejtësi! Këto nuk janë standarde që populli kërkon. Duhet drejtësi që i besohet me sy të verbër. Të gjithë të jenë të barabartë para ligjit,”- thoshte ajo.

Sulmet e Ramës stopuan në atë kohë, por sot, SPAK është vënë në shënjestër nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit u mor nën hetim nga SPAK pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish-deputeti Halit Valteri, pas një artikulli të botuar në gazetën austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzonte ish-Presidentin Ilir Meta se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të ish-Presidentit Amerikan Donald Trump. Por, kreu i PL-së nuk e priti mirë këtë nisje hetimi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta e konsideroi kreun e SPAK, Arben Kraja si ‘spurdhjak’ të partisë që i shërben mafias.

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”- shkruante Meta.

I rrufeshëm ishte reagimi i Kim. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është rreshtuar krah drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. Në një qëndrim zyrtar në Twitter, Kim thotë se kërcënimet për të prishur reformën nuk duhet të pranohen. Ajo shton se askuhs nuk është mbi ligjin dhe se të gjithëve atyre që janë shqetësuar, odo tu vijë fundit, duke nënkuptuar Metën.

“Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët - dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi - nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. ër një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t'i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin,”- shkruan Kim.

edi rama yuri kim ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet