Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Reagimi i ambasadores vjen fill pasi SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për Metën, ndërsa ky i fundit akuzon se SPAK dhe Arben Kraja janë shërbëtorë partie
TIRANE- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është rreshtuar krah drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i cili u sulmua më herët nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që e quajti "një spurdhjak partie që i shërben mafies". Në një qëndrim zyrtar në Twitter, Kim thotë se kërcënimet për të prishur reformën nuk duhet të pranohen, ndërsa flet për të "paprekshëm që sot janë të shqetësuar". "Askush nuk është mbi ligjin",-thekson dhe mbyll ajo reagimin e saj.
REAGIMI I YURI KIM:
Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët - dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi - nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. ër një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t'i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin.
Reagimi i ambasadores vjen fill pasi SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për Metën, ndërsa ky i fundit akuzon se SPAK dhe Arben Kraja janë shërbëtorë partie. Çfarë ndodhi sot?Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar sëriush një pengmarrje bllokimin e integrimit të Shqipërisë e Maqedon...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur çështjen e vizave të Kosovës. I pranishëm në Samitin "Zgjimi ...
AUSTRI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri dhe po merr pjesë në samitin ‘Zgjimi Gjeopolitik i BE-së’. Gjatë fjal&eum...
Halit Valteri TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri ka reaguar pas nisjes së hetimeve për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Met...
Arben Kraja dhe Ilir Meta TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur sot hetimin ...
Ditmir Bushati Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është shprehur se BE-ja duhet ta bëjë ofertën e saj të preks...
Ilir Meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimet për kreun e Partisë së Liris&...
Edi Rama AUSTRI- Kryeministri Edi Rama është takuar me të rinj nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut teksa ndodhet në Au...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur Ukrainën në ditën e pavarësisë. Përmes një shkrimi,...
Edi Rama TIRANË- Bonusi i bebes këtë vit iu është shpërndarë 22, 822 fëmijëve. Shifrat janë publikua...