LIVE UPDATES
Politike

Dimal Basha: Nuk gjeta mirëkuptim për të shtyrë përpara çështjen e tri buxheteve

Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re.

30 Tetor 2025, 17:05 Nga E. D
Dimal Basha: Nuk gjeta mirëkuptim për të shtyrë përpara
Dimal Basha

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha të enjten se nuk gjeti mirëkuptimin e përfaqësuesve politikë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që të shtyheshin përpara tri çështje: buxheti i ri i Kosovës për vitin 2026, ai për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun dhe buxheti për Radio Televizionin e Kosovës.

Basha e pranoi se është e pazakontë që e mblodhi Kryesinë e Kuvendit, duke pasur parasysh se në praktikat e deritanishme, ky organ mblidhet vetëm pasi vendi të ketë një qeveri të re.

Megjithatë, ai tha se çështjet e parashtruara në këtë mbledhje kërkonin trajtim urgjent. Sipas Bashës, forma më e mirë ishte që sot të formoheshin grupet parlamentare, të bëhej ndarja e komisioneve parlamentare dhe në ditën pasuese të thirrej një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit të RTK-së, në mënyrë që transmetuesi publik të mos mbesë pa para.

Ai tha se më pas do të trajtohej çështja e buxheteve të tri komunave dhe në një seancë të ndarë ajo e buxhetit të shtetit për vitin 2026.

“Mirëpo, në asnjë nga këto pika nuk kam gjetur mirëkuptim. E dimë që jemi në situatë të jashtëzakonshme. Së paku kam pritur që sikur të kishte vullnet politik, kam qenë i bindur që nuk ka pasur asnjë shkelje kushtetuese e ligjore që të themelohen komisionet për RTK-në, buxhetin për komunat dhe buxhetin vjetor”, tha kreu i organit ligjvënës.

Basha e pranoi se pa votimin e Qeverisë së re të Kosovës nuk dihet se kush është në pushtet dhe opozitë dhe për rrjedhojë nuk dihet se sa komisione do t’i takonin partive.

“Po pajtohem që nuk ka pozitë e as opozitë, por po të kishte vullnet politik do të pajtoheshim për t'i ndarë këto 14 komisione parlamentare që i kemi pasur veç sa për një fazë tranzicionale për të miratuar buxhetet në fjalë. Pastaj, nëse kemi qeveri të re, kuvendit nuk ia ndalon askush të themelojë komisione të tjera parlamentare. Në hapin ku jemi ne është urgjente trajtimi i buxhetit të RTK-së, i tri komunave dhe i buxhetit të shtetit. Nuk është rrethana më e mirë, por mendoj se ka qenë forma më e mirë për të dalë nga kjo”, tha ai.

RTK-ja po përballet me probleme financiare tash e një kohë, pasi raporti vjetor i saj duhet të diskutohet nga Komisioni për buxhet i Kuvendit – që nuk është i themeluar – në mënyrë që më pas të ketë buxhet për pagat e mbi 700 punëtorëve.

Tri komunat – Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku – janë vonuar që të miratojnë buxhetin për vitin 2025, që do të duhej të miratohej deri më 30 shtator të vitit paraprak.

Basha paralajmëroi se këto komuna do të përballen me krizë financiare.

Ndërkaq, Ligji për buxhetin vjetor duhet të miratohet deri më 30 tetor dhe ekspertët kanë paralajmëruar se në fillimvit shteti mund të përballet me kolaps financiar për shkak të mosmiratimit të një buxheti të ri.

“Siç e dini, me zgjedhjet që na presin, me situatat që nuk parashikohen mund të mbesin edhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë pa paga”, tha Basha.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha pas mbledhjes së kryesisë se po tentohet të “simulohet demokracia duke shkelur Kushtetutën”.

Ajo tha se nuk mund të themelohen komisionet e reja parlamentare, pasi që nuk dihet se kush është në pushtet e kush në opozitë.

“Nuk do të lejojmë që me vetëdije të shkelet Kushtetuta”, tha ajo.

Duke folur për buxhetin, ajo tha se Ligji është i qartë, pra Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të paraqesë para kuvendit një buxhet të ri.

“A e kuptoni në çfarë situate jemi? Nuk kemi qeveri. Ligji është shumë i qartë. Po më befason ndjenja e urgjencës që ka LVV-ja t'i trajtojë këto çështje pranë zgjedhjeve të reja”, tha Çitaku.

Çitaku shtoi se shpreson që gjatë takimit më 31 tetor të udhëheqësve partiakë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, nëse vërtetohet se askush nuk e ka shumicën, “sa më parë të shkojmë në zgjedhje të reja”.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se qasja e partive të tjera në mbledhje ishte “destruktive”.

Ajo paralajmëroi se në një situatë të tillë, pa buxhet të ri vjetor “nuk do të kemi buxhet as për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm, ta zëmë kur ne të mos biem dakord për emrin e presidentit”.

Presidentja Osmani ka mandat deri në prill të vitit të ardhshëm.

“Në vend të përplasjeve politike, unë sot pash kapriço politike, qasje politike nga nënkryetarët e tjerë të Kuvendit. Në vend se të ishim të unifikuar [pr adresimin e situatës] ne u përpoqëm maksimalisht të ishim konstruktivë. E kuptojmë që asnjëherë s'ka ndodhur [formimi i komisioneve parlamentare] pa pasur votim të Qeverisë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se partia e saj nuk përkrah idenë e një qeverie teknike për të dalë nga situata. Më 26 tetor, Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme për të formuar qeverinë e re të vendit. Presidentja Osmani, sipas ligjit, ka thirrur në konsultime udhëheqësit politikë. Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës. Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor./REL

dimal basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet