LIVE UPDATES
Politike

"Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar"/ Xhixho: Shqiptarët e kanë humbur besimin...

Xhixho nënvizoi se mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë.

30 Tetor 2025, 16:27 Nga E. D
"Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar"/
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja, Erisa Xhixho deklaroi me tone të ashpra se Reforma në Drejtësi është dështim i paralajmërua dhe thekoi se kjo ka çuar në paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit të publikut. Xhixho nënvizoi se mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë. Gjithashtu ajo kritikoi ashpër edhe procesin e vetingut, duke vënë në dukje se anëtarë të komisioneve më pas janë emëruar në poste të larta politike dhe gjyqësore, duke konfirmuar paralajmërimet e Komisionit të Venecias për rrezikun e kapjes.

"Të nderuar kolegë deputetë, në këto seanca të analizimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë,ku po akuzohemi se themi të vërteta për dështimin e madh të reformës në drejtësi, mendoj që ne duhet t'i japim qytetarëve disa përgjigje. Ka apo nuk ka probleme sistemi ynë i drejtësisë? Ka krijuar vështirësi sistemi apo jo reforma në drejtësi? Janë shkurtuar apo janë zgjatur afatet e proceseve gjyqësore? Është rritur apo është ngushtuar aksesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha, është rritur apo është përkeqësuar besimi i publikut tek drejtësia?

Në fakt ka një të vërtetë të madhe. Shqiptarët e kanë humbur besimin, sepse drejtësia nuk funksionon. Sot mbi 90% e qytetarëve nuk marrin dot shërbim në gjykata e ju më flisni për funksionimin të sistemit të drejtësisë. Kemi përpara prova të qarta se si reforma jo vetëm nuk e bëri funksionale drejtësinë, por e paralizoi atë dhe e dobësoi sistemin në tërësi. Harta e re gjyqësore ishte një dështim i paralajmëruar. Kam qenë në këtë sallë kur kam kundërshtuar me forcë atë hartë gjyqësore, e cila u kundërshtua nga Dhoma e Avokatëve, nga Komiteti i Helsinkit, por nuk u dëgjua dhe me forcën e kartonit kaluat një hartë që rrënoi përfundimisht sistemin.

Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe e bëri akoma më të vështirë për qytetarët aksesin në drejtësi, ndërkohë që rriti kostot për të gjithë qytetarët që detyrohen t'i drejtohen vetëm Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sot që flasim, 49 mijë dosje në Apel. Kjo gjykatë sot është pa infrastrukturë, është pa siguri dhe me mungesë të thellë gjyqtarësh. Nga 78 gjyqtarë që ka organika, ka efektiv vetëm 31 gjyqtarë. E rezultati i gjithë kësaj, qytetarë që udhëtojnë me kilometra e qindra kilometra për të kërkuar drejtësi dhe përballen me vonesa të pafundme, me kosto të shtuara, me sfilitje në dyert e drejtësisë.

Tronditja e sistemit nuk është statistikë, por tragjedi. Ngjarja e rëndë e aktit terrorist në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë është tregues i kolapsit të sistemit, i mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë, atje ku supozohet se duhet të jesh më i sigurt se kudo. Ky akt i paprecedent është sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe dëshmi e dështimit të sistemit. Por problemet janë edhe më thelbësore dhe me ndikim afatgjatë në jetën e mijëra qytetarëve," tha Xhixho./Dosja.al

erisa xhixho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet