LIVE UPDATES
Politike

"Deputetët e PD kanë kërkuar përballje me Ramën"/ Salianji: Berisha nuk i lejoi të merrnin pjesë, përpiqet të mbulohet nga zhurma e breshërise se vezëve

Në një postim në Facebook, ai thekson se pas kësaj strategjie fshihen 'dy pazaret' e mëdha për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të cilat po ndërmerren pa asnjë alternativë serioze opozitare.

14 Korrik 2026, 10:12 Nga D.S
"Deputetët e PD kanë kërkuar përballje me
Berisha- Salianji

TIRANË- Ervin Salianji ka ngritur akuza ndaj kreut të PD-së, Sali Berishën se po përdor bojkotin e Kuvendit si mbulesë për të fshehur marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën, duke penguar përballjen politike që kërkojnë vetë deputetët e PD.

Në një postim në Facebook, ai thekson se pas kësaj strategjie fshihen 'dy pazaret' e mëdha për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të cilat po ndërmerren pa asnjë alternativë serioze opozitare.

Sipas Salianjit, kjo sjellje dëshmon se opozita ka hequr dorë nga beteja për pushtet, duke u shndërruar në një bashkëpunëtore të qeverisë në kurriz të qytetarëve.

Postimi i plotë: 

"Reforma zgjedhore dhe reforma territoriale; Dy pazaret e mëdha të verës nga Rama-Berisha për të mbajtur në këmbë sistemin. Bojkoti i seancës plenare për shkak të frikës së vezëve është ironia më e madhe e 14 viteve të dergjes së demokratëve në opozitë.

Kundër bojkotit kanë qenë deputetët e grupit parlamentar, të cilët kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend. Megjithatë, Sali Berisha nuk i lejon të marrin pjesë, duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën. Vezët janë veç një justifikim banal dhe i ulët.

Nëse do të kishte vullnet për opozitë, deputetët do të ishin në sallë për tu përballur me qeverinë. Frika e vërtetë është nga kërkesa gjithnjë e më e fortë e qytetarëve që Sali Berisha të largohet, pasi është shndërruar në patericën politike që e mban Edi Ramën në pushtet. Nën trysnine qytetare te presionit per largim Berisha po ben marreveshjet e reja me Ramen.

Dy pazare të mëdha në kurriz të opozitës dhe të qytetarëve po bëhen ndërkohë! Pazari i parë është reforma zgjedhore. Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë propozim serioz për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nuk kërkon lista 100% të hapura, nuk kërkon sistem proporcional kombëtar dhe nuk mbron të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur drejtpërdrejt deputetët. Po braktis një nga kerkesat kryesore të protestuesve dhe po hesht edhe për propozimet e paraqitura nga Forumi për Dialog mes partive opozitare.

Pazari i dytë është reforma territoriale. Vetëm një javë para përfundimit të afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë alternativë për mënyrën se si opozita mendon se duhet të organizohet ndarja e re administrative e vendit.

Pas turit të përbashkët me Edi Ramën në çdo qendër qarku, ku kontribuoi në përqendrimin e përfaqësimit politik në pak duar, tani po ia dorëzon në heshtje edhe reformën territoriale, pa debat, pa transparencë dhe pa asnjë vizion alternativ për Shqipërinë. Berisha gjasme bojkoton Rama e kalon sipas qejfit reformen territoriale. Bojkoti i Kuvendit nuk është akt rezistence ndaj Edi Ramës; është mbulesa e radhës për pazaret që po bëhen larg syve të qytetarëve.", shkruan Salianji./Dosja.al

salianji

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar