44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Në një letër-përgjigje publike, Balla i cilëson akuzat të pavërteta dhe sfidon autorët anonimë të paraqesin prova për pretendimet e ngritura.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar publikisht ndaj një letre anonime, në të cilën ngrihen akuza për ndërhyrje të tij në çështjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe për kërkesa të pretenduara për largimin e klerikëve. Në një letër-përgjigje publike, Balla i cilëson akuzat të pavërteta dhe sfidon autorët anonimë të paraqesin prova për pretendimet e ngritura.
“Nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk kam kërkuar kurrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shkarkimin, largimin apo ndëshkimin e asnjë hoxhe, myftiu apo kleriku fetar. Ky pretendim është i pavërtetë. Nëse dispononi qoftë edhe një provë të vetme që mbështet këtë akuzë, bëjeni publike. Në të kundërt, ju ftoj ta tërhiqni atë, sepse askush nuk ka të drejtë të njollosë tjetrin me insinuata,” shprehet Balla.
Balla shprehet se nuk pranon gjuhën kërcënuese të përdorur në letrën anonime dhe thekson se politika dhe feja kanë secila vendin e tyre.
“Referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar. Politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe unë kam respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare, ashtu siç respektoj çdo besimtar të këtij vendi,” tha ai.
Në reagimin e tij, Balla ndalet edhe te parimet e fesë islame, duke argumentuar se askush nuk duhet të ngrejë akuza pa fakte.
“Besimtari nuk akuzon kurrë pa prova. Kurani i Shenjtë e dënon rëndë shpifjen dhe dëshminë e rreme, sepse ato cenojnë nderin e njeriut dhe helmojnë jetën e bashkësisë. Besimi nuk ndërtohet mbi hamendësime, por mbi të vërtetën; jo mbi aludime, por mbi fakte,” thotë Balla.
Balla kritikon edhe faktin që letra është publikuar pa autor, duke e cilësuar anonimitetin si mungesë përgjegjësie.
LETRA ANONIME:
Letër publike drejtuar deputetit Taulant Balla
I nderuar z. Taulant Balla,
Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin tim për përfshirjen tuaj në çështje që lidhen me xhamitë, hoxhallarët dhe myftinjtë, duke dërguar emra dhe kërkesa pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar për shkarkimin apo largimin e klerikëve që, sipas jush, kanë qëndrime kundër jush apo kundër interesave politike që përfaqësoni.
Edhe pse jam më i ri në moshë se ju, vij nga një familje me kontribute të hershme për këtë vend, brez pas brezi, dhe ndiej detyrimin t’ju jap një këshillë: mos i kërkoni përplasjet me klerikët fetarë dhe mos ndërhyni në çështjet e besimit. Historia ka treguar se ata që janë përballur me njerëzit e fesë dhe me besimtarët, nuk kanë gjetur qetësi as në këtë botë dhe as në atë që shumë njerëz besojnë se vjen pas saj.
E kuptoj se ju mund të keni bindje të ndryshme për jetën dhe besimin, por respekti për fenë, institucionet fetare dhe besimtarët duhet të jetë një parim i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.
Gjithashtu dua t’ju kujtoj se Shqipëria është një vend me histori, identitet dhe sakrifica të shumta. Pavarësisht marrëdhënieve apo interesave që mund të ndërtohen me shtete të tjera, ky vend nuk mund të trajtohet si pronë e askujt dhe as të shndërrohet në diçka që cenon identitetin dhe interesat e shqiptarëve.
Çdo pushtet është i përkohshëm dhe çdo njeri, pavarësisht detyrës që mban, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Drejtësia dhe e vërteta, herët apo vonë, i japin secilit atë që meriton.
Me respekt për vendin tim dhe me shqetësimin e një qytetari, PA EMËR./Dosja.al
Foto Paris, Francë- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mberritur në Paris ku pritet të marrë pjesë në Sam...
Elvis Roshi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme, dosjen e Elvi...
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Dem...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të Gjykatës A...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Ulsi Manj&e...
Tedi Blushi TIRANË- Deklarata e Blushit: “Shqipëria është sot në qendër të mediave ndërkombëtare...
Dirk Schubel KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special t&...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur sot pretencën për tre të pandehurit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema &Cced...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të forcës së tij politike p&eum...
Besmir Kola TIRANË- Besmir Kola është prezantuar si drejtori i ri i Shërbimit të Provës. Prezantimi u bë nga ministri i ...