LIVE UPDATES
Politike

Denoncimi i OMONIA-së: Deputeti socialist hapi zyrë ligjore në Himarë disa ditë para zgjedhjeve për të ndihmuar banorët për probleme me pronësinë

Po ashtu në postim, theksohet se Vullnet Sinaj dhe Jorgo Goro kanë detyruar kryepleqtë e fshatrave të zonës të vendosinin njoftime në sheshet kryesore të fshatrave për të lajmëruar banorët për zyrën e re.

16 Nëntor 2023, 20:04 Nga I.A

Denoncimi i OMONIA-së: Deputeti socialist hapi zyrë ligjore në

HIMARË- Organizata OMONIA ka bërë një denoncim ditën e sotme në lidhje me deputetin socialist Vullnet Sinaj. Me anë të një postimi në Facebook, OMONIA shkruan se deputeti socialist Vullnet Sinaj disa ditë para zgjedhjeve ka hapur zyrë ligjore në Himarë për të ndihmuar banorët për problemet me pronat. Po ashtu në postim, theksohet se Vullnet Sinaj dhe Jorgo Goro kanë detyruar kryepleqtë e fshatrave të zonës të vendosinin njoftime në sheshet kryesore të fshatrave për të lajmëruar banorët për zyrën e re.

Postimi i Plotë:

Deputeti I qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, u kujtua disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit që duhet t’i vinte në ndihmë qytetarëve të Himarës! Nëpërmjet “lajmeve reklamuese” në televizioneve, mesazheve në numrat telefonik, Sinaj and company, lajmëruan banorët e zonës që në Himarë ka mbërritur zyra e përfaqësimit ligjor, e cila do t’i ndihmonte të gjithë ata në problemet që kishin me pronësinë. Zyrë e cila “krejtësisht në mënyrë rastësore” u krijua pak ditë përpara zgjedhjeve.

Vullnet Sinaj dhe Jorgo Goro, duke detyruar kryepleqtë e fshatrave të zonës, vendosën dhe njoftime në sheshet kryesore të fshatrave, me anën e së cilave, lajmëruan banorët për zyrën e re në ndihmë të tyre. Sinaj, Goro, dhe anëtarë partie të cilët ishin zgjedhur në rolin e kryeplakut të një fshati që zbatuan këtë urdhër, shkelën edhe ligjin, duke mos patur frikë nga ndëshkimi. Ligjet në fuqi të kushtetutës së Shqipërisë thonë qartë se “duhet ndalur të gjitha nismat, disa ditë përpara zgjedhjeve në vend, që mund të kenë ndikim në rezultatin zgjedhor”. Si në rastin e fshatit Kudhës, ku kryeplaku I këtij fshati, vendosi njoftime për zyrën e z.Sinaj në të gjithë fshatin teksa guxoi të shkonte madje edhe më tej, duke I bërë presion banorëve, për ta vizituar atë, duke i treguar se përfaqësimi ligjor në brendësi të bashkisë Himarë do t’i ndihmonte ata të përfitonin pronat që vetë bashkia dhe miqtë e saj, j’ua morrën me dokumentacione të falsifikuara !

Sinaj dhe Goro, sëbashku edhe me drejtuesin politik Klosi, guxuan që këtë investim të cilin ata e quajtën të rëndëshëm ta shpalosnin me krenari edhe përpara banorëve të fshatrave, madje të organizonin takime enkas për këtë qëllim, duke premtuar përfaqësim ligjor për çështjet e pronësisë dhe deri tek zgjidhja e problemit.
Pyetja qëndon se a funksionon zyra e ndihmës ligjore e z.Sinaj në Himarë sot ? Sipas informacioneve që kemi zyra prej disa kohësh tashmë qëndron e mbyllur. Dyert e saj u mbyllën disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Himarë. Mesa duket miku I tij Jorgo Goro, humbësi I Himarës, e ka mërzitur Vullnet Sinën me rezultatin në zgjedhje, aq sa ta detyrojë këtë të fundit të harrojë edhe premtimin e dhënë përpara banorëve. Pyetja qëndron, a ka shkeluar z.Sinaj ligjin duke krijuar një nisëm ligjore gjasme në mbështetje të qytetarëve por që si qëllim të saj ka patur mbledhjen e votave për partinë ?

A duhet deputeti I qarkut të Vlorës të hetohet për këtë vepër penale dhe mashtrim që ka bërë kundrejt qytetarëve ? Nga ana tjetër! Realiteti sot, tregon se zyra e përfaqësimit ligjor, në ndihmë gjasme të qytetarëve, ishte një tjetër gënjeshtër e radhës e deputetit Vullnet Sinaj, I cili e viziton edhe ai Himarën vetëm kur ka fushatë elektorale pasi në ditë të zakonshme nuk kujtohet. Zyra elektorale, e emërtuar si përfaqësimi ligjor I qytetarëve, ishte një tjetër mashtrim për të përfituar vota në Himarë I Jorgo Goros, Blendi Klosit dhe Partisë Socialiste. Qytetarët himarjotë, të lodhur nga mashtrime të tilla, të cilat krijohen në kohë fushate dhe përfundojnë po aty, e refuzuan këtë realitet me votë. Rezultati I Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, tregon qartë se ata zgjodhën të largoheshin nga pushtetarët si Sinaj, Goro dhe Klosi që aktrojnë se do t’i ndihmojnë vetëm për të shtuar numrin e votave personale ose të partisë që përfaqësojnë!

vullnet sinaj omonia jorgo goro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet