LIVE UPDATES
Politike

"Do ta kthej në gjyq publik ndaj Edi Ramës"/ Berisha: Do flas vetë me fakte, 53 mijë vendime i kthyen tokat pronarëve

Berisha ka bërë me dije sot se sipas tij gjatë qeverisjes 2006-2012, janë publikuar 53 mijë vendime për kompesimin dhe kthimin e pronave.

16 Nëntor 2023, 12:52 Nga h.k
"Do ta kthej në gjyq publik ndaj Edi Ramës"/ Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme ka vijuar të reagoj në lidhje me çështjen Partizani, duke e theksuar “se gjyqin publik të Edi Ramës do ta vazhdojë përmes faktve dhe vendimeve që do të publikojë”.

Berisha ka bërë me dije sot se sipas tij gjatë qeverisjes 2006-2012, janë publikuar 53 mijë vendime për kompesimin dhe kthimin e pronave.

Sipas këtij fakti thotë Berisha, vërtetohet se nuk mund të ketë favorizuar dhënrin e tij,  i cili sipas tij, po mbahet s ii burgosur politik. Në 6 vite janë kthyer miliona m2 tokë tha Berisha, sipas programit të Partisë Demokratike.  

Berisha: Shumë ditë më parë, unë premtova se procesin e shëmtuar politik të Edi Ramës, unë do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit, që në historinë e Shqipërisë, paraqitet njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës. Gjyqin publik të Edi Ramës, nuk kam ndërmend ta bazoj në epitete, se Lana do mbushej me to në qoftë se do hyjmë në atë fushë. Kam ndërmend ta bazoj vetëm në fakte të pakundërshtueshme, në ligje dhe vendime, që japin përgjigjen më shterruese, aktit të shëmtuar politik të Edi Ramës dhe larove të tij, Kraja, Millonai, Gjoka. Në dacibaon e tyre politike, Edi Rama me larot e tij, turpi i drejtësisë në Shqipëri dhe botë, aludojnë dhe pretendojnë se Sali Berisha, reformën programatike në sistemin e pronësisë, një reformë fondamentale për programin e PD, ligjet dhe vendimet për kët reformë, i ndërmori për të favorizuar dhëndrin e tij, që ai të mund të marrë 140 metra tokë, të trashëguar sipas të gjithë dokumentave zyrtare nga familjarët e tij, gjyshja e tij konkretisht, dhe mbi këtë bazë ndërtojnë akuzat e turpshme të favorizimit të dhëndrit dhe pasurimit të paligjshëm të tij dhe më pas të Sali Berishës.
Në krye të radhës, dua të deklaroj se ndërhyrja në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave, siç do faktohet me të dhëna të pakundërshtueshme, kishte dy qëllime madhore.Së pari, të mbronte interesin publik. Askush nuk mund të zhvaste apo të stërzhvaste pasuri publike. Së dyti, askujt nuk mund t’i mohohej prona që u takonte dhe gjithsecilit duhet t’i njihej dhe rikthehej apo kompensohej prona e tij. Në përputhje me këto qëllime, u bënë edhe ndryshime institucionale. Në vend të një komisioni që ecte çalë-zvarrë, u krijua me standardin modern, agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kjo agjenci, me një punë të admirueshme, sipas dosjeve, arriti me 53.775 vendime nga viti 2006 deri në vitin 2012, t’ju rikthejë shqiptarëve 1 miliardë e 16 milionë metër katrorë. Përveç kësaj, t’ua kompensojë me tokë apo me para edhe 561 milionë e 400 mijë metër katrorë. Pra, kjo agjenci, në 6 vite, me 53.775 vendime, u riktheu apo kompensoi pronarët shqiptarë me 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë. Nga të cilat, armiku i popullit, Jamarbër Malltezi, në përputhje me të gjithë dokumentet zyrtare, ka marrë 140 metra katrorë. A ka mendje njerëzore, përveç Edi Ramës, që mund të imagjinojë se shqiptarëve iu rikthyen në përputhje me ligjet, 1.577.400.000 metër katrorë? Cili do ishte ai që mund të imagjinonte se ligjet, se vendimet për rikthimin e 1.577.400.000 metër katror, kishin për qëllim favorizimin e njërit prej qindra e mijëra pronarëve, që kishte gjithsej në këtë shumë 140 metër katrorë trashëgimi familjare. Ky është Edi Rama.

sali berisha arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet