Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai gjithashtu shkruan në postimin e tij se më datën 13, dhe veçanërisht më datën 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetarë të Shkodrës iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 35 vjetorin e demonstratave të fuqishme të datave 13-14 janar 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist Josif Stalin. Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se 35 vite më parë, grupet antikomuniste, qytetarët dhe studentët e Universitetit Shkodrës inauguruan vitin e ri në Shqipëri, vitin e mrekullisë për shqiptarët me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste.
Ai gjithashtu shkruan në postimin e tij se më datën 13, dhe veçanërisht më datën 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetarë të Shkodrës iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste. Po ashtu Berisha thotë se regjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës demonstratën e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj. Berisha theksoi se kjo ngjarje historike e hapi siparin e një serie ngjarjesh të mëdha të atij viti që do kurorëzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990.
Postimi i Plotë:
Si sot 35 vite më parë, grupet antikomuniste, qytetarët dhe studentët e Universitetit Shkodrës inauguruan vitin e ri në Shqipëri, vitin e mrekullisë për shqiptarët me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste, demonstratat e fuqishme të datave 13-14 janar 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist Josif Stalin.
Më datën 13, dhe veçanërisht më datën 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetarë të Shkodrës iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste, mbushën rrugë e sheshe dhe dolën në një demonstratë të fuqishme për të çliruar qytetin e tyre nga kulti i njërit prej diktatorëve më gjakatarë të kohërave, Josif Stalin, dhe hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.
Regjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës demonstratën e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj: Dedë Kasneci, Rin Monajka, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi, Ndoc Liqëjza, vëllezërit Haxhi, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali, Hana Kraja, etj.
Por jehona e demonstratës së fuqishme antikomuniste e Shkodrës, qytetarëve të saj, ushtoi fuqishëm në të katër anët e vendit, por dhe në mbarë botën. Kjo ngjarje historike e hapi siparin e një serie ngjarjesh të mëdha të atij viti që do kurorëzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990.
Sot, në këtë 35-vjetor, le të shprehim ne, të dashur miq, nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për qytetarët pjesëmarrës dhe organizatorët e demonstratës së 14 janarit 1990 të Shkodrës, Rozafës së Lirisë. Rroftë Shkodra!

Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka diskutuar sot pezullimin e çështjes “Xibraka” ...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar sot pezullimin e çështjes ...
Foto ilustruese TIRANA- Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr në pah se Lidhur me zgjedhjet e ardhshm...
Foto ilustruese TIRANA- Nga Anketa e Institutit Republikan doli po ashtu që më pak se gjysma e të anketuarve (49%) janë të k&...
Kuvendi TIRANA- Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsioni...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët b...