Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Politike
Demokrati nuk përmbahet, i thotë 'mirëupafshim' ëndrrës amerikanë për Berishën: Se dua hiç!
Demokrati mori fjalën duke propozuar një nismë të re, të gjithë mbështetësit e Berishës të shpallen edhe ata “non grata” nga Amerika.
13 Maj 2022, 18:44Nga DOSJA
Demokrati dhe Sali Berisha
ELBASAN- Një demokrat i flaktë është gati që t’i thotë “mirëupafshim” ëndrrës së tij amerikane për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sot, nga “Skampa” e Elbasanit, demokrati mori fjalën duke propozuar një nismë të re, të gjithë mbështetësit e Berishës të shpallen edhe ata “non grata” nga Amerika. Kjo, sipas tij për të treguar se janë mbështetës të palëkundur të ish-kryeministrit.
PJESË NGA BISEDA:
Demokrati: Unë jam Berishjan. Le të nisim një peticion të shpallemi të gjithë "non grata" meqë të kemi ty. Me këtë që i ka bërë Amerika e ka bërë superstar me grada. Jeni gjeneral. Prioritet t'i jepni rinisë. Shiko sa bukur je mes të rinjve o doktor. Je rinuar edhe vetë. Ne të firmosin që të jemi "non grata". E firmos unë i pari. S'kam nevojë! S'du të shkoj fare në Amerike. Nuk e kanë të vështirë të të fusin në burg, por nuk kanë prova o doktor.
Berisha: Faleminderit shumë. Ju ftoj të votoni më datë 22 për këdo.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij, gjithashtu ka nisur dhe një çështje ligjore në Francë.