Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Politike
VD-Incident në mitingun e Berishës në Elbasan, ish-kryeministri: Lëre të vijë. Truproja: Është pijshëm!
Sapo Berisha nisi të mbante fjalën e tij, personi, i cili u identifikuar vetë para ish-kryeministrit, ndërhyri në fjalën e këtij të fundit dhe bërtiste nga vendi.
13 Maj 2022, 17:14Nga DOSJA
ELBASAN- Një person ka shkaktuar një incident në fillim mitigun e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët në qytetin e Elbasanit, brenda teatrit "Skampa". Sapo Berisha nisi të mbante fjalën e tij, personi, i cili u identifikuar vetë para ish-kryeministrit, ndërhyri në fjalën e këtij të fundit dhe bërtiste nga vendi. Më pas, la vendin ku qëndronte dhe u ngrit në skenë, duke i shkuar pranë Berishës. Pasi kuptoi gjendjen e tij, ish-kryeministri i kërkoi truprojave të tij që ta linin të afrohej derisa të largohej vetë më pas, ndërsa nga biseda me truprojën e tij, la të kuptohet se personi që shkaktoi incident, ishte në gjendje të dehur.
PJESË NGA BISEDA MES TYRE:
Berisha: Lëre të vijë tani.
I dehuri: Doktor unë jam Besnik Kamberi
Berisha: Dakord. Lëreni se s'ka gjë.
Truproja: Është i pijshëm!
Berisha: Është e qartë ajo. Po lëre se s'ka gjë.
Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.