LIVE UPDATES
Politike

"Deklarata e Kos për ‘zgjedhje të lira’, skandali më i rëndë diplomatik"/ PD: Akt propagande i blerë, sfidon hapur raportet e OSBE/ODIHR dhe realitetin e 11 majit

PD e ka cilësuar këtë deklaratë si skandali më i rëndë diplomatik. Me anë të një deklarate, zëdhënësja e PD, Floriana Garo theksoi se ky është një akt propagande i blerë që sfidon hapur raportet e OSBE/ODIHR dhe realitetin e 11 majit.

22 Nëntor 2025, 14:18 Nga E. D

"Deklarata e Kos për ‘zgjedhje të lira’, skandali

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar, pas deklaratëssë Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. PD e ka cilësuar këtë deklaratë si skandali më i rëndë diplomatik. Me anë të një deklarate, zëdhënësja e PD, Floriana Garo theksoi se ky është një akt propagande i blerë që sfidon hapur raportet e OSBE/ODIHR dhe realitetin e 11 majit.

PD thekson në deklaratë se Kos ka shkelmuar një rregull të ligjit ndërkombëtar, i cili detyron zyrtarët e lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe të qeverive të vendeve anëtare të institucioneve të vëzhgimit që në vlerësimet e tyre për zgjedhjet e një vendi të bazohen në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve në raportet zyrtare të misioneve të besimit të mirë që ato kanë dërguar për vëzhgimin e tyre.

Deklarata e Floriana Garos:

Dje, në mbyllje të vizitës në Tiranë, zonja Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë deklaratë të zonjës Kos si absolutisht të pavërtetë, skandaloze, korruptive, si shkelje të rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për vlerësimin të zgjedhjeve.

Kjo deklaratë e zonjës Marta Kos, e frymëzuar nga motive ideologjike të ekstremit të majtë, apo dezinformimi, apo propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama, vjen në kundërshtim flagrant e të hapur me deklaratën dhe Raportin paraprak të datës 12 maj 2025 të misionit të përbashkët të vëzhguesve të OSBE/ODIHR/PACE/PE të vëzhgimit të zgjedhjeve të datës 11 majit 2025 në Shqipëri, si dhe raportet e veçanta përfundimtare të këtyre misioneve për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, paraqitur në seanca publike pranë institucioneve që vëzhguesit përfaqësonin.

Një deklaratë të tillë, nga dita e zgjedhjeve deri sot, nuk e kanë bërë asnjë nga vëzhguesit vendas të këtyre zgjedhjeve; madje, përveç Edi Ramës dhe Taulant Ballës, as dhe Belinda Balluku apo Elisa Spiropali apo ndonjë eksponent tjetër i partisë-shtet.

Me deklaratën e saj, zonja Kos ka shkelmuar një rregull të ligjit ndërkombëtar, i cili detyron zyrtarët e lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe të qeverive të vendeve anëtare të institucioneve të vëzhgimit që në vlerësimet e tyre për zgjedhjet e një vendi të bazohen në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve në raportet zyrtare të misioneve të besimit të mirë që ato kanë dërguar për vëzhgimin e tyre.

Këto misione, të gjitha pa përjashtim, në raportet e tyre deklarojnë se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në fushë të pabarabartë dhe se u shua vija ndarëse midis partisë dhe shtetit. Kjo, sepse, për të fituar zgjedhjet, qeveria, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet, përdori të gjitha burimet: financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse, ekzekutive, krimin e organizuar dhe kontrollin e mediave.

Kështu, sipas raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, për të ndikuar te zgjedhësit, qeveria:

1 — Organizoi 4530 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në periudhën kur nuk e lejonte ligji, përfshirë këtu ditën e zgjedhjeve, madje përfshirë këtu edhe angazhimin direkt të zonjës Kos në shkelje të ligjeve në fushatën e Edi Ramës dhe dhuratën e saj elektorale.
2 — Përdori zyrtarët e administratës publike si patronazhist dhe aktivistë të saj për të kontrolluar votën e qytetarëve.
3 — Për të ndikuar te zgjedhësit gjatë fushatës, ajo dhuroi nga 100 euro për 730 mijë pensionistë; fali gjobat dhe kamatëvonesat për 10 vitet e fundit, që provohet se arrijnë në 1.7 miliard euro dhe nga të cilat përfitojnë mbi 209 mijë biznese dhe familje; ajo licencoi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis; katërfishoi fondet për fermerët; firmosi me dhjetëra mijëra legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi e punësime të përkohshme; bëri mbi 500 milion euro prokurime publike elektorale; dhe se pati blerje të përhapur të votave, e në një seri qarqesh bandat kriminale u përdorën për të mbledhur vota për partinë në pushtet.

Partia Demokratike shton se zonja Marta Kos, përveç pjesëmarrjes në fushatën elektorale të mikut të saj Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me realitetin, në mënyrë të përsëritur deklaron për progres “të paprecedent” të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Në të vërtetë ky progres është imagjinar, pjellë e shëmtuar e dezinformimit apo propagandës së paguar të Edi Ramës. Analiza e pavarur e konvergjencës nga institute serioze europiane provon të kundërtën e asaj çka deklaron zonja Kos.

Partia Demokratike, lokomotivë kryesore e integrimit të vendit në BE, mbështet plotësisht këtë proces të bazuar në meritë si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve. Por ajo deklaron para qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve anëtare të BE se Shqipëria sot, përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter apo standard tjetër të procesit të integrimit europian. Ajo është aktualisht narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, eksportues i rrezikshëm i krimit të organizuar në Europë dhe më gjerë, eksportues kryesor i kanabisit; klanet shqiptare të drogës kontrollojnë tregun e kokainës në Europë.

Sipas Eurostat, nga viti 2014–2023, vetëm në zonën Shengen kanë emigruar 1.1 milion qytetarë të saj; ajo është vendi në të cilin, sipas Bankës Botërore, 41% e popullsisë jeton në varfëri ose rrezik varfërie.

Partia Demokratike, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për BE, Komisionin dhe Parlamentin Europian, për ndihmën bujare e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë nga vitet ’90 deri sot, beson se njohja e realitetit dhe jo fshehja e tij, plotësimi i kritereve dhe standardeve të BE dhe jo mashtrimi propagandistik i paguar për suksese imagjinare, është interesi më i mirë i shqiptarëve dhe qytetarëve të vendeve anëtare dhe institucioneve të BE./Dosja.al

pd  marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet