Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bardhi thekson se reagimi i Ramës, i mbështetur mbi figurën e Robert H. Jackson, s’është asgjë më shumë sesa një përpjekje e dështuar recitiviste për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike dhe ligjore që bie drejtpërdrejt mbi të dhe mbi krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku.
TIRANË- Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit citoi ish-prokurorin amerikan Robert Jacksonit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi tha se sa herë Rama citon juristë të mëdhenj, e ka zënë një hall i madh.
Bardhi thekson se reagimi i Ramës, i mbështetur mbi figurën e Robert H. Jackson, s’është asgjë më shumë sesa një përpjekje e dështuar recitiviste për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike dhe ligjore që bie drejtpërdrejt mbi të dhe mbi krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku.
Demokrati shtoi ndër të tjera se Kryeministri i Shqipërisë citon fjalimin e një prej arkitektëve të akuzës së Nurembergut për të krijuar idenë se prokuroria në Shqipëri po abuzon me pushtetin.
Postimi i Bardhit:
Sa herë Edi Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që një hall i madh e ka zënë. Sepse e vetmja “njohuri juridike” që ai zotëron realisht, është si të bëhet avokat i korrupsionit të paimagjinueshëm të qeverisjes së tij.
Reagimi i Edi Ramës, i mbështetur mbi figurën e Robert H. Jackson, s’është asgjë më shumë sesa një përpjekje e dështuar recitiviste për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike dhe ligjore që bie drejtpërdrejt mbi të dhe mbi krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku
Kryeministri i Shqipërisë citon fjalimin e një prej arkitektëve të akuzës së Nurembergut për të krijuar idenë se prokuroria në Shqipëri po abuzon me pushtetin. Por ka një problem thelbësor: Edi Rama nuk e ka luksin t’i japë askujt leksione për standardet e drejtësisë, kur mban akoma në krah të tij një politikane të pandehur nga SPAK.
Në Europë, të cilën ai gjithmonë e keqpërdor:
• një ministër që shpallet i pandehur, dorëhiqet.
• kryeministri nuk e mbron, por e shkarkon
• asnjë udhëheqës demokratik nuk bën propagandë filozofike për të relativizuar akuzat kundër qeverisë së tij.
Asnjë fjalim, i kujtdoqoftë ai, nuk e ndryshon dot këtë fakt: Në asnjë vend të Europës nuk qëndron në detyrë një i pandehur. Dhe në asnjë vend të Europës kryeministri nuk bën fushatë kundër vendimit të gjykatës.
Nëse Rama do të ishte vërtet nxënës i bindur i mësimeve të Robert Jacksonit, atëherë:
• nuk do të mbante të pandehurën Belinda Balluku zyrtarisht pjesë të qeverisë,
• nuk do përdorte gjuhën e viktimizimit kundër drejtësisë,
• nuk do të bënte avokatinë e një zv.kryeministreje të akuzuar për abuzim me tenderat.
Përpjekja për t’u fshehur pas fjalimeve nuk e ndryshon dot këtë të vërtetë, por për pjesën më të madhe të njerëzve është bë e qartë se Edi Rama nuk e ka lirinë për të bërë ndryshe. Në këtë mungesë lirie, të diktuar nga korrupsioni i përbashkët me të pandehurit e pushtetit të tij personal, Edi Rama është bërë krejt i parashikueshëm: dje bënte protesta para SPAK-ut për Erion Veliajn, sot proteston nga facebook-u me leksione filozofie mbi drejtësinë. Nga “ulërimat politike” tek “meditimet juridike”, skenari është i njëjtë — një kryeministër që bën show për të shpëtuar nga pengmarrja.
Filozofitë me juristë të shquar apo meditimet juridiko-jetësore që ka nisur të postojë, nuk e fshehin dot faktin e vetëm real: ai është peng i të pandehurës Belinda Balluku. Sepse kjo është formula e vetme që funksionon brenda sistemit korruptiv të Edi Ramës: “nëse zhytem unë, zhytesh edhe ti” Dhe diçka e fundit. Pushteti që citon Jacksonin, por mohon drejtësinë, nuk është i denjë. Edi Rama është një i korruptuar i frikësuar./Dosja.al
Belinda Balluku TIRANË- Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO, pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë. Ishi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fjalim të ish-prokurorit federal Robert H. X...
pamje nga takimi São Paulo- Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përg...
Ilir Meta TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyq...
Belinda Balluku TIRANË- Seanca në GJKKO për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj është shtyrë me dy orë. Më...
Belinda Balluku TIRANË- Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, tashmë e pezulluar nga detyra me vendim të G...
Belinda Balluku TIRANË- Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, tashmë e pezulluar nga detyra me vendim të G...
foto ilustruese TIRANË- Avoktaja e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është dhe motra e saj është paraqitur në GJKKO, ...
TIRANË- Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, janë paraqitur mëngjesin e së shtunës n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Me anë të një postim në rrjete socia...