LIVE UPDATES
Politike

DEBATET E PLOTA/ Ç'ndodhi në Kuvend me raportet për mandatin e Xhaçkës, PD: Të çohen në Kushtetuese

Por drejtuesja e seancës, zëvendës kryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se kërkesa e opozitës për debat nuk është në përputhje me rregulloren. Në seancë kalojnë për votim dy raportet e përgatitura nga dy relatorët, pro dhe kundër, tha ajo, dhe se bazuar në rregullore si dhe në traditën shumëvjeçare të veprimtarisë parlamentare, raporte të tilla mbi mandatet dhe imunitetin kalojnë pa debat në Kuvend.

17 Nëntor 2022, 20:19 Nga DOSJA
DEBATET E PLOTA/ Ç'ndodhi në Kuvend me raportet për
Kuvendi

TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi përfshiu sot për votim në seancë plenare dy raportet e Këshillit të Imunitetit mbi mocionet e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Raporti i shumicës parlamentare propozon që çështja e saj të mos dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa raporti i opozitarëve kërkon që konflikti i interesit, ku, sipas tyre, është përfshirë ministrja e jashtme Xhaçka, duhet të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Një grup deputetësh të opozitës i kanë kërkuar Kuvendit, që dy raportet pro dhe kundër zonjës Xhaçka të shqyrtohen me debat në seancë plenare. Opozita vlerëson se deputetja Olta Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, teksa bashkëshorti i saj, si investitor strategjik, po ndërton një objekt turistik, duke shfrytëzuar hapësirën publike të bregdetit përpara ndërtesës.  Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se deputetja Xhaçka e shmangu duke shtyrë disa herë ballafaqimin me pyetjet e deputetëve, madje kjo nuk ndodhi as me avokatin e saj që e përfaqësoi në një mbledhje të këshillit të mandateve.

“Nuk kërkohet thjesht një lexim i dy raporteve të njërës apo tjetrës palë, por kërkohet debat. Çështja e mandatit të një deputeti, ministres në këtë rast, si dhe çështja e konfliktit të interesit, që parlamenti dhe anëtarët e tij nuk duhet të jenë në shkelje të Kushtetutës, është një çështje publike. Publiku duhet të marrë vesh dhe të kuptojë nëse deputeti është në konflikt interesi. Por si mund ta bëjmë këtë, duke na mbyllur gojën dhe duke mos pranuar debat?”, tha zoti Alibeaj.

Por drejtuesja e seancës, zëvendës kryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se kërkesa e opozitës për debat nuk është në përputhje me rregulloren. Në seancë kalojnë për votim dy raportet e përgatitura nga dy relatorët, pro dhe kundër, tha ajo, dhe se bazuar në rregullore si dhe në traditën shumëvjeçare të veprimtarisë parlamentare, raporte të tilla mbi mandatet dhe imunitetin kalojnë pa debat në Kuvend.

“Asnjëherë në këtë parlament, edhe kur keni qenë ju në pushtet apo ne në opozitë, si kur kërkesat janë bërë për deputetë të opozitës apo të pushtetit, asnjëherë nuk ka patur debat. Ajo që është lexuar në seancë ka qenë raporti i këshillit, ose raportet e këshillit, dhe ato janë votuar. Madje rregullorja shprehet qartësisht se debat për këtë çështje nuk bëhet jo vetëm në Kuvend, por as në këshillin për rregulloren dhe mandatet”, tha zonja Felaj.

Nga këshilli parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin erdhën në Kuvendin me shumicë socialiste dy raporte pro dhe kundër, nga socialistët dhe demokratët lidhur me mocionet për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Raporti i opozitës thekson se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.

Shoqëria e bashkëshortit të ministres Xhaçka shtatorin e vitit të kaluar përfitoi statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit për një periudhë 30 vjeçare të bregut të detit pranë hotelit turistik, prej 10 mijë 500 metra katror në një truall pronë private në Himarë. Për menaxhimin e stacionit të plazhit në bregdetin përpara kompleksit, shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka ka një marrëveshje bashkëpunimi me një shoqëri me përvojë në këtë fushë. Kjo shoqëri, e cila ka po ashtu statusin e investitorit strategjik, është në pronësi të partneres së vëllait të deputetes Xhaçka. Deputetët socialistë, pritet të votojnë raportin e tyre, pro deputetes Xhaçka, por opozita ka deklaruar që edhe pas kësaj ata do ta dorëzojnë çështjen në Gjykatë Kushtetutese, për të shqyrtuar kompetencat e Kuvendit në këtë çështje.

Marrë nga VOA

seance plenare 17 nentor 2022 olta xhacka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet