LIVE UPDATES
Politike

Raportimi i VOA/ KSHH: Të rinjtë po largohen nga korrupsioni, reforma në drejtësi nuk ka dhënë rezultat

Korrupsioni dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë, tha zonja Skëndaj, janë vënë në qendër të përceptimit dhe shqetësimit të qyetetarëve.

17 Nëntor 2022, 20:17 Nga DOSJA
Raportimi i VOA/ KSHH: Të rinjtë po largohen nga korrupsioni, reforma
Drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj

TIRANË- Komitetit Shqiptar i Helsinkit, përmes nismës “Monitorimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet fuqizimit të mbrojtësve lokalë” po synon monitorimin më të mirë të problematikave në rritje mbi situatën social-ekonomike dhe politike, krijuar së fundmi në Shqipëri. Në takimin e organizuar në Shkodër, drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha se po punohet për aktivizimin e një numri më të madh të mbrojtësve lokalë për të monitoruar problematikat dhe për të mbajtur institucione vendore dhe qendrore transparente dhe të ndërgjegjshme. Korrupsioni dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë, tha zonja Skëndaj, janë vënë në qendër të përceptimit dhe shqetësimit të qyetetarëve.

“Korrupsioni vijon të mbetet shqetësues. Pra, nëse ne me Reformën në Drejtësi mendonim se do të çrrënjosnim korrupsionin nga sektori publik dhe privat, perceptimet vijojnë të jenë ende të larta edhe nga takimet që ne kemi me qytetarët, por edhe me të rinjtë, ku, një pjesë, arsyet e largimit të tyre lidhen me mungesën e meritokracisë, korrupsionin, me faktin që nuk kanë mundësi të mjaftueshme dhe të përshtatshme për ta. Pra, vijojmë të jemi në termat e shqetësimit të niveleve të korrupsionit”, tha zonja Skëndaj.

Duke qenë një nga shqetësimet kryesore të shoqërisë shqiptare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vlerësuar si të rëndësishëm monitorimin e rasteve të korrupsionit, të hetuara nga organet e drejtësisë.

“Kemi filluar një nismë për të monitoruar organet e sistemit të drejtësisë penale përsa i takon hetimit dhe ndëshkimit të rasteve korruptive. Sepse, tashmë po bëhen rreth 7 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi dhe duhet të kalojmë në rezultate më të matshme, më të ndjeshme, ku qytetarët raportojnë, sinjalizojnë korrupsionin, por, nga ana tjetër, organet e drejtësisë duhet të përgjigjen me më shumë efiçencë dhe përgjegjshmëri për hetimin dhe ndëshkimin e këtyre rasteve”, thotë drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Me një përvojë 32 vjeçare, që në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit po monitoron edhe ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku vëren se ende nuk ka rezultate të prekshme që të ndikojnë në jetën e qytetarëve.

“Jemi ende në fazën ku nuk kemi ato rezultatet e matshme dhe impaktuese për qytetarët. Qytetarët duan drejtësi pa vonesa, drejtësi me cilësi, ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh tashmë të hequr nga sistemi, ose të larguar nga sistemi i drejtësisë. Kjo do të thotë se çështjet e shtetasve vijojnë të presin në dyert e gjykatave.”

Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha se mbetet një proces për t’u monitoruar efekti që pritet të sjellë për qytetarët zbatimi i hartës së re të gjyqësorit që, sipas saj, zvoglon në mënyrë drastike numrin e gjykatave. Por mbetet të shihet se sa do të ndikojë ajo në shtimin e qasjes që qytetarët kanë në sistemin e drejtësisë.

Marrë nga VOA

erida skëndaj zeri i amerikes komisioni shqiptar i helsinkit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet