9 Qershor 2025, 16:48
Nga r.ll
konferenca
TIRANË- Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka kërkuar që seanca parlamentare e datës 12 qershorit të shtyhet, për shkak se kryeparpamentarja Elisa Spiropali atë ditë nuk do jetë në Shqipëri, por në Ukrainë. Kjo kërkesë ka hasur kundërshtime të ashpra nga ana e opozitës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën plenare të së enjtes për në datën 16 qershor. Duke iu drejtuar Spiropalit, ai u shpreh se Kuvendi nuk është pronë e socialistëve.
"Ti rruga e mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12, për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj, siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit.", tha Bardhi.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku po ashtu iu drejtua Spiropalit për një deklaratë që sipas saj kishte bërë pak ditë më parë lidhur me çështjet e integrimit. Tabaku tha se gjuha e përdorur nga kryetarja e Kuvendit ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit, dhe sipas saj kjo nuk ishte gjuha që kërkon integrimi.
"Do doja të ngrija një shqetësim për një deklaratë tënden të para disa ditëve për çështjet e integrimit. Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon integrimi. Më vjen keq të them, por që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit, kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit por edhe në Komisionin e Posaçëm, e më pas në procesin elektoral. Nuk i keni kryer detyrat. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në gjitha raportet dhe detyrat, që kërkohen për procesin e integrimit. E ky kriter u shkel në zgjedhjet e fundit.", u shpreh Tabaku.
gazment bardhi elisa spiropali konferenca e kryetareve
Politike
9 Qershor 2025, 15:34
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës ...
Politike
9 Qershor 2025, 15:26
N.F
Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...
Politike
9 Qershor 2025, 14:40
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta l...
Politike
9 Qershor 2025, 14:32
E. D
Donika Gervalla
KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se institucionet e Kosovës po punojnë për lir...
Politike
9 Qershor 2025, 14:22
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mëso...
Politike
9 Qershor 2025, 14:05
M.B
Belinda Balluku
LLOGARA- Zëvendëskryeministrja dhe një herësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Politike
9 Qershor 2025, 13:58
I.A
Elvis Roshi
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e...
Politike
9 Qershor 2025, 13:50
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para n...
Politike
9 Qershor 2025, 13:45
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp foli edhe për “d...
Politike
9 Qershor 2025, 13:36
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se misioni i tij hist...