9 Qershor 2025, 14:05
Nga M.B
Belinda Balluku
LLOGARA- Zëvendëskryeministrja dhe një herësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të hënë qendrën e monitorimit në tunelin e Llogarasë. Balluku tha se çdo gjë është e monituar nga Policia Rrugore, për të shmangur shkeljet e Kodit Rrugor.
Më tej ajo sqaroi se çdo gjë është e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Çdokush që kryen shkelje, do të gjobitet, masë administrative kjo e cila vjen online, si dhe mund të ketë e penalizime tek leja e drejtimit. Balluku u ndal edhe tek kushtet e punës në qendrën e monitorimit.
“Këtu fillon gjithçka, e dua të bëj disa njoftime. Nga ana tjetër, duhet të them që është shumë e rëndësishme, që gjithë drejtuesit e automjeteve të kuptojnë që janë të monitoruar. Javën e fundit që kemi nisur operimet, e një herë nga e para, kemi pasur raste të thyerjes së Kodit Rrugor, që duhet evidentuar në tunelin e Llogarasë. Në tunele nuk ka parakalime. Sinjalistika është e plotë dhe duhet respektuar.
Do ju tregojmë kamerat, sepse duhet të dini që gjithçka është e regjistruar. Duke qenë e regjistruar, Policia Rrugore ka çdo file nga çdo minutë i operimit të tunelit. Detyrimisht, të gjithë ata që kanë shkelur limitin e shpejtësisë, të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e sigurisë rrugore, duhet të dinë që do përballen me Policinë Rrugore, e cila padyshim do të marrë masat e duhura. Nëse nuk ju kanë ndaluar, nuk do të thotë se nuk do të vijë një gjobë apo një penalizmi për sa i përket lejes së drejtimit.
Ambientet e punës janë shumë të rëndësishme, aty ku po zhvillohen të gjitha proceset tona. Është shumë e rëndësishme për ne, që djemtë e vajzat që punojnë nëpër Shqipëri, në të gjitha këto qendra inovative mbi të gjitha, të jenë komodë. Të kenë kushtet sipas kritereve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar më pas ne rendimentin e lartë në punë”, tha Balluku.
Tuneli i Llogarasë u hap në korrik të vitit të kaluar, për të mundësuar kalimit të makinave më me lehtësi për sezonin turistik.
belinda balluku
Politike
9 Qershor 2025, 13:58
I.A
Elvis Roshi
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e...
Politike
9 Qershor 2025, 13:50
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para n...
Politike
9 Qershor 2025, 13:45
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp foli edhe për “d...
Politike
9 Qershor 2025, 13:36
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se misioni i tij hist...
Politike
9 Qershor 2025, 13:28
M.B
Anëtarët e KAS
TIRANA- Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 maj...
Politike
9 Qershor 2025, 13:26
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët u shpreh se Shqipëria &...
Politike
9 Qershor 2025, 13:24
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët e ka cilësuar Kreun e S...
Politike
9 Qershor 2025, 13:22
E. D
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë p&e...
Politike
9 Qershor 2025, 13:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë se farsa zgjedhore e 11 majit nuk do të njihet kurr&...
Politike
9 Qershor 2025, 13:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar publikisht përmes një videoje të re një rast të...